Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Pandeli Majko: Rama humb nëse nuk rikandidon Veliajn, rasti kur i dorëzova dorëheqjen

7 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pandeli Majko: Rama humb nëse nuk rikandidon Veliajn, rasti kur i dorëzova dorëheqjen

Ministri i Diasporës, Pandeli Majko ka qenë i ftuar dje në “A show” me Adi Krastën, ku ka treguar shumë të pathëna. Lajmi më i bujshëm është fakti që Majko i kishte dorëzuar Ramës dorëheqjen e tij, por kryeministri ia kishte refuzuar. Sipas ministrit, dorëheqja është bërë ditën që u votua ligji për prishjen e Teatrit Kombëtar, por ai kishte ndërruar mendje pasi Rama i kishte folur si mik dhe jo si kryeministër.

Po ashtu, ministri i Diasporës komentoi thashethemet se Rama nuk do e kandidojë më Veliajn si kryebashkiak, teksa tha nëse kjo ndodh është vetë kryeministri ai që humbet më shumë se vet Veliaj.

Më poshtë biseda e plotë me Krastën:

Çfarë frazash janë shkëmbyer mes teje dhe Kryeministrit në Parlament për çështjen e Teatrit? Çfarë i the e çfarë të tha?

E pse duhet ta them tani këtë.

Në interes të publikut.

Po nuk më duket me kaq interes.

Ka pasur një shkëmbim batutash?

Sigurisht kemi shkëmbyer, dallohet qartë dhe në TV, nuk besoj se përbën një sekret kjo.

Pse, për shembull e merr ti tani në kuptimin, si e merr pyetjen time, përse nuk dëshiron që të paktën të thuash çfarë i the, jo çfarë të tha?

Po kam një kontratë me Kryeministrin.

Një kontratë që thotë se nuk duhet të flasësh?

Jo, s’duhet të bëj interesantin më shumë se ç’duhet.

Ti ia lejon Kryeministrit të bëjë interesantin më shumë se ç’duhet? Në marrëdhënie me? Në marrëdhënie me ty ose me të tjerët?

Unë e kam mik, në radhë të parë e kam mik. Kjo është arsyeja pse jam në qeveri, kjo është arsyeja se pse pranova të bëhem ministër edhe pa më thënë.

I ke bërë ndonjë pyetje vetes Pandi, pse Kryeministri ka ndaj teje një sjellje relativisht si me thënë jo domosdoshmërisht të përulur, por të kujdesshme. Si me thënë, me çfarë mund ta kishte trembur ti atë?

Me asgjë. Unë të nesërmen shkova i dorëzova dorëheqjen.

Të cilën ai nuk e pranoi, duke thënë çfarë?

Unë nuk kisha ndërmend ta pranoja mospranimin e tij, por boll disa fjalë që nuk vinin nga Kryeministri, por vinin nga Edi, që unë të thashë e kam mik, më ndryshuan mendjen.

Ti je pjesë e asaj që sot quhet qeverisja si “Rilindje”?

Jo, unë i them shkurt “RL”, por…

Pra, je pjesë e “RL”-së?

Do më hanë kokën kolegët kur ta dëgjojnë këtë intervistë, nëse e dëgjojnë. Problemi është i tillë. Nuk besoj që ka një diferencë mes një rilindësi dhe një socialisti. Në thelb janë disa elementë që në një moment të caktuar të fushatës elektorale u shprehën. Por që mua të më thuash ke diferencë nga një kolegu yt që është më i ri dhe po e quajmë rilindës, kjo do ishte qesharake.

Po ti, si e ndien veten, më shumë socialist apo rilindës?

Tek unë s’ka asnjë diferencë. Aktualisht në PS ka një prurje goxha të madhe, sidomos pas 2013-ës. Dikush mund t’i quajë rilindës, dikush mund t’i quajë me një emër tjetër, ç’rëndësi ka. Ata janë produkti i asaj që po prodhon PS-ja në pushtet. Sot janë prodhim i pushtetit, nesër mund të jenë prodhim i të qenit në opozitë. Në thelb kështu krijohen politikanët. Nuk krijohen në mënyrë tjetër, si qofte.

