Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Panucci nuk është frikacak, më mirë se De Biasi

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Panucci nuk është frikacak, më mirë se De Biasi

Ishte një ndeshje e mirë e Shqipërisë. Shoh që kemi një trajner që nuk kënaqet me pak siç ka ndodhur deri tani me teknikët e mëparshëm të Kombëtares. Dhe tani duhet t’i përgjigjet edhe skuadra në fushë. Po kërkon që, edhe me kundërshtarët më të fortë siç ishin Spanja dhe Italia, t’i imponojë edhe lojën. Luajtëm me dinjitet dhe këtë e tregon edhe fakti se sa shumë u gëzua Italia.

sadiku kielini

PJESA E PARË – Skuadrat u vendosën mirë në fushë. Italia e nisi me skemën 4-2-4 dhe ne me 4-3-3. Italia e ka shumë të vështirë të na bëjë presion dhe ka vetëm një avantazh të lehtë në zotërimin e topit. Por, nuk arrin që me katër sulmuesit të na bëjë presion. Mbrojtja jonë, e ndihmuar edhe nga Basha, është e vendosur shumë mirë.

Ishte një nga pjesët më të bukura të pjesës së parë kur mbrojtja jonë dilte shumë mirë me kombinacione nëpërmjet Bashës dhe i afrohej zonës së Italisë. Sigurisht, treguesit teknikë janë më të favorshëm për Italinë, edhe pse nuk kishte supremaci. Në fillim të ndeshjes, ne godasim dy herë portën, ndërsa Italia shfaqet për herë të parë në minutën e 21-të dhe krijon direkt rast për gol. Hera e parë që shkojnë në portën tonë dhe krijojnë rast për të shënuar. Ishte një Itali në kulmin e mobilizimit, pasi kishte lënë edhe dy pikë me Maqedoninë në fushën e vet.

kandreva gol shqiperi itali

PJESA E DYTË – Ishim dinjitozë në lojë dhe tentuam ta barazonim rezultatin deri në fund. Në momentin e golit, u bë një gabim. Një mbyllje e Agollit, që nuk u shoqërua nga Grezda dhe kundërshtari përfitoi. Është eksperienca e skuadrave të mëdha. Me ekipe të mëdha si Spanja apo Italia, ne luajmë me dinjitet. Por, kur bëhet fjalë për kualifikimin, përballë kundërshtarëve të tillë është shumë e vështirë. Vendi i tretë në grup është një premisë dhe rritje e përgjegjësisë për të gjithë që Shqipëria të kërkojë të ecë më lart. Megjithatë, kur ke Italinë përballë, mendoj se ishte një paraqitje dinjitoze.

veseli imobile

TAKTIKA – Italia e vendosur me katër sulmues nuk arriti të na bënte dot presion në mbrojtje, pasi ne dilnim shumë bukur me katër mbrojtësit tanë dhe Bashën. Krijuam epërsi në mesfushë duke mos lejuar kundërshtarin që të na bënte presion. Në mesfushë kishim Bashën, Kaçen dhe Memushajn, ndërsa Italia kishte vetëm Parolon dhe Garialdinin. Mendoj se duhet të kemi më shumë cilësi në sulm. Sadiku nuk ra shumë në sy sepse kishte përpara dy kolosët, Panuçi-Kielini.

Lojë e mirë e jona nga krahët me Grezdën, Latifin dhe Roshin. Kandreva ishte thuajse inekzistent, pavarësisht se luajti gjatë të gjithë lojës. Po ashtu, edhe dy pykat, Eder dhe Imobile ishin në hije. Golashënuesi më i mirë i Italisë nuk arriti që të shënonte. Këto janë detaje të vogla me të cilat dua të them se edhe Italia me sulmues klasi nuk arriti që të dominonte.

Panuci 2

KRAHASIMI DE BIAZI-PANUÇI – Shoh një mentalitet që nuk e kam parë asnjëherë tek asnjë trajner deri tani në gjithë këto vite. Panuçi është një trajner që mendon për të mirën e skuadrës dhe jo për vete siç ka menduar De Biazi në fillimet e veta përpara se të vinte rasti i kualifikimit në Europian. Edhe në takimet ku mund të kërkonim fitoren për të ecur më shumë në grup, De Biazi nga frika që të mos mundej, hynte në lojë për të barazuar.

Te Panuçi shoh një trajner që ka ambicie për të ecur përpara dhe kjo u pa në ndeshjen me Spanjën dhe Italinë. Ai kërkon gjithmonë më tepër dhe kjo është shumë e rëndësishme. Sigurisht, tani duhet t’i përgjigjet edhe kualiteti i lojtarëve. Për shembull, Basha luajti shumë mirë, por trajneri e zëvendësoi, pasi dihet që ai aq minuta mund të japë. Ndërrimet ishin efikase dhe u freskua loja, por kaq janë mundësitë. U bë dy herë që Kaçe luan në formacion.

