Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Ekonomi

Pas kapjes së dy Toyotave, Banka e Shqipërisë ndërhyn sërish në treg

8 vjet ago
in Ekonomi, Shqipëria, Të Gjitha
Fundi i mandatit të Sejkos, nisin “ethet” për guvernatorin e ri

Një ditë pas kapjes në Portin e Durrësit të dy automjeteve Toyota me 3.4 milionë euro, Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë në treg për të blerë euro. Burime nga bankat private thonë se Banka ka blerë euro nga tregu për të mos lejuar rënien e monedhës europiane ndaj lekut, por shuma e blerë nuk bëhet publike pasi përbën sekret.

Që nga fillimi i këtij muaji, Banka e Shqipërisë ka blerë vazhdimisht euro nga tregu për të tërhequr ofertën e lartë të eurove. Në vetëm një rast, BSH ka blerë më shumë se 120 milionë euro, para të cilat erdhën përmes një kredie që Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim disbursoi për Korporatën Elektroenergjetike shqiptare.

Por pavarësisht blerjeve masive të të euros nga Banka e Shqipërisë, monedha europiane vazhdon të qëndrojë në nivele të ulëta.

Sipas kursit mesatar të BSH, këtë të hënë një euro u këmbye me 125.89 lekë në treg nga 126.09 lekë që ishte në fund të javës së kaluar. Krahasuar me dy javë më parë euro është ulur me 2.45 lekë dhe pse gjatë kësaj kohe Banka e Shqipërisë ka blerë qindra milionë euro. Në rënie më të lehtë ka qenë edhe dollari, që ka humbur 0.08 lekë, duke arritur në 108.0.3 lekë.

Ekspertët e tregut pohojnë se arsyeja kryesore e euros së dobët lidhet me ofertën e lartë për valutë në treg, e cila ka qenë e pranishme që nga fillimi i vitit. Shumë ekspertë thonë se shkaku për këtë rritje të pashpjegueshme të eurove në treg janë paratë e drogës. Një ditë më parë, në Portin e Durrësit, policia bllokoi dy automjete Toyota të nisura nga Belgjika, në të cilat gjendeshin 3.4 milionë euro, që mendohet se janë gjeneruar nga trafiku i drogës.

Ky rast ka përforcuar më shumë dyshimet se tregu shqiptar po përballet me hyrje masive valute nga trafiku i drogës dhe aktivitetet e tjera të jashtëligjshme.

TË LIDHURA

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë
Politikë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
Toyota me 3.4 milion euro, policia reagon për herë të parë

Toyota me 3.4 milion euro, policia reagon për herë të parë

Rruga e gjatë e pro-evropianëve për të ndalur Brexit

Rruga e gjatë e pro-evropianëve për të ndalur Brexit

210 emigrantë në mes të detit, shpëtohen nga autoritetet spanjolle

210 emigrantë në mes të detit, shpëtohen nga autoritetet spanjolle







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

by mirseda
19:30 | 11/02/2026
0

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të mërkure në Tiranë, pranë Kopshtit Zoologjik. Një...

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

Vetëvendosja cakton Albin Kurtin për formimin e Qeverisë; propozimi i dërgohet presidentes Osmani

19:29 | 11/02/2026
106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

106-vjetori i Tiranës kryeqytet, Hajdari: Ditë krenarie për tiranasit autoktonë

19:27 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

Albulena Haxhiu zgjidhet Kryetare e Kuvendit të Kosovës

18:41 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com