Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pas fitores së PS – Shtypi gjerman mbi Shqipërinë

4 vjet ago
in Kryesore, Politikë
Pas fitores së PS – Shtypi gjerman mbi Shqipërinë

Pas publikimit të rezultatit të zgjedhjeve në Shqipëri gazetat gjermane i kushtojnë vëmendje fitores së Partisë Socialiste, problemeve me përdorimin e pushtetit në fushatë, por edhe dobësive të Partisë Demokratike.

Nën titullin “Edi Rama mund të vazhdojë të qeverisë” gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung” thekson se Partia Socialiste ka arritur shumicën absolute në zgjedhjet parlamentare dhe mund të qeverisë e vetme. Për Edi Ramën ky është mandati i tretë, shkruan SZ, por thekson se “zgjedhjet u shoqëruan, ashtu si edhe votimet e mëparshme, nga një përdorim i dukshëm masiv i burimeve të qeveritarëve dhe me gjasë edhe të blerjes së votës që është mjaft e përhapur.”

Süddeutsche Zeitung nënvizon, se një fitore me një shumicë të tillë ka ardhur me gjasë edhe përmes manovrave jolegale. “Vëzhgues ndërkombëtarë panë se si qeveritarë në fushatë zgjedhore ‘përdorën postet publike’, sipas Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, PACE”, shkruan gazeta gjermane.

Edhe gazeta “Neue Zürcher Zeitung” nën titullin “Edi Rama triumfon për herë të tretë” shkruan se ish-piktori mbetet njeriu i fortë në Shqipëri, dhe se megjithë fitoren e qartë, ai ka humbur disi pushtet.

“Fitorja e zgjedhjeveështë një fitore personale për Edi Ramën. Kreu i qeverisë në vitet e fundit i hoqi qafe shumicën e konkurrentëve të brendshëm dhe shpesh i zëvendësoi ata me njerëz besnikë, të panjohur si kandidatë.” Për analistin Volker Pabst, Edi Rama erdhi në pushtet si ish-piktor dhe basketbollist me shpresën për të luftuar korrupsionin dhe për të bërë reforma, por shumë pak ka mbetur nga kjo shpresë. “Partia e tij është e lidhur me sipërmarrës të fuqishëm, krimi i organizuar lulëzon.” Por sipas NZZ nga kjo gjendje pakënaqësie nuk përfitoi dot opozita, pasi Lulzim Basha nuk u pa si alternativë e vërtetë. “Basha ka pasur disa poste ministrore në qeverinë e parardhësit të kontestuar të Ramës, Sali Berisha. Përveç kësaj Partia Demokratike bëri gabime. Me bojkotimin e parlamentit ajo humbi prezencë. Programin e saj zgjedhor kjo parti e paraqiti vonë.”

“Edi Rama feston mandatin e tretë” e titullon gazeta gjermane “taz” artikullin e saj duke vazhduar me ironi, se tani ai mund të vazhdojë ta çojë në rrënim edhe katër vjet vendin e tij. Sipas OSBE zgjedhjet u zhvilluan të qeta, shkruan taz. “Megjithatë blerja e votës mbetet problem në Shqipëri. Edhe pak para votimeve, më 24 prill u postuan video në Facebook, ku përkrahës*e të Partisë Socialiste shpërndanin para në zonën e varfër të Dibrës. Edhe me zgjedhjen e dytë të Edi Ramës në vitin 2017 ka pasur akuza të tilla.”

Kurse gazeta “Zeit” pasi thekson fitoren e socialistëve në zgjedhjet e 25 Prillit shkruan, se pjesëmarrja në zgjedhje u rrit krahasuar me vitin 2017. “Në parlamentin e ri ia doli të hyjë edhe Partia Socialdemokrate, PSD e sipërmarrësit të kontestuar, Tom Doshi. Me 2% të votave ajo arriti tre mandate. Partia përfitoi nga mosbalancimi rajonal i sistemit zgjedhor dhe fuqisë elektorale në qytetin verior, Shkodër.” /DW/

Tags: gazetat gjermaneshqiperizgjedhje

TË LIDHURA

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja
Politikë

BIRN: Pakti PS-PD për reformën zgjedhore dhe atë territoriale lë jashtë partitë e reja

19:55 | 22/10/2025
Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën
Politikë

Zgjedhjet për Tiranën u pezulluan, por Manastirliu vijon fushatën

19:32 | 22/10/2025
Samiti i Procesit të Berlinit, publikohet fotoja familjare pas takimit në Londër
Politikë

Samiti i Procesit të Berlinit, publikohet fotoja familjare pas takimit në Londër

17:53 | 22/10/2025
Next Post
A rrezikon Basha burgun? Ristani: Unë për vete jam i pastër

Ristani: Basha nuk ka asnje shans qe heren e trete te na udheheqe ne fitore

Yuri Kim apel politikës: Siguroni zgjedhje të drejta dhe transparente

Sekuestrimi i pasurive të tre ish-gjyqtarëve të lartë, flet Ambasadorja Kim

Monika Kryemadhi: Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë do të ringrihemi

Monika Kryemadhi: Ne jemi si feniksi, nga hiri ynë do të ringrihemi







JU REKOMANDOJMË

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

Kukës/ 49-vjeçari derdh benzinë në dyqan dhe kërcënon punonjësit, arrestohet

17:11 | 20/10/2025
“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

“Mami insistonte shumë”/ Luiza Gega dhe Taulant Stërmasi ndajnë lajmin e bukur

19:59 | 22/10/2025
Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

Zhduket në mënyrë misterioze një 26-vjeçar në Tropojë, ja detajet e para

22:16 | 21/10/2025
Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

Ngjarje e rëndë në autostradën Fier–Vlorë, gjendet i pajetë një drejtues automjeti

18:24 | 16/10/2025




TË FUNDIT

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)
Bota

Perëndimi i Macron si vizionari i Evropës (…dhe fati i Shqipërisë)

by mirseda
22:17 | 22/10/2025
0

Emmanuel Macron i Francës do të shkojë të enjten në Bruksel për një takim kyç të Këshillit...

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

Nënë e 4 fëmijëve, 29-vjeçarja shqiptare vritet nga ish-partneri i saj në Kanada

21:47 | 22/10/2025
Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

Probleme shëndetësore për Agustin Kolën, legjenda bardheblu i shtruar në spital

21:38 | 22/10/2025
Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

Pas pezullimit të bisedimeve Trump-Putin, Rusia sulmon Ukrainën me dronë: 7 të vrarë

21:36 | 22/10/2025
Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

Drejtoresha e Përgjithshme Ekzekutive prezanton Raportin Vjetor të AMF për vitin 2024

20:56 | 22/10/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com