Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Pakti Molotov-Ribentrop: Një “muaj mjalti” për dy diktatorë

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
Pakti Molotov-Ribentrop: Një “muaj mjalti” për dy diktatorë

Vetëm një javë pas nënshkrimit të Paktit Molotov-Ribentrop (zyrtarisht Traktati i Mossulmimit midis Gjermanisë dhe Bashkimit të Republikave Socialiste Sovjetike) më 23 gusht 1939, nisi Lufta e Dytë Botërore me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste. Dy javë më vonë, sipas kushteve të paktit, trupat sovjetike pushtuan edhe Poloninë.

Të dyja palët kremtuan fitoren e tyre, me një paradë të “vëllazërisë” të njësive të Ushtrisë së Kuqe dhe Vehrmahtit, që marshonin krah për krah në qytetin e Brestit, të mbikqyrur nga komandanti i brigadës sovjetike Semjon Krivoshein dhe gjenerali gjerman Hainc Guderian, të cilët qëndronin përkrah njëri-tjetrit. Dy vjet më vonë, njësitë e tankeve të Guderian, ishin në dyert e e Moskës. “Muaji i mjaltit” mes dy vendeve, kishte përfunduar.

Llogaritjet e Stalinit

Një protokoll i fshehtë mes vendeve, parashikoi jo vetëm ndarjen e Polonisë, por gjithashtu vulosi fatin e shteteve të Balltikut, duke i hapur Bashkimit Sovjetik për t’i pushtuar dhe aneksuar ato. Sovjetikët, aneksuan gjithashtu krahinat rumune të Besarabisë (Moldavisë së sotme) dhe Bukovinën veriore (tani pjesë e Ukrainës), dhe territorin e çekosllovak të Rutenisë Karpatiane (sot në Ukrainë).

Pakti, e shpalli gjithashtu Finlandën si pjesë të sferës së ndikimit sovjetik, dhe BRSS e pushoi menjëherë, megjithëse forcat e saj hasën fillimisht në një rezistencë të fortë nga finlandezët në Luftën e Dimrit. Sovjetikët pushtuan fillimisht gadishullin e Karelias, dhe më pas territore të tjera finlandeze.

Më 28 shtator 1939, u nënshkrua një protokoll i mëtejshëm, që përcaktoi kufijtë e rinj, që ishin befasues për qytetarët e Bashkimit Sovjetik dhe Rajhut të Tretë, ashtu si ishte për pjesën tjetër të botës. Në fakt, Stalini dhe Hitleri e kishin përgatitur aleancën e tyre që nga viti 1938. Hitleri në veçanti e kishte me ngut:ai donte të fillonte fushatën kundër Polonisë, përpara nisjes së shirave të vjeshtës.

Qëllimi i Hitlerit me nënshkrimin e marrëveshjeve ishte e qartë, dhe shumë historianë gjermanë dhe rusë bien dakord. Ndërkohë, motivet e Stalinit mbeten të diskutueshme. “Në verën e vitit 1939, Stalini kishte ushtrinë më të madhe tokësore në botë”- thotë për DË, historiani i mirënjohur rus Mark Solonin.

“Ai mund t’ia kishte bërë të qartë Hitlerit, se nëse do të pushtonte Poloninë, miliona ushtarë sovjetikë do të mbërrinin të nesërmen në kufirin e Polonisë, dhe atëherë s’do të kishte qenë luftë. Por Stalini nuk donte të prishej me Hitlerin”. Historiani gjerman Jorg Ganzenmyler, sheh një mendim strategjik në veprimet e udhëheqësit sovjetik.

“Stalini e dinte se, herët a vonë, Hitleri do të sulmonte Bashkimin Sovjetik. Ai e njihte konceptin Lebensraum (hapësirës jetike) të Fyhrerit. Përllogaritja e tij ishte:nëse Gjermania nis një luftë me fuqitë perëndimore, atëherë Hitleri nuk do të fillonte një tjetër luftë në një front të ri. Ndërkohë, Bashkimi Sovjetik mund të vazhdonte të riarmatosej”.

Stalini shtoi ai, ishte gjithmonë i shqetësuar se fuqitë kapitaliste do të bashkoheshin, dhe së bashku do ta pushtonin Bashkimin Sovjetik. Për këtë arsye, synimi i tij ishte të shkaktonte një luftë midis këtyre fuqive. “Kjo luftë ishte për Stalinin garancia e sigurisë, në mos i gjithë pakti në vetvete”.

Ngazëllimi në Moskë

Pas nënshkrimit të paktit midis ministrave të jashtëm të dy vendeve në Moskë, Stalini ngriti një dolli për shëndetin e “Fyhrerit”. Ministri i Jashtëm sovjetik, Vjaçeslav Molotov vlerësoi ”qëllimet paqësore” të Hitlerit në një takim të Sovjetit Suprem, trupës më të lartë legjislative të vendit.

Ai e quajti luftën në vazhdim nga aleatët perëndimorë kundër Hitlerit, si të “pa kuptimtë dhe kriminale”. Më vonë, në Berlin, ai u prit ngrohtësisht nga Hitleri, Herman Gëring dhe Rudolf Hes. Gjatë 22 muajve që rezistoi ajo aleancë, shtypi sovjetik nuk sulmoi asnjëherë politikat naziste.

