Turneu më prestigjioz dhe më i vjetër i tenisit, Wimbeldon, u fitua për meshkuj nga Novak Djokovic, ndërsa për femra nga Angelique Kerber, duke mposhtur në finale Kevin Anderson e Serena Williams.
Pas përfundimit të turneut, dy kampionët respektuan traditën e këtij kompeticioni gjatë ceremonisë së mbylljes së tij, duke vallëzuar bashkë.
Çifti Kerber-Djokivic nuk zhgënjyen aspak teksa argëtuan të pranishmit me vallëzimin e tyre nën notat e këngës “Be Mine”.