De BIAZI

Është po ai lojtar që ka qenë, por këtu hyn zgjedhja e trajnerit. Ky është avantazhi i Panuçit me të tjerët. Kishte nevojë skuadra për një organizator, por nuk luajtëm me Kukelin, por me Bashën. Panuçi i shfrytëzoi në mënyrë të përsosur këto tri ndeshje. Arriti ta mbajë skuadrën në vendin e tretë dhe futi edhe frymën e vet të lojës. Këto janë avantazhet që kemi fituar tani në këtë mbyllje të edicionit. Panuçi nuk luajti me 2 mbrojtës në krah, qoftë majtas apo edhe djathtas siç bënte De Biazi.

Kujto Lilën që e aktivizonte sulmues vetëm për të mbuluar mbrojtësit kundërshtarë. Një ndryshim i madh në mentalitet. Aspekti mbrojtës i skuadrës realizohet pra me lojtar sulmues krahu dhe jo demode me mbrojtës. E lavdëroj Panuçin, pasi shoh se ka ambicie për të bërë më shumë se të tjerët. U përshtat shumë mirë. I pa të gjithë lojtarët në një hark të shkurtër kohor dhe i mori përgjigjet e veta.

Hysaj dhe Insinje

Nëpërmjet përgjigjeve, po shohim edhe lëvizjet, Grezda në formacion, vazhdon Roshi të luajë titullar apo të tjera me radhë. Me kohën që do të ketë në dispozicion Panuçi, do të shohim një skuadër edhe më të mirë. Edhe pse nuk ka eksperiencë si trajner, me sa duket ndikon eksperienca me lojtarë të mëdhenj, po ndikon.

Sigurisht, ka përfituar edhe nga trajnerët që e kanë stërvitur dhe mbi të gjitha me Kapelon, me të cilin ka punuar. Më pëlqen mënyra e lojës që bën. Kritikat më parë i kam pasur për trajnerët, ndërsa te ky nuk shoh deri tani ndonjë problem.

Tags: De Biasiështëfrikacaknukpanucci

TË LIDHURA

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit
Aktualitet

Kreu i FSHF-së,uron Vitin e Ri 2026:Mirënjohje për të gjithë kontributorët e zhvillimit të futbollit

11:00 | 31/12/2025
Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola
Sport

Ronaldo nuk fshihet, tregon objektivat: Nuk lë futbollin pa arritur 1000 gola

18:44 | 30/12/2025
Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”
Sport

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

19:30 | 27/12/2025
Next Post
Katalonja, a ka Madridi një plan për parandalimin e pavarësisë?

Katalonjë/ Presidenti pritet të shpallë pavarësinë, rreth Parlamentit ka policë dhe traktorë

Buffon kthehet në Shqipëri shumë shpejt

Buffon kthehet në Shqipëri shumë shpejt

Ish-funksionari i OKB-së: Ja pse pavarësia e Katalonjës s’mund të krahasohet me Kosovën

Ish-funksionari i OKB-së: Ja pse pavarësia e Katalonjës s’mund të krahasohet me Kosovën







JU REKOMANDOJMË

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

Doktor Edi Tushe jep këshillat e tij për ushqimin e të sapolindurve

16:59 | 20/03/2021
Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

Reshjet e dendura në Kukës/ Përmbyten rrugë dhe lagje në qytet, banorët të izoluar

09:08 | 06/01/2026
Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

Dy zakone në rrjetet sociale që po na shkatërrojnë ngadalë jetën

16:38 | 25/12/2025
Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

Miri flet për bashkëshorten : “Gjithçka e bëj sipas saj, jam i varur tek ajo”

17:00 | 05/01/2026




TË FUNDIT

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….
Showbizz

Kunatat janë si motra? Reagimi epik i Monika Kryemadhit: Avash mo avash, unë me motrën e Ilirit….

by mirseda
22:03 | 06/01/2026
0

Raporti i Selin me Gretën, si dy kunata në perspektive pasi kjo e fundit ka një lidhje...

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

Situatë e rënduar nga reshjet në Gjirokastër, kryebashkiaku apel banorëve: Evitoni lëvizjet!

21:49 | 06/01/2026
Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

Keijsi dhe Stelina bashkë, Selin nuk i ruan vendin Mirit, Kristi ulet pranë saj dhe e puth

21:43 | 06/01/2026
Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

Moti i keq në Kosovë, Malisheva shpall gjendje të jashtëzakonshme nga përmbytjet

20:58 | 06/01/2026
Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

Përmbyten disa lagje në Gjirokastër, përroi i Ficos del nga shtrati, biznese të shumta ‘nën ujë’

20:01 | 06/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com