Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Christian Panucci ka ftuar në Kombëtare, kapitenin e Kosovës U-21, Ardian Ismajlin. Lajmi është bërë i ditur nga “Gazeta Olle”. Sipas kësaj medie, futbollisti ka pranuar ftesën e Panuçit dhe ka kërkuar leje nga FFK, për tu larguar.
Ismajli ka patur hatërmbetje që nuk u aktivizua me Përfaqësuesen A të Kosovës, kështu që ka pranuar ftesën e kuqezinjve. Lojtari shihet si një talent, teksa ai është dhe kapiten i Kosovës U-21. Më parë tekniku italian krijoi pakënaqësi me Federatën Kosovare të Futbollit, pasi i dërgoi ofertë talentit Edon Zhegrova.