Filmat antifashistë u ndaluan nga kinematë. Teatrot nuk vinin më në skenë drama me përmbajtje anti-naziste. Pak para se të nënshkruhej marrëveshja, Maskim Litvinov, komisar i popullit sovjetik për punët e jashtme me origjinë hebreje, u shkarkua. Ai kishte mbështetur një aleancë me demokracitë perëndimore, dhe nuk ishte më i përshtatshëm në strategjinë e re të Moskës.

Policia sekrete dhe lidhjet ekonomike

Për të dyja regjimet, marrëveshja ishte e favorshme përtej sferës politike. Midis gushtit 1939 dhe 22 qershorit 1941, Moska i shiti Gjermanisë produkte të naftës, grurë, nikel, mangan dhe krom për prodhimin e çelikut, fosfat, dru dhe materiale të tjera. Në këmbim, Rajhu i Tretë i shiti avionë luftarakë, lëndë të parë për bombat, radio stacione, objekte industriale dhe madje edhe një kryqëzor, të cilin sovjetikët e quajtën Petropavlovsk.

Përveç kësaj, Bashkimi Sovjetik mori një hua prej 200 milionë markash. “Elementi më i rëndësishëm në bashkëpunimin gjermano-sovjetik midis viteve 1939 dhe 1941, nuk ishte bashkëpunimi mes ushtrive, por dërgesat e mëdha ekonomike”- thotë Ganzenmyler.

“Ekzistojnë raporte, madje edhe të datës 22 qershor 1941 – ditën kur Vehrmahti pushtoi Bashkimin Sovjetik – se ushtarët gjermanë hasën rrugën në trena me dërgesa sovjetike. Sovjetikët po e respektonin paktin deri në fund”.

Një tjetër “partneritet” ekzistonte midis NKVD – policisë sekrete sovjetike – dhe homologes së saj gjermane, Gestapos. Një marrëveshje e fshehtë, e miratuar nga udhëheqja sovjetike, i dorëzoi gjermanëve dhe austriakëve, antifashistët që kishin luftuar kundër Hitlerit. Qindra prej tyre, përfshirë komunisten e njohur gjermane Margaret Nojman, u dorëzuan. Shumica prej tyre u vranë.

Llogaritjet e gabuara të Stalinit

“Stalini humbi” thotë Solonin. “Nuk i llogariti mirë raportet e forcës. Ai mendonte se në frontin perëndimor do të konsumohej një masakër afatgjatë, e ngjashme me Verdunin në Luftën e Parë Botërore, por deri në qershorin e vitit 1940, Franca kishte kapitulluar. Hitleri kontrollonte pjesën më të madhe të Europës kontinentale”.

Plani i Stalini – për të hyrë më pas në skenë si një gjykatës suprem mbi qytetet e djegura, të një Europe të shpartalluar dhe të përgjakur – ishte jashtë realitetit. Edhe Ganzenmyler bie dakord me këtë qasje. “Stalini besoi deri në fund – më 22 qershor 1941 – se Gjermania nuk do të zhvillonte një luftë në dy fronte, dhe kur kjo strategji dështoi, ai u zhgënjye shumë. Nuk mundi të kishte më një pikëpamje të vetme publike, dukej sikur ishte paralizuar, plani i tij u shemb si një shtëpi prej letre”. (Burimi:Bota.al)

 

Tags: diktatorepakti

TË LIDHURA

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë
Aktualitet

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

22:37 | 14/05/2025
Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla
Bota

Deputeti vishet si fantazmë në Parlament, përjashtohet nga salla

22:28 | 14/05/2025
Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë
Bota

Mali i Zi dhe Ukraina arrijnë marrëveshje për bashkëpunim në fushën e sigurisë

15:20 | 14/05/2025
Next Post
Video/Luana nuk ndalet, paralajmëron “diçka të madhe”

Video/Luana nuk ndalet, paralajmëron "diçka të madhe"

Jeni të lodhur pas pushimeve? Ja pse keni dëshirën e madhe për të fjetur gjumë

Jeni të lodhur pas pushimeve? Ja pse keni dëshirën e madhe për të fjetur gjumë

Zbulohet pakti i fshehtë mes PS e PD

Zbulohet pakti i fshehtë mes PS e PD

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

PS humbet “bastin” për 5 me 0, demokratët fitojnë bindshëm Kavajën

09:38 | 13/05/2025
PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

PS del përtej parashikimeve, drejt mandatit të 12/ Fitorja erdhi nga Fieri, prodhon 18 mandate

19:23 | 12/05/2025




TË FUNDIT

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje
Aktualitet

“Një fisi iu dhanë 10 mijë euro për të mos votuar”, Flamur Noka gjen shkakun e humbjes në zgjedhje

by mirseda
23:03 | 14/05/2025
0

Flamur Noka ka shpjeguar humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e së dielës. Para hyrjes në...

Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij

Balluku nga Fieri: Llapaj kërkoi rinumërim dhe ofendoi, e kuptoj tensionin e tij

22:56 | 14/05/2025
‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

‘Partia Socialiste mori 10 mandate tepër’, Enkelejd Alibeaj: Faji është te sistemi

22:52 | 14/05/2025
Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

Zbulohet marrëveshja që do të nënshkruhet mes Ramës dhe kryeministrit britanik Starmer nesër në Tiranë

22:37 | 14/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com