Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Sport

Panuçi: Xhaka e Cikalleshi, dyert janë të hapura, për të hyrë dhe për të dalë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panuçi: Xhaka e Cikalleshi, dyert janë të hapura, për të hyrë dhe për të dalë

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Kristian Panuçi, ka dalë para mediave në konferencën e zakonshme për shtyp para ndeshjes me Lihtenshtejnin, duke treguar përgatitjet për këtë sfidë të parë të tijën në drejtimin e kuqezinjve.

Ndjesia e javës së parë me skuadrën

“Skuadra ka punuar mirë, ka punuar me seriozitet dhe mendoj se jemi përgatitur mirë për këtë ndeshje, kam gjetur një grup të bukur dhe jam i lumtur”.

Kush luan në sulm

“Në fillim formacionin do ia them skuadrës, do e shihni nesër”.

Nëse ka një ide të qartë për rreshtimin që do të ketë Kombëtarja

“Për nesër i kam idetë e qarta, por kjo nuk do të thotë që ai do të jetë moduli i gjithmonshëm i Kombëtares”.

Mungesa e sulmuesve pas situatës së Sadikut dhe Cikalleshit

“Sadikun nuk e di nëse do të luajë apo jo. Cikalleshi nuk është këtu për zgjedhjen time, por për një sjellje të tij. Por kjo nuk do të thotë që nuk do të jetë në ndeshjet e radhës”.

Dualizmi në portë

“Zgjedhjen do të shihni nesër. Unë jam mësuar tua them formacionin lojtarëve më parë”.

Për sjelljen që pret nga lojtarët

“Sjellja është normaliteti i jetës, nëse duhet të jesh brenda orës 1 në grumbullim, nuk është vend pune ku kërkohet leje. Për më shumë nuk dua të flas më për këtë, se më e rëndësishme është ndeshja e nesërme”.

A është një epokë e re në Kombëtare dhe cilat janë rregullat

“Mendoj se rregullat janë njëlloj në të gjitha skuadrat. Mendoj se janë profesionializmi, të punosh shumë dhe shpresoj të fitoj ndeshjen. Çdo përpjekje është për të fituar ndeshjen, nuk i kam ndryshuar rregullat. Ata janë respektoje punën, puno shumë”.

Nëse e sheh si vijimësinë e De Biazit

“Shpresoj që të jem si Xhani. Ai punoi shumë mirë në Shqipëëri. Uroj që të vazhdoj në të njëjtën rrugë”.

Nëse do të përdorë ndeshjet për të ndërtuar të ardhmen

“Është shumë e vështirë, por mendoj vetëm për Lihtenshtejnin, se është më e rëndësishmja për mua dhe ajo është nesër. Pastaj Maqedonia dhe në tetor Spanja e Italia. Pas këtyre katër ndeshjeve do të shoh sa pikë kemi marrë në këto ndeshje”.

Nëse ka biseduar me De Biazin

“Kam folur me De Biazin, edhe për këshilla, sigurisht. Nuk kam asnjë lloj turpi të pyes. Ku nuk njihja, kam pyetur. Pastaj punoj në mënyrën time, shoh futbollin ndryshe, por Xhani është një mik dhe më ka dhënë këshilla”.

Për mungesën e tifozëve

“Uroj që të jenë shumë njerëz. Sidomos për atë që di që përfaqëson Kombëtarja për të gjithë shqiptarët. Meqë nesër nuk është një ndeshje e lehtë, kemi nevojë për ngrohtësinë e njerëzve”.

Sa e njeh Lihtenshtejnin

“Nuk mendoj se është e lehtë, mendoj se Lihtenshtejn është një skuadër e mirë. Kam folur me lojtarët gjatë gjithë javës se nëse mendojnë se nesër është e lehtë, nesër do të bëhet ndeshje e vështirë. Nuk kemi ndeshje të lehta në Kombëtare”.

Emocionet e debutimit

“Zakonisht jam shumë i ftohtë, por nuk e fsheh emocionin dhe përgjegjësinë e debutimit. Mendoj se djemtë kanë punuar mirë dhe nesër do të hyjmë në fushë me seriozitet për të fituar ndeshjen”.

Nëse është dera e hapur për Gashin, Xhakën e Lenjanin

“Nesër luhet për Lihtenshtejnin. Dyert janë të hapura për të gjithë, edhe për të dalë. Unë dua lojtarët më të mirë se për mua ka rëndësi vetëm të fitoj, diçka që ndoshta nuk e keni kuptuar. Lojtarët janë si fëmijët e mi. Fëmijëve duhet t’u caktosh rregulla”.

Nëse mungesa e Sadikut do të imponojë mënyrën se si do të luajë Kombëtarja

“Kam ide të qarta, pastaj nuk e di nëse janë të duhurat”.

Nëse po mendon për një zëvendësues të Agollit

“Si fillim, tani është mirë, pas 6-7 vitesh kur ta kemi si problem, do të flasim. Pastaj nëse nesër ai nuk do të jetë mirë, si burra do flasim. Por për momentin nuk e kemi problem, se jemi mirë. E rëndësishme është që në moshën e tij, të punojë më shumë”.

Për mungesën e Xhakës

“Nesër kemi Lihtenshtejnin. Xhaka e Cikalleshi, ndoshta flasim në të ardhmen, sigurisht. Dyert e thashë janë të hapura, për të hyrë dhe dalë”.

Tags: cikalleshidalëhapurahyrëPanuciXhaka

TË LIDHURA

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës
Sport

Karton i kuq në debutim, Asllani luan në ndeshjen e radhës

17:11 | 02/02/2026
Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë
Sport

Asllani prezantohet te Besiktas: Kam lindur shqiponjë, nuk kam frikë! Gati për këtë sfidë

17:00 | 31/01/2026
Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Asllani huazohet në Turqi, mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

20:03 | 30/01/2026
Next Post
Bulqizë, e rrëmbeu uji teksa po lahej, mbytet një 10-vjeçar

Bulqizë, e rrëmbeu uji teksa po lahej, mbytet një 10-vjeçar

Festa e Kurban Bajramit ul në një tryezë PS dhe PD në Elbasan

Festa e Kurban Bajramit ul në një tryezë PS dhe PD në Elbasan

De Biasi shfaqet gjatë stërvitjes së Kombëtares, surprizon me atë që thotë

De Biasi shfaqet gjatë stërvitjes së Kombëtares, surprizon me atë që thotë







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,
Aktualitet

Protestë ,banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe kreun e IMT-së së Bashkisë së Durrësit,

by mirseda
12:40 | 10/02/2026
0

Pasi ndoqën kryetarin e Këshillit të qarkut për shpjegime, banorët e prekur nga TID kanë ndaluar edhe...

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

Erion Veliaj, 1 vit në burg! Mbrojtja: Persekutim politik

11:29 | 10/02/2026
Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

Osmani thërret nesër seancën për konstituim të Kuvendit

11:27 | 10/02/2026
Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

Salianji: Shqipëria fundoset, qeveria e Ramës fokus vetëm propagandën

11:25 | 10/02/2026
Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

Shtetet evropiane përgatiten të ndalojnë mediat sociale për të miturit

11:22 | 10/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com