Klubi i Partizanit ka njoftuar edhe zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me mbrojtësin Egzon Belica. 27-vjeçari ka firmosur ditën e sotme edhe zyrtarisht kontratën me demat. Ai më parë ka qenë edhe pjesë e ekipit finlandez Inter Turku.
Belica, pasi ka bindur Starovën gjatë fazës përgatitore të zhvilluar në Turqi me paraqitjet e tij, do të jetë pjesë e të kuqve për 1 vit e gjysmë.