Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Pakti me Greqinë/ Bushati: Plotfuqishmërinë e jap unë, jo Meta!

8 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Pakti me Greqinë/ Bushati: Plotfuqishmërinë e jap unë, jo Meta!

Marrëveshja Shqipëri-Greqi duket se është në një ngërç, teksa presidenti Meta ka vënë disa kushte për t’i dhënë asaj plotfuqishmërinë. Por, duket se një nga këto kushte do të mbetet pa plotësuar.

Ditmir Bushati tha se është ai që jep plotfuqishmërinë për grupin negociator, ndërsa nga Presidenti Meta ka kërkuar vetëm autorizim.

I ftuar në “5 pyetje nga Babaramo”, ministri tha se “ligji për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare ka ndryshuar mbi bazën e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për këtë çështje”.


“Ky ligj ka dy momente; momenti i parë është ai i autorizimit, që ministri i Jashtëm duhet të marrë nga Presidenti i Republikës për marrëveshje shtetërore. Plotfuqishmëria më pas lëshohet nga ministri i Jashtëm, pasi të ketë marrë më parë autorizimin e Presidentit. Nga Presidenti i Republikës kam kërkuar autorizim për nisjen e punës në planin teknik. Bisedimet e deritanishme kanë pasur si qëllim vendosjen e besimit mes palëve, më pas fillon puna teknike”, tha ministri Bushati.

Duke iu përgjigjur komenteve të bëra për rolin që Presidenti i Republikës duhet të ketë në këto negociata, Bushati tha se kreu i shtetit njihet dhe miraton negociatat hap pas hapi:

“Unë pres autorizimin nga Presidenti i Republikës, unë do t’i lëshoj plotfuqishmërinë grupit të punës. I kam dërguar Presidentit të Republikës platformën e negociatave të ardhshme me Greqinë, objektivat që ne synojmë të arrijmë, rezultatin e pritshëm në fund të negociatave. Sipas ligjit, pasi mbyllet procesi i negocimit, Presidenti i Republikës duhet të më japë autorizim mua si ministër i Jashtëm për të lëshuar plotfuqishmërinë për firmosjen e marrëveshjes. Në këtë moment të dytë procedural, por shumë të rëndësishëm, Presidenti i Republikës ka mundësi të vlerësojë autorizimin e parë, nëse platforma dhe pritshmëritë e objektivat janë arritur me marrëveshjen që ka përpara. Më pas firmoset marrëveshja, ratifikohet në Kuvend dhe i shkon përsëri Presidentit për ta dekretuar ose jo. Marrëveshja kalon tri herë nga zyra e Presidentit”, tha Bushati, raporton Panorama.

Ministri i Jashtëm pranoi faktin që ka marrë një letër nga Presidenti Meta ku kërkohet informacion shtesë për negociatat dhe u shpreh i gatshëm për t’i dhënë kreut të shtetit çdo informacion që kërkon.

“Kam marrë letrën nga Presidenti, ku kërkon informacion shtesë. Unë kam pasur një konsultë me Presidentin e Republikës para se t’i dërgoja letrën për autorizim. Unë e kam detyrim që t’i jap shpjegime Presidentit të Republikës se ma detyron detyra. Është krejt normale që nëse Presidenti i Republikës ka nevojë për informacione shtesë, t’ia japë këto informacione në rrugë shkresore. Unë jam në dispozicion të Presidentit të Republikës për shkak të funksionit që ka dhe të detyrës që mbaj”, tha Bushati.

TË LIDHURA

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn
Aktualitet

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së
Ekonomi

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor
Aktualitet

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Next Post
“President i përbashkët”, deklarata e Ramës çorodit Greqinë

“President i përbashkët”, deklarata e Ramës çorodit Greqinë

Video/ Kush janë 3 “të fortët” shqiptarë, makthi i policisë

Video/ Kush janë 3 “të fortët” shqiptarë, makthi i policisë

Turqia shton masat, urdhër-arreste për 170 ushtarakë

Turqia shton masat, urdhër-arreste për 170 ushtarakë







JU REKOMANDOJMË

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

Kejsi Hyseni: Me Inën nuk jemi më bashkë, i bënim dëm njëri-tjetrit

22:25 | 01/04/2026
Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

Moska mohon rrëmbimin e Zelenskyt, kritikon SHBA për rastin Maduro

18:49 | 04/04/2026
Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

Adriatik Kupi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve

15:04 | 01/04/2026
Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

Trump: Do përfundojë në burg, rrjedhja rrezikoi misionin për pilotin në Iran

19:59 | 06/04/2026




TË FUNDIT

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin
Rajoni

Vrasja e 39-vjeçares shqiptare, ish-bashkëshorti pranon krimin

by mirseda
11:39 | 07/04/2026
0

Autori i vrasjes së 39-vjeçares, nga Kosova është ish-bashkëshorti i saj. Sipas hetimeve ka rezultuar se 47-vjeçari...

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

Kërkoi zëvendësimin e masës së sigurisë, GJKKO rrëzon Beqajn

11:35 | 07/04/2026
Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

Treni përplaset me një kamion, një viktimë dhe rreth 27 të plagosur në Francë

11:29 | 07/04/2026
Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

Nafta rekord në Shqipëri: 224 lek/litër, në RMV më lirë pas uljes së akcizës dhe TVSH-së

11:06 | 07/04/2026
Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

Shtëllunga tymi në Elbasan, digjen goma pranë stacionit hekurudhor

11:04 | 07/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com