Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Aktualitet

Para 15 vitesh kur Gashi shkonte në punë me Fiat Punto, si u shumëfishua pasuria

8 vjet ago
in Aktualitet, Kryesore, Shqipëria, Të Gjitha
Para 15 vitesh kur Gashi shkonte në punë me Fiat Punto, si u shumëfishua pasuria

Është shumë interesante të kesh gjithnjë mundësinë që të shohësh metamorfozën që pëson jeta e një grupi njerëzish, kryesisht zyrtarët të shtetit, gjyqtarë e prokurorë ndër vite. Sot Alpeneës.al po boton deklaratën e pasurisë së para 15 viteve të zonjës Gashi, për të bërë krahasim sesi ka ndryshuar në mënyrë të jashtëzakonshme ajo, ndër vite duke u qindrafishuar.

KU JEMI SOT?

Rovena Gashi, ish drejtoresha e Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e Dekriminalizimit, ka qenë personazhi më i lakuar i mediave ditët e fundit, e përfshirë në një skandal me mosdeklarimin e pasurisë së saj.

Bëhet fjalë për një pallat të tërë në një nga zonat më të shtrenjta të plazheve shqiptare, për 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina biznesi në Lagjen 14 në Durrës, në një vlerë prej rreth 2 milionë eurosh. Sipas burimeve të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK) që është edhe shkalla e parë e procesit të vettingut për gjyqtarë e prokurorët, dyshohet se ajo ka të tjera prona të padeklaruara të cilat janë në proces verifikimi.

Ajo ka qenë krahu i djathtë e ish Kryeprokurorit Llalla, të cilit iu ndalua familjarisht hyrja në SHBA, për shkak se sipas sekretarit Amerikan të Shtetit Rex Tillerson, është i përfshirë në raste të mëdha korrupsioni. Pjesë e këtyre rasteve mendohet se është edhe zonja Gashi. Ish ministri i Drejtësisë tha se pronat e Llallës dhe Gashit janë vendosur me paratë e krimit të organizuar të cilëve ato u kanë mbyllur dosjet. Pritet sekuestrimi i këtyre pasurive.

15 VJET ME PARE

Dokumentat e këtij shkrimi botohen për herë të parë. Siç mund ta shihni, bëhet fjalë për formularët e deklaratës së pasurisë së vitit 2003 të zonjës Rovena Gashi, në atë kohë prokurore/ magjistrate në Prokurorinë e Tiranës. Atë kohë ajo banonte në Rrugën Skënderbej të qytetit të Durrësit në një banesë 2+1 ku sipas deklarimit të bërë prej saj, ishte pronare e vetëm 20% të kësaj shtëpie modeste, ku me siguri prokurores së re i takonte një sipërfaqe jo më shumë se 10- 15 metra katrorë. Me vlerën qoftë edhe të tanishme, kjo sipërfaqe nuk vlen më shumë se 1 milion lekë të rinj.

 

Ndërsa pasuria e dytë dhe e fundit e deklaruar nga zonja Gashi ka qenë një makinë fiat punto me vlerë 250 mijë lekë dhe me targa TR 9743 F. Pra gjithë e gjithë pasuria e zonjës Gashi përmblidhej 15 vjet më parë në 10-15 metra katrorë banim dhe në një makinë me vlerën e njërës prej çantave të saj më të lira që mban sot në dorë.

PERFUNDIMI

Kaq mjafton për organet e vettingut sot dhe për hetuesit e saj nesër, për të përllogaritur sesi pas 15 vjetësh një grua që ka punuar gjithë jetën me rrogën modeste të shtetit, të arrijë sot që të zotërojë pasuri marramendëse me vlera milionë e miliona euro./ Alpenews

Tags: ja propozimi imkombetarNdrenikapër kryeministrinTeatri i riXhungël urbane

TË LIDHURA

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS
Aktualitet

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës
Aktualitet

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho
Aktualitet

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Next Post
Basha i kapur nga rusët, Lu i shkon në zyrë

Basha i kapur nga rusët, Lu i shkon në zyrë

Takimi i 6 kryeministrave në Durrës, Artan Fuga: Pse media na la në terr informativ

Lulzim, trego paratë dhe lidhjet me rusët!

Transportonin kokainë, arrestohet çifti shqiptarë në Itali

Transportonin kokainë, arrestohet çifti shqiptarë në Itali







JU REKOMANDOJMË

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

Zbulohet autori i dyshuar i vrasjes në Elbasan: Naldo Gjoni

20:40 | 01/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

U qëllua me armë zjarri, identifikohet biznesmeni

21:28 | 30/11/2025




TË FUNDIT

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit
Rajoni

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

by mirseda
13:46 | 06/12/2025
0

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që po përpiqeshin të bllokonin rrugën që të çon...

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

Dërgohet për gjykim nga SPAK dosja ndaj 27 të pandehurve, mes tyre ish-deputeti i PS

13:20 | 06/12/2025
Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

Ishte dënuar me 25 vite burg, ndërron jetë i burgosuri në Burgun e Shkodrës

11:16 | 06/12/2025
Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

Ndikimi rus, sfidë e përbashkët e Malit të Zi dhe Moldavisë

10:26 | 06/12/2025
Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

10:08 | 06/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com