Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Pas katrahurës ekonomike greke, tani e ka radhën Turqia

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pas katrahurës ekonomike greke, tani e ka radhën Turqia

Nga Carsten Hesse, “The Globalist”/Rreth 10 vjet pas fillimit të krizës së madhe financiare, Greqia është vendi i pestë dhe i fundit i eurozonës, që ka lënë programin e saj të shpëtimit. Në të ardhmen, Greqia do të duhet të ecë përpara, pa marrë kredi nga huadhënësit e saj zyrtarë (Fondi Monetar Ndërkombëtar, Mekanizmi i Stabilitetit Evropian, Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane).

Në vend të kësaj, Athina duhet të marrë paratë ekskluzivisht nga burime private.  Ndërsa Greqia del nga kriza e saj financiare, dhe sërish ka shënuar një farë rritje ekonomike, qeveria turke ndodhet në pozita të vështira. Në analizë të fundit, ekzistojnë paralele të rëndësishme, në politikën ekonomike të ndjekur nga të dy qeveritë.

Si Greqia ashtu edhe Turqia, kishin një konsum jo të qëndrueshëm të konsumit, dhe një bum investimesh, të cilat çuan në një deficit të madh binjak. Dikush mund të gjejë paralele midis kohës së bumit, dhe mbinxehjes së ekonomisë midis viteve 2000- 2008 në Greqi, me periudhën 2010-2018 në Turqi.

Gjatë viteve 2000- 2008, rritja e kredisë së Greqisë ishte mesatarisht 18.8 për qind nga viti në vit, ndërsa në Turqi mesatarisht 22.5 për qind. Për të njëjtën periudhë, investimet në Greqi arritën mesatarisht 25 të PBB-së, krahasuar me 29 për qind të PBB-së në Turqi midis viteve 2010- 2017.

Paralelet midis bumit të paqëndrueshëm të Greqisë deri në vitin 2008, dhe teprimeve ekonomike të Turqisë gjatë viteve të fundit, janë të pamohueshme. Megjithatë, reagimi i politikave ndaj një krize të tillë ka shumë rëndësi.

Qeveria e Greqisë, e zgjati krizën e saj të rregullimit kur qeveria e majtë Syriza në fillim të vitit 2015, shpërfillte masat e rekomanduara nga ekspertët, dhe zgjodhi në vend të tyre politikat ekonomike jo ortodokse, të udhëhequra nga Ministri i atëhershëm i Financave, Janis Varufakis. Kjo gjë e ktheu mbrapsht rimëkëmbjen greke, prej rreth 3 vjetësh.

Përvoja negative greke, duhet të jetë një shembull për Ankaranë. Duke parë historinë e 4 vendeve të tjera të eurozonës, Irlandës, Spanjës, Qipros dhe Portugalisë, Greqia duhet të ketë një shans të mirë për të shijuar rritje të shëndetshme gjatë viteve të ardhshme.

Pavarësisht rimëkëmbjes ekonomike të ngadaltë, vendi zbatoi ndryshime të rëndësishme afatgjata që e bëjnë atë më dinamik. Megjithatë, sfida të mëdha mbeten përpara. Nivelet e larta të borxhit publik dhe privat të Greqisë mbeten një sfidë kryesore, në mungesë të rritjes më dinamike.

Gjithashtu, një numër i madh i kredive me probleme në sistemin bankar, shkalla e lartë e taksave, sistemi i pensioneve të shtrenjta, një sektor i madh publik, performanca e dobët arsimore dhe emigrimi, po shtojnë sfidat afatgjata të Greqisë. Rreziku është nëse Greqia i kthen mbrapsht reformat në një masë të tillë, që tregjet të tremben sërish.

Ajo që e ndihmon Greqinë, është se gjatë viteve të ardhshme, do të marrë shumë më tepër para nga buxheti i BE-së, për të mbështetur rritjen e investimeve. Ndërkohë, huadhënësit zyrtarë e ndihmuan Greqinë të ndërtonte një rezervë të madhe të parave të gatshme, e cila duhet të ishte e mjaftueshme për të rifinancuar vendin për afërsisht 2 vjet.

Në kombinim me masat e tjera të lehtësimit të borxheve, kjo duhet të përmirësojë vlerësimin e kredisë të Greqisë. Greqia do të mbetet nën mbikëqyrje të rreptë nga huadhënësit zyrtarë, dhe do të marrë përfitime të cilat janë të kushtëzuara nga reformat e mëtejshme. Kjo zvogëlon rrezikun që politikat greke të shkojnë sërish në rrugë të gabuar.

PËRSHTATI TIRANA TODAY

Tags: katrahuraradhënTurqia

TË LIDHURA

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët
Analizë

Studimi: Burrat i stresojnë gratë dyfish më shumë se fëmijët

22:41 | 11/08/2025
Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian
Analizë

Franceinfo: Shqipëria, El Doradoja e re e turizmit evropian

12:36 | 06/08/2025
“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”
Editorial - Opinione

“Rreziqet e sindromës së bebes së shkundur: Lojërat fatale dhe rëndësia e ndërhyrjes”

21:11 | 31/07/2025
Next Post
Vasili: Rama ha e pi me kriminelët, para bandave ri si pulë e hutuar

Vasili: Rama ha e pi me kriminelët, para bandave ri si pulë e hutuar

Vrasje për territorin e kanaçeve? 56-vjeçarin e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë

Vrasje për territorin e kanaçeve? 56-vjeçarin e tërhoqën zvarrë nëpër shkallë

Aktori i Portokalli-së do bashkohet me Bes Kallakun? Dalin në shesh të vërtetat

Aktori i Portokalli-së do bashkohet me Bes Kallakun? Dalin në shesh të vërtetat

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

Nuk ishin nga i njëjti fshat, zbulohet identiteti i adoleshentit që humbi jetën nga goditja me thikë nga bashkëmoshatari 14-vjeçar

19:59 | 14/08/2025
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025




TË FUNDIT

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër
Bota

Zelensky reagon sërish për Samitin e Alaskës: Duhet të arrihet paqja e vërtetë, jo thjesht një pauzë tjetër

by mirseda
13:15 | 16/08/2025
0

Presidenti Zelensky ka lëshuar një deklaratë tjetër pas takimit të Trump me Putinin, duke këmbëngulur se “duhet...

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

Starmer pas takimit Trump-Putin: Presidenti i SHBA-ve na ka sjellë më afër se kurrë përfundimit të luftës në Ukrainë

12:45 | 16/08/2025
Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

Parlamenti i ri nis me ligjin për koncesionet

12:04 | 16/08/2025
Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

Përleshje të dhunshme mes protestuesve dhe policisë në Serbi

11:26 | 16/08/2025
A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

A po thahet Eufrati? Realiteti dhe parashikimet

11:13 | 16/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com