AKU i ka vënë drynin dy bizneseve, të cilët ushtronin aktivitetin e tyre jashtë çdo standarti. Gjatë aksionit të radhës, janë evidentuar 2 subjekte me aktivitet “Restorant”, ku kryenin veprimtari në kundërshtim me standardet e sigurisë ushqimore, si dhe në kushte të rënda higjeno-sanitare.
Gjatë kontrollit që DRAKU, Dibër bëri në subjektin restorant “Veli Krosi” në Klos, u konstatuan ambiente me myk, lagështi si dhe mjetet e punës në kuzhinë ishin totalisht të amortizuara. Ndërsa nga trupa inspektuese Vlorë u konstatua një tjetër restorant në Palasë, me kushte të renda higjeno-sanitare si dhe i paregjistruar në QKB.
Ndaj subjekteve u mor masë administrative gjobë 1.300.000, si dhe bllokim të menjëhershëm të aktiviteteve.