Pasi u zgjodh anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, reperi i njohur Stresi ka shkuar në zyrën e Sali Berishës për ta uruar mbi heqjen e non gratës nga SHBA.
Ka qenë vetë këngëtari që ka bërë lajmin e ditur përmes një videoje të postuar në rrjetin social Facebook, ndërsa e shoqëron me tekstin e këngës “Mos u dorëzo se merr fund, bëhu i fortë dhe thuaj që ‘asnjëherë nuk u ndala’.