Çfarë raporti ke ti me zotin Veliaj?

Raport të mirë pune.

Mund të ndodhë që nëpër takime, nëse ti do kishe marrë një njoftim që një grup njerëzish brenda PS-së me në krye kreun e Bashkisë së Tiranës, që domosdoshmërisht të kërkon që të jetë konkurrent edhe këtë herë për Bashkinë e Tiranës dhe nëse ndodh kështu, ai e fiton betejën. Pra, nëse ka një grupim, i cili kërkon të bëjë një ndryshim politik brenda PS-së. Pra, t’i marrë Ramës pozicionin e partisë me shpresën që më pas të bëhet Kryeministër. Këtë aksion, ti e mbështet, nuk e mbështet, e kundërshton apo je inert?

Si ta përkthej unë këtë. Mendon që Erion Veliaj, të abstraktojmë bashkë, do kërkojë t’i zërë vendin Edi Ramës duke qenë Rama në kokë të vet Kryeministër i Shqipërisë?

Po.

Të lutem. Nuk besoj. Nuk ndodh.

Nuk beson apo nuk ke informacion.

Nuk ndodh.

Mund të ndodhë që Kryeministri të mos e vendosë Veliajn për kryetar të Tiranës dhe nëse ndodh, pse duhet ta bënte?

Nuk kam informacion, e kam dëgjuar si thashethem. Por mendoj se Rama do dëmtonte veten më shumë se sa Erionin.

Duke qenë se je socialist. Dëshiron që qeverisja të vazhdojë edhe këto 2 vite...

Do doja që të kishte një PD më të fortë se kjo, mund të duket si provokim si një njeri që ka konflikt interesi të shprehet për opozitën se jam qeveritar.

Ju nuk e fshihni lumturinë që ata janë të dobët për momentin. Si mund t’i duash ti më të mirë që ata ta heqin PS që sot nga pushteti dhe të vijnë vetë?

Unë mendoj se Basha pikën më të fortë sot ka dobësinë. Por ajo që është e pakuptueshme është ekipi. Është një njeri që nuk ka ekip rreth vetes. Një ekip që nuk mungonte kur ishte Berisha në drejtimin e PD-së. Folëm pak për njëshin e fortë etj.. PD përgjithësisht u profilizua mbase edhe për shkak të jetëgjatësisë së Berishës në krye të PD-së. Tani ne duhet të njohim faktin që Basha drejton sot një strukturë që funksiononte me një njeri. A ia ka arritur apo do ia arrijë? Kjo është një përgjigje që i takon demokratëve dhe jo mua.

Ti je veshur në mënyrë konservative pasi ke ardhur nga Kuvendi, pasi fakti që Rama në festat e fundit provokoi me qëllim duke veshur atë dollomanë… Brekushet.

Po. Çfarë ju bëri përshtypje. Ju bën përshtypje shëndeti mendor i njerëzve të politikës?

Jo, miku im. Rama shprehet me mënyrën e tij dhe ai është një perceptivist revolucionar i një natyre shumë të veçantë.

Ma thuaj shprehjen që ta kuptojë dhe publiku.

Pra, një njeri që merret me atë që duket. Ai shpesh do që të nxisë që të merresh me atë që do ai dhe jo me atë që do ti. Ato brekushet, ti do ti kuptosh me këtë që po them unë.

Këtë e ka kuptuar i gjithë elektorati. Pyetja është kur do flasë Kryeministri për punësimin, për borxhin dhe rininë që po ikën dhe kur do bëhen në Kuvend këto biseda.

E ka sjellë situatën në një mënyrë të tillë që 90% e bisedave që konsumohen në sytë e publikut duken jo serioze. Dhe mos më thuaj që ky nuk quhet art.

Disi. Arti i gënjeshtrës dhe i propagandës.

