U bë një kohë e gjatë që moderatorja e njëkohësisht këngëtarja Orinda Huta, përflitet për një shtatzëni të mundshme. Por duket se një lajm i tillë mbetet në kuadrin e një thashethemi, pasi çifti po shijon periudhën që janë bashkë, pa një angazhim më tepër se ai profesional.
Orinda në një intervistë për “Revista Class”, ka thënë se duan një familje të madhe.
“Me bekimin e Zotit, duam një familje të madhe”, është shprehur Orinda. E pyetur si e sheh veten si mama e ardhshme, moderatorja ka thënë: “Aaaa s’di çtë them…Unë do bëj më të mirën!”.
Orinda ka treguar gjithashtu se kur të ndodh mrekullia, lajmin do e thotë pas 3 muajve. “Do presim tre muaj më mirë! Nuk besoj se na ngut gjë. Do kemi kohë për ta shijuar vetë njëherë”.