Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

7 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
“Pas Tahirit do të rrëzohen edhe të tjerë nga dy krahët e politikës”

Menjëherë pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandati i deputetit filluan dhe aludimet e para së çfarë do të ndodhë pas kësaj lëvizjeje politike.

“Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare. Madje duhen pritur dhe qëndrime nga Uashingtoni dhe nga Berlini; kurse po sot menjëherë pas dorëheqjes së Tahiri, deputeti i Parlamentit Gjerman, Hahn, anuloi vizitën në Tiranë,” deklaroi avokati i njohur Spartak Ngjela.

Avokati deklaroi se dorëheqja e sotme e Saimir Tahirit ka tepër gjasë që ta shpejtojë gjendjen anti-korrupsion për të shkuar realisht drejt shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës

Jezu Krishti iu tha priftërinjve të tempullit të Jeruzalemit se “ju e keni kthyer shtëpinë e zotit në një çedhe hajdutësh”.
Ja, edhe këtu në Shqipëri, ka mbi njëzet vjet që këta të korruptuar kryeministra e kanë kthyer shtetin shqiptar në një çerdhe hajdutësh?
Po a do të ndëshkohen të gjithë të korruptuarit?
Pa asnjë lloj diskutimi që do të ndëshkohen të gjithë.
Dorëheqja e sotme e Saimir Tahiri duke dorëzuar mandatin e deputetit, dhe pranimi i përballjes së tij pa asnjë pengesë imunitare me akuzën, ka tepër gjasë që ta shpejtojë gjendjen anti-korrupsion për të shkuar realisht drejt shkallmimit nominal të korrupsionit të lartë shtetëror.
Do të ketë tronditje në të dy krahët e politikës shqiptare. Madje duhen pritur dhe qëndrime nga Uashingtoni dhe nga Berlini; kurse po sot menjëherë pas dorëheqjes së Tahiri, deputeti i Parlamentit Gjerman, Hahn, anulloi vizitën në Tiranë.
Po Rama, po Berisha, po Meta?

l.
Shqipëria sot është një shtet i korruptuar dhe i pamoralshëm. Po kur ka filluar kjo histori, dhe a kanë pasur ndonjëherë shqiptarët një shtet të drejtë? Jo, asnjëherë nuk kanë pasur shqiptarët një shtet të drejtë, sepse shqiptarët janë sunduar nga qeveritë e tyre në një mënyrë banditeske.

Historia politike e çdo shteti është historia e gjatë e pushtetit politik. Kjo fillon që nga koha e formimit të shtetit modern. 
Po të qëndrojmë pak e ta shohim me vëmendje historinë politike të Shqipërisë, do gjejmë një shëmtim të gjatë që ka shpërfillur edhe interesin kombëtar, por edhe dinjitetin e shqiptarëve. Gjithçka është bërë për vete, por nën garancinë e të huajve që kanë dhënë mbështetjen e korrupsionit shqiptar, ose me ushtarë, ose me para.

Pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e interesit personal të Enver Hoxhës, Shqipëria dhe shqipëtarët humbën shansin e madh të Planit Marshall, pësuan gjëmën e ekzekutimit të të gjithë intelektualizmit të lartë shqiptar, deri në vitin 1947, dhe, po për interesin makabër të sundimit Hoxha, me dhunë u izoluan me qëllimin banditesk të Enver Hoxhës për të krijuar në Shqipëri një frymë popullore antiamerikane dhe anti-Perëndim.
E gjithë kjo lëvizje e dhunshme ishte terrori më i madh shtetëror që është parë ndonjëherë në një shtet Europian.

Mbijetesa e shqiptarëve pas terrorit Hoxha ka qënë një mrekulli të cilën koha që vjen do ta provojë shkencërisht, sipas biogjisë molekulare, se ka ardhë si pasojë e dy faktorëve: fortësisë solide të genit arbëror, dhe gjuhës shqipe.
Gjithsesi, pas rrëzimit të komunizmit hoxhist në vitin 1991, shqiptarët kaluan nga mbijetesa në një liri çliruese, por jo sërish në një shtet të drejtë. Tani shteti shqiptar kaloi nga terrori hoxhian, në korrupsion, kurse qeveritë që pasuan kaluan sistematikisht në një bllokim real të drejtësisë duke implementuar me paramendim një pushtet gjyqësor të korruptuar.

ll.
Pas njëzetepesë vjetësh, në vitin 2017, shqipëtarët, me ndihmën direkte të politikës amerikane, filluan implementimin ligjor të Reformës në Drejtësi. E dhunshme ishte mbrojtja e korrupsionit të lartë shtetëror nga individët e inkriminuar: ish ministra e kryeministra, prokurorë e gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, deputetë dhe banditë, të gjithë bashkë, por që u shkatërruan ligsht nga forca e politikës amerikane. 
Shqiptarët do t i jenë gjithmonë mirënjohës Shteteve të Bashkuara të Amerikës për shpëtimin që i kanë bërë shqiptarëve në të gjitha luftrat e Shekullit të Njëzet, por sidomos për shpëtimin nga rreziku u madh i shpërbërjes së tyre si shtet, nga intriga, keqdashja edhe aktiviteti i ethshëm i klasës së sotme të korruptuar shqiptare që kishte si synim ruajtjen e pasurisë të grabitur me korrupsion, duke shpërbërë Shqipërinë, me dëbimin e shqiptarëve nga tokat shqiptare me anë të varfërisë të tejskajshme të imponuar poitikisht prej korrupsionit qeveritar shqiptar.

