Një ditë pas arrestimit të djalit të deputetit Rraman Rraja i akuzuar për përndjekjen e ish të dashurës Xhisiela Malokut, kjo e fundit është marrë në mbrojte nga policia.
Ajo është marrë në mbrojte një javë pas akuzave të ish-oficerit Emiljano Huho, i cili pretendon se është kërcënuar nga dy deputetët e PS-së Rrahman Rraja dhe Taulant Balla, për të mbyllë dosjen.
Dy efektivë të Policisë së Shtetit kanë marrë në mbrojtje vajzën në banesën e saj në fshatin Nikël të Fushë-Krujës, aty ku ajo jeton me familjen.
Urdhëri i mbrojtjes për 25-vjeçare u lëshua paraditen e së hënës (1 tetor). Rexhep Raja u arrestuar të dielën me akuzën se ka përndjekur 25-vjeçaren Xhisiela Maloku, duke i djegur cigare në trup si dhe duke e goditur me qytën e pistoletës.
Rexhep Rraja u arrestua dje pas urdhrit të Gjykatës së Krujës e cila ka dhënë ‘Arrest me burg’ në mungesë për të riun e akuzuar për perndjekjen dhe dhunimin e Xhiseila Malokut.
Dhunimi i vajzës u bë publik pak ditë më parë, kur oficeri i policisë Emiljano Nuhu dëshmoi për dhunën e ushtruar ndaj vajzës së re dhe akuzoi policinë për neglizhencë si dhe tregoi se ishte kërcënuar me armë në prani të deputetit Taulant Balla.










