Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Partizanët e 1944-s, përfaqësues tipikë të diktaturës komuniste

7 vjet ago
in Të Gjitha, W-Instant
Partizanët e 1944-s, përfaqësues tipikë të diktaturës komuniste

Nga Kastriot Dervishi/ Pretendojnë se kanë luftuar fashizmin apo nazizmin, pikërisht ata që janë pjesë e komunizmit të Shqipërisë që për nga krahasimi është një milion herë fashizëm. Pretendojnë vlera lirie, por mbrojnë terroristin më të madh të kombit shqiptar, Enver Hoxhën, atë që kaloi çdo pushtues me krimet e pasojat e tij. Lanë stanet e gërxhet, vodhën pasuri e katandi të pronarëve dhe u gënjen mendja se janë tiranas. Madje janë racistë ndaj të tjerëve, sikur vetë të ishin nga Parisi apo Londra. Shumica e atyre që pretojnë se gjoja e kanë këputur në mes fashizmin apo nazizmin janë partizanë të vitit 1944, të orës së fundit, kur duhej të dukeshin pak, të visheshin apo kapardiseshin. Për “merita” të disa javëve apo muajve të vitit 1944, ky grupim qeverisi Shqipërinë. Është fare e kuptueshme që përveç adhurimit për pushtetin e vdekur komunist këta njerëz nuk kanë asnjë merak tjetër. Ata nuk do t’i gjesh kurrsesi në kampet e internimit të fashizmit apo nazizmit, madje shumicën do ta gjesh në punë e ofiqe të shtetit të fashist. Ky brez që me ushtrimin e diktaturës komuniste i shkaktoi Shqipërisë gjenocidin më të madh në histori, nuk ka asnjë pendesë, është krenar për këtë të keqe që ka shkaktuar.

Dokument biografik i Partisë së Punës mbi Sefo Tarifën i vitit 1958

Dhe meqë së fundi, ish sekretari i Enver Hoxhës, Sevo Tarifa po na del si “luftëtar i madh”, le të shohim çfarë thonë dokumentet e partisë së tij. Babai i tij kish emigruar në Argjentinë, madje ishte bërë anëtar i Partisë Komuniste të Argjentinës (këto parti ishin celulat e para të Moskës nëpër botë). Kur ka filluar lufta, në vitin 1939, Sevo ka qenë 11 vjeç. Fashizmi na la e kapitulloi në vitin 1943 kur i erdhi vakti dhe shoku Sevo nuk ka shkrepur asnjë fishek kundër tij. Të ishte për fishekun e Sevos, fashizmi nuk do lëvizte fare nga vendi.

Deri në vitin 1943, Sevo nga distrikti i Mashkullorës së Gjirokastrës punonte në Tiranën e fashistizuar. Në shkurt 1944, pra në muajt e fundit të luftës, shoku Sevo del partizan duke u vendosur në batalionin e 2-të të brigadës së 6-të, e cila më vonë u përfshi në divizionin e 2-të. Në shtator 1944 brigada u ndodh në rrethinat e Tiranës, duke vijuar në “veriun reaksionar”, në nëntor 1944 në Tropojë, dhjetor 1944 në Tuz, derisa shkon në shkurt 1945 në Vishegrad. Pastaj kaloi në trevat shqiptare për të nënshtruar popullsinë shqiptare atje. Dhe në fund, në nëntor 1945 (lufta kish mbaruar në maj), nga Ohri kalon në Korçë. Ç’thonë dokumentet e partisë? Ka shumë, por po përmendim një pjesë nga një dokument i partisë i vitit 1958:

“Ka marrë pjesë në lëvizjen NÇL. Nga mesi i vitit 1943, ndërsa në shkurt të vitit 1944, hidhet në rreshtat partizane ku ka qëndruar pa u shkëputur deri në çlirim (në operacionin e qershor është shkëputur për dy javë nga reparti, mbasi u tërhoq batalioni nuk u lajmërua, ky qëndroi i fshehur në fshat dhe mbasi mbaroi operacioni i bashkua me batalionin). Gjatë luftës, i shtytur nga kunati i tij, vodhi llozin e pushkës komandantit të kompanisë. Për këtë u çarmatos për një javë, pastaj ju fal dënimi dhe përsëri u armatos”.

Për mbi këtu dhe dokumente të tjera, nuk rezulton ndonjë luftë me fashizmin që as e ka parë me sy, por as edhe me operacionin nazist të qershorit 1944 (që në gjuhën ushtarake quhet dezertim). Pra e vetmja meritë është lufta ndaj shqiptarëve të veriut të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës dhe Maqedonisë. Si ky janë shumica e këtyre që me propagandë e kinostudio kanë “luftuar” edhe më shumë se amerikanët e britanikët bashkë.

Tags: 1944-sdiktaturëskomunistePartizanëtPërfaqësuestipikë

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Rikthimi i vizave, ja çfarë po “gatuhet” në vendet e BE-së

Rikthimi i vizave, ja çfarë po "gatuhet" në vendet e BE-së

“Loja mbaroi!”, Prokurori Mueller publikon raportin për presidentin amerikan

“Loja mbaroi!”, Prokurori Mueller publikon raportin për presidentin amerikan

Tropojë, inspektorja hiqet nga puna pasi u prishi “pazaret” kolegëve

Tropojë, inspektorja hiqet nga puna pasi u prishi “pazaret” kolegëve







JU REKOMANDOJMË

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026
Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë pas orës 2:00 në Iran?/ Mediat botërore japin tre skenarë

21:50 | 07/04/2026
Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas armëpushimit, Shtëpia e Bardhë reagon për negociatat

17:56 | 08/04/2026
QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

QSUT “Nënë Tereza”: Shpallet lista e mjekëve të kualifikuar për kandidim

21:19 | 03/04/2026




TË FUNDIT

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër
Aktualitet

Rritja e çmimit të naftës, Shoqata e Transportit: 450 linjave iu rrezikohet shërbimi nga java tjetër

by mirseda
15:03 | 10/04/2026
0

Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas i është drejtuar Bashkisë së Tiranës, Ministrisë së Financave dhe Ministrisë së...

Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë

Rama takim me pensionistët: Do të mendojmë në fillim për ju dhe për familjet në nevojë

14:55 | 10/04/2026
Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK

Peleshi njoftoi mbledhjen e Këshillit të Mandateve/Reagon grupi i PD-së:Shqyrtimi i kërkesës së SPAK

14:14 | 10/04/2026
Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

Ngushtica e Hormuzit si një kalim kritik politik dhe diplomatik, marrëdhëniet e reja të Teheranit

13:52 | 10/04/2026
“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

“Vendet e BE sollën dje një breshëri me kushte dhe kërkesa për Shqipërinë”, Berisha:

13:49 | 10/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com