Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Parajsa e rreme dhe eurodeputetët e verbuar

7 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha, W-Instant
Parajsa e rreme dhe eurodeputetët e verbuar

Nga Patrik Sadikaj

Knuti, Cristiani, a ku di unë se kush tjetër, që vjen e na thotë të bëjmë këtu atë që në vendin e vet se bëjnë, me siguri nuk e dinë vërtet se çfarë ndodh në Shqipëri.

Mendoj se as vetë Edi Ramës nuk i është besuar ajo çka tha anglisht një eurodeputet gjerman, se ai rumun me siguri ka parë dhe sheh shumë nga këto në vendin e tij. “Në Shqipëri gjërat shkojnë për mrekulli, madje po ia kalojmë edhe Gjermanisë së Knutit”. Një fjali që është si një kronikë e montuar në montazhin e kazanit të propagandës rilindase, ku injorohet realiteti dhe reklamohet fasada që fsheh mashtrimin.

Po të ishin kaq vaj gjërat sa i duken eurodeputetit, me siguri në vendin e tij nuk do të vërshonin mijëra shqiptarë që, megjithëse e dinë që do të jetojnë në kampe të mjera e poshtë urave, ikin nga sytë këmbët prej vendit të tyre të lindjes.

Me siguri Knut, shqiptarët ikin se në Shqipëri është përmirësuar jeta, janë rritur pagat, janë ulur taksat, janë shtuar vendet e punës, është rritur mirëqenia e fëmijëve.

Ikin se në Tiranë po ndërtohet ‘Pallati i drejtësisë së ëndrrave të Rilindjes’.

Ndoshta deputetët europianë që erdhën e na thanë të bëjmë atë që nuk do e bënin kurrë në vendin e tyre, nuk e bëjnë dot dallim mes të mirës e të keqes, se ndryshe nuk kuptohen ato fjalë, jo ato që u thanë, por ato që nuk u thanë.

Nuk është aspak problem që ata drejtuan gishtin tek opozita, fundja ata nuk votojnë në Shqipëri; nëse po, dje e kuptuam se për kë do votonin. Do të votonin për një qeveri që po i ikin qindra mijëra shqiptarë nga vendi dhe që vazhdimisht është nën akuzë ndërkombëtare për mijëra tonelatat e drogës që ia ngarkuan në shpinë fillimisht shqiptarëve e më pas gjithë Europës.

Këto janë pikërisht që ata nuk i thanë, dhe Knuti të paktën ka qenë shpesh në Shqipëri dhe kur ka zbritur në Rinasa, jo shumë larg pistës së avionit të mbyste era e hashashit dhe po të mos ishte kjo opozitë do të ishte mbjellë edhe pista me hashash.

Me siguri, përkthyesit e qeverisë, ndërsa shikonit lajmet në suitën e ngrohtë të hotelit, nuk ua përkthyen mirë lajmin se një ministër i qeverisë së Edit po dilte në gjykatë nën akuza të rënda zyrtare. Nuk ka rëndësi nëse nesër është fajtor apo jo, por rëndësi ka që ju as e shikoni dhe as e thoni atë që realisht shikoni në këtë vend.

Ka një dosje 339, që për ju mbase është thjeshtë një numër rastësor. As atë nuk e zutë dot në gojë, nuk e di pse. Mbase nuk ua kanë përkthyer mirë dhe e keni thjeshtë si një shifër matematikore. E pra, shqiptarët pritnin të thuhej një fjalë se janë zyrtarë të lartë, që në përgjimet e Prokurorisë flasin me persona të arrestuar si drejtues bandash kriminale për të blerë e rrëmbyer vota. Në vendin tuaj ky do kishte tronditur në themele shtetin, por këtu ju e lexoni thjeshtë si një gjë normale. A e dini që drejtësia ka dy vjet që e mbyll atë dosje, sepse drejtësia nuk është bërë aspak më e mirë.

Po ç’tiu them unë, ju nuk kuptoni shqip, ndërsa në anglisht janë velur me propagandë të gënjeshtërt dhe ndaj ju duken vaj punët e shqiptarëve dhe njerëzit janë vetëm turma që bëjnë dhunë e djegin goma. Se ku e patë dhunën, nuk e di.

Mbase keni parë skenat në mes të Parisit dhe në përkthim ju kanë thënë se Harku i Triumfit është ndërtuar nga Rilindja në Tiranë. Ose ju kanë vënë të shikoni pamjet e dhunshme të viteve të shkuara, kur Rilindja digjte goma sulmonte KQZ-në në Shqipëri.

Ja, pra të dashur deputetë të Europës ku ne duam të vijmë, nuk janë gjërat aspak vaj në këtë vend. Ju e dini, por për momentin ky vaj ju pëlqen të rrëshqasë në interesat tuaja.

Po mundet, meqë ne na e mbushët mendjen se po jetojmë në parajsë, thuajani pak këtë vëllezërve tanë që kanë vërshuar Europës për një jetë më të mirë. Bindini të kthehen dhe thuajuni se Gjermania, Franca apo Belgjika janë thjeshtë dhe vetëm një iluzion, nuk është ajo ëndrra që keni tash e 30 vjet.

Me ato që thatë, me siguri 93 përqind e shqiptarëve që e duan BE-në, sikur të pyeten sot do thonë unanimisht: Jo, kurrsesi, nuk duam fare të shkojmë në BE se deputet e Europës na thanë se BE është në Shqipëri.

E meqë është kështu, i dashur Knut apo Cristian, kam një ftesë për ju: Hajdeni jetoni në Shqipëri dhe jetoni më rrogën e një shqiptari për ca kohë dhe flasim pastaj për “punët vaj” të këtij vendi.

Tags: “parajsa”e rremëe verbuarEurodeputetët

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
SHBA kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

SHBA kërkon që Serbia të njohë pavarësinë e Kosovës

Presidenti i PE: “Luftë civile” mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri

Presidenti i PE: “Luftë civile” mes qeverisë dhe opozitës në Shqipëri

TV gjerman: Sa mund të mbahet në këmbë një qeveri me ministra të lidhur me kriminelë

TV gjerman: Sa mund të mbahet në këmbë një qeveri me ministra të lidhur me kriminelë







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026
‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

‘Serioz dhe i përgjegjshëm’ — Kush ishte studenti shqiptar Klaudio Gjoka që humbi jetën në Itali

20:49 | 23/01/2026




TË FUNDIT

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm
Politikë

PD: Policia ndaloi fëmijë 10-vjeç, akt i papranueshëm

by mirseda
22:32 | 24/01/2026
0

Deputeti i PD-së, Eno Bozdo me një reagim në rrjetet sociale ka akuzuar policinë se ka tejkaluar...

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

Zhupa: Policia përdori gaz lotsjellës të skaduar ndaj protestuesve

21:55 | 24/01/2026
PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

PD denoncon: Policë filmuan protestues në xhami, shkelje e rëndë

21:23 | 24/01/2026
Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

Protesta e opozitës / Meta nga qelia: “U trondit narkoshteti , mesazh force nga shqiptarët”

21:20 | 24/01/2026
Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

Tensionet në protestë/ Policia: 11 efektivë të dëmtuar, po marrin ndihmë mjekësore

20:42 | 24/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com