Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kultura

Pas Zenelajt, Kozeta Kurti sulmon Erion Isain: Si u bëre drejtor?!

8 vjet ago
in Kultura, Të Gjitha
Pas Zenelajt, Kozeta Kurti sulmon Erion Isain: Si u bëre drejtor?!

Vijojnë të jenë të nxehta debatet mes rradhëve të artistëve dhe aktorëve të Teatrit Kombëtar, lidhur me fatin që do të ketë godina e një prej vlerave kulturore të kryeqytetit.

Në shumicë dërrmuese artistët kërkojnë që Teatri të bëhet i ri, duke rindërtuar godinën ekzistuese. Pra duan garanci që vendin e godinës së sotme mos ta zërë një kullë.

Pas sherrit në distancë, me statuse në rrjetet sociale mes Gentian Zenelajt, dhe drejtorit të Teatrit të Kukullave të shpallur së fundi Erion Isai, ka ndërhyrë dhe gazetarja Kozeta Kurti.

Në një replikë me Isain ajo shtron pyetjen sesi ai arriti që të zgjidhej drejtor, duke thënë se nuk ka pasur asnjë me kë të krahasohej.

Kurti shton më tej se dhe vetë ajo është për ndërtimin e një teatri të ri, po në ndryshim nga Isai ajo kërkon një transparencë sa më maksimale në marrjen e vendimit.

Në këtë moment Kurti përmend dhe premtimin që u bë dikur se 17 Nëntori do të kthehej në kinemanë më të rëndësishme të qytetit, një premtim ky që nuk është mbajtur, tashmë prej disa vitesh.

Reagimi i plotë i Kurtit:

Lexova shkrimin e Erion Isait (eshte aktor dhe mik me ne, por meqe une kam vendosur te jetoj me te vertetat e mia, po ta bej nje pyetje)

Si u bere drejtor i Teatrit Kombetar te Kukullave Erion? Te thirren vete? Te thane: je me i miri? Me i miri nder cilet, krahasuar me ke, mbi c’baza, mbi c’kritere, mbi cilin kontribut? Mbase je menaxher i mire? Edhe une jam! Te thaj, po nuk erdhi askush te me bente seranate poshte ballkonit e te me thoshte: zgjohu nga gjumi se sot te ka ndrit’ ylli per drejtoreshe.

E kam fjalen, ti Erion, nuk je ne pozitat per me fol’, se vete pozicioni te ngarkon me konflikt interesi.

Po e perseris edhe nje koment timin te botuar ca kohe me pare.

Po ashtu si ty, edhe une jam per nje teater te ri, por dua te di a do jete qender biznesi me teater brenda apo teater me mjedise sherbimi perqark.

E kane “pronesuar” kete ceshtjen e Teatrit aktoret dhe mua me kane acaruar, sepse Teatri a prona publike eshte imja, po aq sa e tyrja (s’jane qenie superiore ata) dhe nese per to ka zera qe jane duke mbeshtetur edhe interesa personale, po qytetaret cfare po mbeshtesin Erion?

Kam takuar shume qe thone se e duan Teatrin e ri, por askush nuk u ve faj atyre qe e paragjykojne vendimarrjen, e cila ne keto 28 vjet u tha se te ish “17 nentori” do behej kinema e madhe publike. Dhe u be, me date 3 dhe me date 8!

Politika u tha edhe se u derdhen nja 2 milion euro per te restauruar nje pjese te mjediseve te Piramides per t’u bere salle teatri dhe sigurisht ajo u ndertua me date 3 dhe u inagurua me date 8.

Dhe kur flitet per politike dhe vendimarrje, nuk ka me “keta dhe ata”, por struktura qe vendosin per ne.

Ti dhe shume te tjere mund te thoni: pse paragjykoni pa ditur se c’do te ndodhe? Dhe te drejte keni! Keshtu u tha edhe per Amfiteatrin, por ama te gjithe e pranojme qe eshte shnderruar ne frymemarrje e motiv per te marre iniciativa.

Puna eshte se raporti midis genjeshtres dhe te vertetes ne kete vend, anon aq shume nga ajo e para, sa askush nuk ka te drejte t’i gjykoje njerezit pse nuk kane besim! Askush!

Ka vetem nje zgjidhje per kete pune!

Transparence dhe garanci!

Nese ndodh, ta gezojme Teatrin e ri!

Por jo ta ndertojme me date 3 dhe ta inagurojme me date 8!

Tags: bërëdrejtorErion IsainKozeta KurtipassulmonZenelajt

TË LIDHURA

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës
Kultura

Nga Korça në Francë, 45 thesare të artit shqiptar ekspozohen në zemër të Europës

09:33 | 09/02/2026
Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan
Aktualitet

Takimi historik me Papa Leonin XIV, Rama ndan çaste të veçanta nga vizita e tij në Vatikan

09:41 | 06/02/2026
“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë
Aktualitet

“Ndriço mendjet tona”,Rama ka një lutje për popullin e tij nga bazilika e Zojës së Këshillit të Mirë

09:14 | 05/02/2026
Next Post
(Video) Akrobati rrëzohet nga 10 metra lartësi, tmerrohet turma

(Video) Akrobati rrëzohet nga 10 metra lartësi, tmerrohet turma

Rudina Xhunga do rikthehet në ‘Top Channel’?

Rudina Xhunga do rikthehet në ‘Top Channel’?

Kolumbi-Japoni, vjen goli i tretë (Video)

Kolumbi-Japoni, vjen goli i tretë (Video)







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë
Politikë

ANSA: Opozita kërkon dorëheqjen e kryeministrit, molotovë drejt selisë së qeverisë

by mirseda
22:41 | 10/02/2026
0

Kokteje molotovi ranë si shi mbrëmjen e sotme në Tiranë mbi selinë qeveritare të kryeministrit socialist Edi...

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

Lëkundje tërmeti në Shqipëri, ja ku ishte epiqendra

22:26 | 10/02/2026
Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

Nallbati te Trauma, Berisha mbërrin në spital: Goditje me urdhër politik! Policët u sollën si bisha

21:38 | 10/02/2026
Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

Meta për protestën: “Mirënjohje për ata që dridhën Narkoregjimin e kalbur.”

21:11 | 10/02/2026
Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

Berisha pas shpërndarjes së protestës: “Vetëpërmbajtja e qytetarëve nuk është dobësi.”

20:51 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com