Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Panucci: Spanja ka yje, por do ti luftojmë 95’ minuta(Video)

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Panucci: Spanja ka yje, por do ti luftojmë 95’ minuta(Video)

Cristan Panucci ka dalë në konferencën e fundit para ndeshjes që do të zhvillohet në Alikanta përballë Spanjës. Trajneri Kombëtares Shqiptare ka deklaruar se nëse lojtarët nuk luftojnë me të gjitha fuqitë në ndeshje të tilla që i sheh e gjithë bota, më mirë të ndërrojnë profesion. Ne zbresim në fushë për të fituar dhe të tregojmë dinjitetin, sepse një rezultat i mirë me Spanjën është historik për në.

Çfarë ndeshjeje prisni nesër?

Pres një ndeshje serioze dhe nuk kemi ardhur këtu për të qenë viktima e Spanjës. E respektojmë Spanjën dhe do tregojmë seriozitet ndaj saj. Spanja ka një ekip shumë të mirë dhe shumë të madh. Duam t’i hapim sa më shumë punë Spanjës.

A keni emocione që riktheheni në Spanjë?

Rikthehem pas shumë vitesh në Spanjë, por nuk kam asnjë emocion të veçantë. Mendjen e kam vetëm te skuadra ime dhe tek lojtarët e mi.

Çfarë u keni sugjeruar lojtarëve tuaj për këtë ndeshje?

Kjo është një ndeshje që do shumë kujdes. Është një ndeshje që do ta shohë e gjithë bota. Lojtarët duhet të jenë të motivuar dhe me shumë dëshirë. Nëse nuk kanë dëshirë për të luftuar, më mirë të ndryshojnë profesion.

Keni parë ndeshjen e parë me Spanjën, çfarë do të donit të ndryshonit?

Çdo trajner ka mënyrën e vet të të luajturit. Kemi lojtarë të ndryshëm dhe janë në gjendje të ndryshëm. Duhet të luftosh gjatë gjithë kohës, madje për 95 minuta, sepse nëse e humb përqendrimin për një minutë, atëherë Spanja të ndëshkon.

Si do të luani?

Do të luajmë me tre mesfushorë. Kemi tre mungesa të rëndësishme, por gjithsesi ata që do të jenë në fushë do të japin më të mirën e mundshme.

A do të sulmojmë apo do të përpiqemi që të pësojmë sa më pak?

Ne do të luajmë me kurajë, por duhet të bëjmë kujdes. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë të gjithë mundësitë tona. Spanja nuk të lë të luash, por gjithsesi ne do të bëjmë lojën tonë.

Ju e njihni futbollin spanjoll, tani që ktheheni si trajner, çfarë ndjeni? Si do ta shfrytëzoni çështjen “Pike” që është hapur së fundmi në Spanjë?

Sinqerisht unë mendoj se Pike është njeri me karakter dhe një njeri i drejtpërdrejtë. Nuk dua ta ngatërroj këtë ndeshje me çështje politike, por unë e vlerësoj shumë Piken për karakterin që ka. Ai është lojtar i një niveli shumë të lartë. E respektoj shumë. Mendoj se nuk do të ketë problem që të menaxhojë si duhet situatën.

Rezultati për Shqipërinë nuk ndryshon gjë, por për Italinë mund të ndryshojë. Ju e keni menduar ndonjëherë këtë?

Unë do të doja që ekipi shqiptar të bëjë historinë me një rezultat të mirë, sepse është e rëndësishme për ne që të marrim një rezultat pozitiv. Megjithatë, nëse Spanja do të fitojë, ne do t’i japim dorën.

https://www.youtube.com/watch?v=1-WABYfIK6Q&ab_channel=FederataShqiptareeFutbollit

Tags: ‘YJE’95’ minutaluftojmëpanuccispanja

TË LIDHURA

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë
Aktualitet

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin
Aktualitet

Aksident pranë Kopshtit Zoologjik në Tiranë, taksia përplas motomjetin

19:30 | 11/02/2026
Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.
Ekonomi

Aeroporti i Vlorës bllokohet në gjykata; MACBO kërkon auditim ndërkombëtar.

18:43 | 11/02/2026
Next Post
“Fake news” u kthye në biznes, ja sa mund të fitohet prej lajmeve të rreme

“Fake news” u kthye në biznes, ja sa mund të fitohet prej lajmeve të rreme

Tirana mposht Shpresat në miqësore

Tirana mposht Shpresat në miqësore

Nadal me lehtësi në çerekfinalet e Pekinit

Nadal me lehtësi në çerekfinalet e Pekinit







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës
Kosovo

Kurti prezanton kabinetin e ri qeveritar në Kuvend; ja ministrat e qeverisë së Kosovës

by mirseda
22:25 | 11/02/2026
0

Mandatari për formimin e Qeverisë së re, Albin Kurti ka prezantuar kabinetin qeveritar para deputetëve të legjislaturës...

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

“Vajza ime më e fortë”, Beatrix Ramosaj publikon foto të nënës në spital: “Fitorja jote është pranë”

21:49 | 11/02/2026
Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

Itali, Meloni me “dorë të hekurt” kundër emigrimit të paligjshëm, miratohet paketa e re ligjore

21:38 | 11/02/2026
Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

Përleshje në Parlamentin turk, disa të plagosur në spital – zbardhen detajet dhe pamjet e incidentit

20:47 | 11/02/2026
Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

Operacion antidrogë në Elbasan: 3 të arrestuar, sekuestrohen 45 kg kanabis dhe armë

20:45 | 11/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com