Ngjarja e rëndë që ndodhi dje në Laprakë ka tronditur opinionin publik. Pas vrasjes së 17-vjeçares në Laprakë, kanë dalë pamjet e automjetit Mercedes Benz, ku është qëlluar për vdekje Griselda Gjikola dhe u plagos rëndë i dashuri i saj, 23-vjeçari Erjon Bengo nga Paskuqani.
Çifti sapo kishte dalë nga një lokal ku po pinin kafe dhe hipën në makinë për t’u larguar. Është pikërisht ky automjet në foto, ku duken edhe shenjat e plumbave dhe xhami i thyer nga të shtënat.
Bengo dhe Gjikola u qëlluan me 4 plumba, teksa policia ka pohuar se në automjet ka gjetur 4 gëzhoja. Sipas mjekëve, vajza ka ndërruar jetë sapo ka mbërritur ne spital, ndërsa djali i plagosur u fut menjëherë në sallën e operacionit.
Djali që ndodhej në timon, edhe pse i qëlluar me dy plumba, i ka dhënë makinës, me targë AA 266, duke shkuar vetë në Spitalin e Traumës. Vetëm pak momente pasi ka mbërritur në urgjencë, vajza ka ndërruar jetë, pasi ishte goditur në kokë.