Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Pas takimit me Dumanin, Ann Fransen takohet edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

2 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda është takuar me Kryeprokuroren e Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, Ann Fransen

Takimi ndërmjet Prodës dhe Ann Fransen, është realizuar për të çuar më tej bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, me strukturat hetimore në Mbretërinë e Belgjikës, me qëllime:

-hetimin dhe goditjen e grupeve kriminale;

-konstatimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike;

-gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve të krimit.

Në takimin ku morën pjesë dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit, si dhe magjistratë të Mbretërisë së Belgjikës, titullarët u dakordësuan për vënien të dispozicion të skuadrave të përbashkëta hetimore, të ekspertëve më të mirë, të cilët do të shkëmbejnë informacione dhe eksperienca, do të kryejnë hetime dhe do të aplikojnë metodat më të mira operacionale dhe policore, me qëllim goditjen e krimit të organizuar. Gjithashtu, gjatë takimit ata vlerësuan punën profesionale të oficerës së kontaktit në Shqipëri, Eva Mielnicki.

Proda i propozoi kryeprokurores Fransen, nënshkrimin e një marrëveshjeje bashkëpunimi në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar, si dhe kërkoi që për çdo shtetas shqiptar të dënuar në Belgjikë, të bashkëpunohet me Policinë e Shtetit, në mënyrë që të nisë hetimi pasuror. Gjithashtu, Drejtori e garantoi kryeprokuroren, se partnerët belgë do të gjejnë te Policia e Shtetit, gatishmëri, vullnet, angazhim, përkushtim, profesionalizëm dhe besueshmëri në cdo iniciativë që do të ndërmerret për të luftuar krimin e organizuar.

Kryeprokurorja Fransen uroi Drejtorin e Përgjithshëm, për detyrën dhe u shpreh se gjatë punës së saj, Policinë shqiptare e ka konsideruar partnere parësore. Gjithashtu, shprehu përgëzime për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm, të konkretizuar me operacione të përbashkëta dhe me ekzekutimin e menjëhershëm të letërporosive të agjencive ligjzbatuese belge. Gjithashtu, kryeprokurorja shprehu gatishmërinë për të çuar më tej këtë bashkëpunim, për përmbushjen e misionit madhor, sigurinë e qytetarëve të të dyja vendeve.

TË LIDHURA

Aktualitet

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026
Aktualitet

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Aktualitet

Vlorë/ Nesër kufizohet furnizimi me ujë për shkak të ndërhyrjeve në rrjet

22:41 | 13/10/2026
Next Post

Elon Musk, fituesi i dytë i zgjedhjeve pas Trumpit

Plagosi me thikë Manderina Çelën, zbardhet dëshmia e 41-vjeçarit: E godita në gjaknxehtësi e sipër

Po qarkullonte me shpejtësi, përmbyset makina në Elbasan







JU REKOMANDOJMË

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026




TË FUNDIT

Showbizz

Çfarë po ndodh mes dy këngëtarëve? Bebe Rexha dhe Ledri Vula “kapen mat”, dorë për dore në SHBA

by mirseda
23:01 | 13/10/2026
0

Këngëtarja me famë ndërkombëtare Bebe Rexha dhe reperi shqiptar Ledri Vula janë bërë pjesë e vëmendjes në...

Netflix siguron të drejtat e Botërorit 2030, do të transmetojë 104 ndeshje

22:59 | 13/10/2026

Pas kërkesës nga Shtëpia e Bardhë, jep dorëheqjen Guilfoyle

22:57 | 13/10/2026

Rreth 9 orë protestë në Tiranë, përplasje me policinë dhe mbi 40 të shoqëruar

22:56 | 13/10/2026

Mbi 8 orë përplasje dhe dhjetëra të shoqëruar, thirret sërish protestë nesër në orën 14:00

22:50 | 13/10/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com