Reforma në Drejtësi ka qenë e vetmja zgjidhje. Por, qëkurse ka filluar unë kam qenë i bindur për suksesin e saj dhe për shpëtimin e shqiptarëve.
Sot gjithçka është e përfunduar në strukturë, dhe SPAK- u e gjithë pushteti gjyqësor që pritet të likuidohet në 60 përqind, janë në rrugën e tyre të nisjes së betejës së madhe legale kundër korrupsionit dhe krimit shtetëror në Shqipëri.

Dorëheqja e Saimir Tahiri është shenja e parë e ngritjes së intensitetit të betejës antikorrupsion në Shqipëri. Kjo ishte e vetmja rrugë për Tahirin. Pafajësia nuk dhurohet, ajo fitohet në betejë legale. 
Por sigurisht që për faktin që Tahiri vendosi të hyjë në betejë, të tre të tjerët: Rama, Berisha dhe Meta do të jenë në hall, dhe do të belbëzojnë.
Por për të tre ngrihet tani pyetja hamletiane: të dorëzohem apo të vijoj betejën për mbrojtjen e korrupsionit qeveritar?
Po çdo të mbroni ju mor fakirë që po jeni të fundit që po e kuptoni se nuk keni shpëtim!

Koha e vuajtjes shqiptare tani ka mbërritur në fundin e saj. Asnjë forcë nuk mund ta ndalojë dot më ecjen përpara të vendosjes së moralitetit dhe drejtësisë në Shqipëri. Korrupsion i kryeministror shqiptar duhet të shpallë falimentim e të dorëzohet. Sa më shpejt, aq më mirë do të jetë për të. Bredhja e këtyre nga Moska në Beograd, në Stamboll e në Shkup te Gruevski, ka qënë një kotësi e intelektit të tyre fëminor. Tani koha po i braktis. Por a do të dinë të mbrohen? Shenjat tregojnë se, jo. 
Gjithsesi, banditizmi i qeverisjes njëqind vjeçare, tani është duke u rrëzuar në rënie të lirë.

Tags: dye politikëskrahetpasTahirittë rrëzohentë tjerë

TË LIDHURA

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror
Politikë

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët
Aktualitet

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë
Politikë

PS padit KQZ-në për afatet, fletën e votimit dhe teknologjinë

19:30 | 07/10/2025
Next Post
Kërcënoi Ramën/Saimir Tahiri humb toruan nga pyetjet  në ‘Opinion’

“Shpirtrat që mund të ketë trazuar dorëzimi i Saimir Tahirit”

Ranieri tregon “fytyrën” e futbollit në Itali: Ja si përcaktohet kampioni

Ranieri tregon “fytyrën” e futbollit në Itali: Ja si përcaktohet kampioni

Arbitri Skormina shokohet kur sheh dy penalltitë e mohuara të Romës

Arbitri Skormina shokohet kur sheh dy penalltitë e mohuara të Romës







JU REKOMANDOJMË

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

Del FOTO, kush është 40-vjeçari që u masakrua me thikë në mes të Babrrusë! Autori u pa me njolla gjaku në trup nga banorët e zonës

22:41 | 02/10/2025
Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

Arlind Qori shpall kandidaturën për kryebashkiak në Tiranë

21:08 | 03/10/2025
Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

Videoja duke u tallur me Trump u bë virale, reagon Edi Rama

21:50 | 02/10/2025
Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

Dhunuan policin dhe krijuan kaos në komisiariat/ Dy djemtë e Valbona Selimllarit u nxorrën jashtë lokalit në Bllok, si nisi “çmenduria” e të rinjve

18:50 | 04/10/2025




TË FUNDIT

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit
Bota

Putin: Trupat ruse kanë marrë 5000 km² tokë në Ukrainë që nga fillimi i vitit

by mirseda
22:40 | 07/10/2025
0

Që prej fillimit të këtij viti, forcat ruse kanë marrë nën kontroll rreth 5.000 kilometra katrorë territor...

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

Mersini zyrtarizohet kandidate për Bashkinë e Vlorës: Është mision shpirtëror

22:23 | 07/10/2025
Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

Rusia rrit bonuset për të tërhequr më shumë rekrutë në luftën në Ukrainë

21:50 | 07/10/2025
Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi shpall kushtet për paqe

21:07 | 07/10/2025
Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

Lezhë/ Makina shkrumbohet tërësisht nga flakët

20:47 | 07/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com