Njëri nga ata duhet të largohet patjetër, që tek Manchester United të kthehet qetësia. Bëhet fjalë për Jose Mourinhon dhe Paul Pogba, sherri mes të cilëve ka sjellë shumë pasoja tek “Djajtë e Kuq”. Vendimi i fundit i francezit kampion bote, ishte që të bojkotonte ndeshje, a ishte shprehur se nuk do të luaj më asnjë minutë për aq kohë sa Mourinho është në pankinë, edhe nëse zgjat shumë.
Por duket se drejtuesit para se të penalizojnë Paul Pogba kanë folur me lojtarët e tjerë. Portugezi ka prishur marrëdhëniet e tij me një pjesë të mirë të lojtarëve të skuadrës dhe ajo që thellon dhe më shumë krizën e tij te “djajtë” janë rezultatet e arritura së fundmi.
Humbja ndaj West Hamit ditën e djeshme ka bërë që të rrezikohet qëndrimi i tij te United. Ndërsa sipas asaj që bënë me dije “Daily Mail” flitet se drejtuesit dhe lojtarët kanë folur në lidhje me largimin e portugezit nga “Old Traford” dhe duket se është vendosur se ai do të shkarkohet javën e ardhshme.