jojobetjojobet girişgamdom girişjojobet girişjojobet girişsiteye git
Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Stil

Parisi, elegancë e rehatshme

8 vjet ago
in Stil, Të Gjitha
Dilema e Modës në stinën e temperaturave të larta

Nga Elda Shabani/ Parisi mbetet qëndra kryesore e gjithçkaje që ndodh ne Francë, dhe jo vetëm.

Qyteti më romantik në botë, qyteti i dashurisë dhe i modës të cilin nuk mund ta jetosh në pak ditë.

Me një vështrim gjithëpërfshirës, e ulur në një ndër Bistrot më të pëlqyera nga turistët e shumtë të Parisit, mund të përmbledhësh gjithçka ndodh në botën sot, me çdo risi gjeniale e cila ndërthuret me një ide që ka qënë e së shkuarës.

Parisi është një ekspozitë e hapur ku arti dhe kultura të shfaqen pa biletë. Revolucioni i artit modern si dhe ai estetik shpërthyen dhe pushtuan rrugët dhe sallonet e Parisit duke prezantuar Epokën e Artë, gjatë viteve 1900 duke u pasuar me shumë lëvizje apo grupime të tjera artistike revolucionare ndërkombëtare.

Këto grupime artistësh të mëdhenj e të cilët vinin nga çdo cep i botës, e panë Parisin si shtëpinë e tyre, laboratori krijues, i aspiratave dhe i ambicieve për të veçuar artin nga bota reale.

Aty ruhen gjurmë të piktorëve si Matisse, Picasso, Shagall, kompozitorë e muzikant si Stravinskij, shkrimtarë Balzak, Hygo, e shumë e shumë të tjerë të cilët e kthyen këtë qytet në një vend me histori unike të pasur, një histori që ka skalitur dhe rafinuar kulturën dhe stilin e të jetuarit.

Jo më kot Balzak thoshte “nuk mund të jesh elegant nëse nuk ke vizituar rregullisht Parisin.”

Sigurisht, Parisi është revolucioni estetik i Coco Chanel-it , profeti i elegancës Christian Dior, i stilit oriental të Paul Poiret, e shumë të tjerë të cilët në mënyrë të pavetëdijshëm kanë themeluar reputacionin e modës franceze nëpër botë.

I njohur si kryeqyteti i stilit në botë, moda franceze është ndoshta ndikimi më i rëndësishëm në botën e modës sot dhe ndoshta kjo i bën francezët të këmbëngulin e të qëndrojnë të mbyllur brenda stilit e gjuhës së tyre, të refuzojnë çdo lloj kulture tjetër, sepse janë tepër krenarë për origjinën e tyre.

Por çfarë e bën kaq të veçantë elegancën e tyre, veçanërisht “ une femme” franceze?

Me një dëshirë për të vëzhguar, por duke qënë e sigurt se nuk të shohin, pasi do të ishte një ofendim për kulturën e tyre, në mendje të mbeten hapat e tyre të lehtë por të shpejtë, të lirshme dhe tejet të sigurta, ngjyrat dhe thjeshtësinë e copave të veshjes, e që i ngjan lirisë, si vetë personaliteti i tyre i fortë , ëndërrimtare, me të cilën je njohur nëpërmjet letërsisë së Simone de Beauvoir-it, Margarite Duras-it, apo figura të tjera femërore shumë të njohura në botën e artit dhe kinematografisë si Brigit Bardo, Juliette Binoche, Dora Maar, Vanessa Paradis, Edith Piaf e shumë emra të tjerë të rëndësishme.

Elegancë e rehatshme. Pikërisht kjo fjalë të vjen në mëndje, sepse veshjes së tyre nuk ia ndien peshën dhe që ruan stilin njëkohësisht.

Gjithmonë. Edhe kur është i rrudhosur.

Copës së mëndafshtë, të lehtë me nuanca të sfumuara të rozës, apo dhe të ngjyrave të tjera, por shumë flu, mund t’i besosh intimitetin që ajo dhuron.

Dëshirojnë të jetojnë duke lëvizur me shkathtësi të gatshme që t’i pëlqejnë vetes dhe jo që t’u pëlqejnë të tjerëve.

Jo vetëm zonjat, por edhe zotërinjtë me një elegancë që nuk i bie në sy, të kujton shprehjen e Lord Brumelit i cili thoshte: “Veshja e një burri elegant, nuk duhet te duket. Një burrë me shije të hollë vishet vetë dhe nuk imiton të tjerët.”

Gëzimi nuk mjafton për t’ia nxitur emocionet.

Është diçka më e madhe dhe e pamasë ajo që do t’ia hapë vërtet
zemrën e tyre: ndjenja e lirisë, sjellja apo qëndrim i hijshëm dhe thjeshtësisë për të cilën nuk mundohen shumë sepse ju vjen natyrshëm.