Nuk besoj, por më bëhet qejfi që ti pranon se arti ekziston.

Je i shqetësuar ti për një raport relativisht të paplotë dhe jo domosdoshmërisht bazuar mbi një platformë interesante bashkimi dhe kohezioni mes Shqipërisë dhe Kosovës aktualisht? Të rezulton se janë më të ftohta me njëra-tjetrën?

Mbledhja e fundit ishte një nga mbledhjet me konkrete në këndvështrimin tim, për sa i takon marrëveshjeve. Tani gjërat janë më të qarta dhe konkrete, ka data ekzakte për t’u realizuar këto marrëveshje. Pra, maksimumi brenda gjashtëmujorit të parë të vitit gjërat do të nisin, duke filluar me doganën e Durrësit që do përdoret edhe për Kosovën, apo kufiri që do të jetë i hapur mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Politika ka një problem të madh me administratat e të dyja shteteve tona. Mentalitetet e tyre kanë nevojë të nxiten, por unë në këtë pikë i vë faj më shumë administratës shqiptare. Ti je ministri i Diasporës. Ç’është kjo diasporë për ty?

Është e dyta e gjithçkaje që ka të bëjë me konceptin shqiptar, është jeta e dytë, historia e dytë e pashkruar, është mënyra e dytë se si ne e përjetojmë botën dhe do të jetë rilindja e dytë, ashtu siç e kuptoj unë, e një kombi që shtrihet nga Alaska deri në Australi.

Në jemi të shpërndarë në të gjithë botën, por rizbulojmë veten, duke gjetur shqiptare nga Ukraina deri në fshatrat më të humbur të Italisë, me arbëreshët tanë dhe jemi duke rindërtuar ADN, por jo ADN ashtu siç e mendojmë ne, me një lidhje me dërgesa librash e kështu me radhë, por të një kombi që po funksion në një mënyrë të re.

Jemi ndër kombet e rralla si Izraeli dhe Irlanda dhe disa kombe të tjera, që i kanë të gjitha gjasat të funksionojnë brenda një projekti të jashtëzakonshëm që quhet Kombi Global. Por këtë histori të re teknologjike që po vjen, asgjë nuk është çudi.

TË LIDHURA

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit
Aktualitet

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025
Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite
Aktualitet

Biznesi i bulmetit evazion fiskal marramendës, 10 mln euro të fshehura në dy vite

21:07 | 12/08/2025
3644 denoncime për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta
Aktualitet

3644 denoncime për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

20:33 | 12/08/2025
Next Post

Jeta e Luka Modric: Nga tmerret e luftës tek 'Topi i Artë'

Jeton mes bombave, Messi “braktis” djaloshin afgan

Jeton mes bombave, Messi “braktis” djaloshin afgan

Cikalleshi shënon supergol në Turqi, Kupa kompeticioni i preferuar (Video)

Cikalleshi shënon supergol në Turqi, Kupa kompeticioni i preferuar (Video)

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

Kandidati i zgjedhur Agron Malaj, i dënuar për armë pa leje/ Zbardhet vendimin e Gjykatës së Matit

16:43 | 06/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë
Kosovo

Raporti amerikan “shkund” Kosovën: Gazetarë të sulmuar, presion politik dhe vetcensurë

by mirseda
22:37 | 12/08/2025
0

Departamenti amerikan i Shtetit e ka publikuar të martën raportin më të ri lidhur me respektimin e...

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

Ukraina godet me dron thellë në Rusi, qytetarët xhirojnë me telefon momentin e sulmit

22:24 | 12/08/2025
Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

Flakëve nuk i shpëton as Kosova, 11 vatra zjarri vijojnë të jenë aktive

22:21 | 12/08/2025
Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

Ndërron jetë një person nga AIDS, 19 raste të reja me HIV këtë vit

21:35 | 12/08/2025
Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

Zjarr i madh në Delvinë, shikoni si flakët kanë ‘pushtuar’ shpatin e malit

21:31 | 12/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com