Presidenti i Rusisë Vladimir Putin prej kohësh mendohet të jetë njeriu më i pasur në botë. Vlerësimet thonë se vlera neto e pasurisë së Putinit është në rreth 200 miliardë dollar.
Ai bën një jetë tejte luksoze si një car, dhe thuhet se Putin ka një pallat në brigjet e Detit të Zi. Fotografitë satelitore mahnitëse të kapura nga Google Maps zbulojnë shtrirjen e shtëpive dhe bazave prej 1 miliard $.
Putini e ka mohuar plotësisht zotërimin e pallatit dhe Kremlini pretendon se pasuria e tij është shumë më modeste. Fotot e pallatit tregojnë një shteg të madh të rrethuar nga kopshte që çojnë deri në oborrin luksoz.
Ndërtesa vetë rrethohet nga një oborr në katër anët. Në anën e pasme të ndërtesës janë dy kopshte të ngjashme me një labirintin.
Është pohuar se ndërtesat rreth pallatit përmbajnë pishina, teatro dhe madje edhe një kazino private. Ambjentalistët që vizituan këtë zonë pretendojnë gjithashtu se janë ndalur nga agjentët e shërbimit sekret të Rusisë – të cilët janë të ngarkuar me ruajtjen e pronës shtetërore dhe zyrtarëve të lartë.
Kompleksi i dyshuar i pallatit të Putinit është në bregun e Detit të Zi në jug-perëndim të Rusisë në rrethin e Krasnodar Krai. Është ndërtuar gjatë mandatit të parë të presidentit rus dhe besohet të zë rreth 160,000 metra katrorë. Dhe pallati thuhet se është shitur në vitin 2011 pas akuzave për korrupsion. TIRANA TODAY