E ndërkohë çdo mademoiselle, është një Coco, që hesht si një foto e revistës, më një kapele kashte, me duart futur shkujdesshëm në xhepa, një jelek me prerje mashkullore, apo një xhaketë treçerekëshe që rrëshqet drejt belit, poshtë një këmishë linoje të bardhë, fjongo të zezë.

Me flokët e shprishura të prera shkurt, me tualet që nuk bie në sy edhe pse është aty, stoli në duar të cilës edhe pse një stil mashkullor, i jep një imazh vërtet të këndshme, plot me sharm, e hijeshi e që plotëson një Look personal.

Një mademoiselle, dëshiron të ketë diçka prej temperamentit të vet në momentin kur shihet në pasqyrën e dhomës.

Nuk rend të blejë një fustan të modës së fundit.

Eshtë tepër krenare, për të vrapuar pas rregullave që vendosin tendencat aktuale, si ngjyrat, prerja, sepse nuk është një skllave e modës por fanatike të ruajë stilin e rafinuar dhe elegancën, e vëmëndshme ndaj detajeve, një look minimalist dhe make-up aspak të rënduar aq sa duket sikur nuk i ke dhënë rëndësi dhe kohë edhe pse është e kundërta.

Ideja është të jesh Ti dhe jo një kopje e dikujt.

Është pikërisht ky element që i mungon dhe mundon femrën shqiptare sot; stili dhe origjinalitet. Po të hedhësh sytë përreth, në përditshmëri, kudo, madje edhe blogeret, vajza të cilat ofrojnë këshilla vizuale dhe verbale për t’u pëlqyer dhe pranuar nga të gjithë, duke treguar një vëmendje të madhe e të tepruar ndaj tendencave të fundit të modës.

Një përpjekje e lodhshme shpesh herë dhe qesharake sidomos me figurat e ekranit, duke e tepruar në ekzibicionizëm.

Mundohen shumë për t’u dukur joshëse me veshje të ngushta si ta kishin lëkurë të dytë.

Por nisur nga kjo përpjekje e që është kthyer në mani, tregon pasiguri, mungesë e fantazisë dhe respekti ndaj vetes. Veshja njësoj si ushqimi është një kënaqësi që duhet jetuar dhe jo imponuar. Dhe për këtë duhen pak grimca revolucioni në shije.

TIRANA TODAY 

 

Tags: Coco ChanelElda ShabaniParisiveshje

TË LIDHURA

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari
Aktualitet

Qëlloi në ajër me automatik pas një sherri, vihet në pranga pas disa muajsh arrati 34-vjeçari

12:26 | 21/03/2026
Next Post
Sekuestrohen rreth 300 mijë euro në Vlorë, ja kujt i përkasin

Sekuestrohen rreth 300 mijë euro në Vlorë, ja kujt i përkasin

Emrat/Gangsterët shqiptarë dalin huq, francezja i tradhton

Emrat/Gangsterët shqiptarë dalin huq, francezja i tradhton

“Tahiri në dilemë, të kthehet në politikë për ‘kunj’ apo të shijojë milionat e drogës”

Prokuroria e ka mbërthyer ish-ministrin, por Tahari nxjerr video...







JU REKOMANDOJMË

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

Efektivi Sokol Bizhga ndërron jetë nga arrest kardiak gjatë shërbimit në Rrugore.

15:42 | 21/03/2026
“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

“Humbi në syfyr”, 14-vjeçarja gjendet pas iftarit në Tiranë

21:37 | 18/03/2026
“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

“Një vit pa marrëdhënie dhe i del fëmija…”/ Rogerti shpërthen ndaj Brikenës dhe Mateos

15:47 | 18/03/2026
Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

Tensione në rritje mes Iranit dhe SHBA/ Goditet me raketë centrali bërthamor i Bushehrit

08:57 | 18/03/2026




TË FUNDIT

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve
Bota

Teherani paralajmëron SHBA: Lufta vazhdon deri në heqjen e sanksioneve

by mirseda
23:09 | 23/03/2026
0

Një paralajmërim i fortë është dhënë nga Mohsen Rezaei, ish-komandant i Gardës së Revolucionit dhe anëtar i...

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

Kush e fiton Big Brother-in? Ja si përgjigjen banorët përballë njëri-tjetrit

22:18 | 23/03/2026
Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

Një farmaciste, një blogere dhe një vajzë 3-vjeçare/ BBC: Kostoja e luftës në Iran për civilët

22:14 | 23/03/2026
“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

“Ferma VIP 3” nis me tension? Zënka mes Einxhel dhe Arminës rikthehet në vëmendje

21:49 | 23/03/2026
Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

Lufta në Iran/ Netanyahu pas bisedës me Trump: Të arrihen objektivat, do mbrojmë interesat

21:48 | 23/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com