Fitore spektakolare e Partizanit, në ndeshjen e parë ndaj Sfintul, të vlefshme për raundin e parë të Ligës së Konferencës.
Të kuqtë e Ilir Dajës, arritën të mposhtnin me rezultin 5-2 moldavët, në përballjen e zhvilluar në “Elbasan Arena”.
Stenio Zhunior ishte heroi i të kuqve. Sulmuesi brazilian shënoi dopietë dhe dhuroi 3 asiste në këtë fitore historike të “demave”. Dopietë gjithashtu realizoi edhe braziliani tjetër Kardozo, ndërkohë që golin tjetër e shënoi Cara.
Partizanit nuk i mbetet gjë tjetër veç se të menaxhojë këtë triumf, në sfidën e radhës që do të zhvillohet në Moldavi, pas një jave.