Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Optimizmi i matur mes BE-së dhe Turqisë

9 vjet ago
in Të Gjitha
Optimizmi i matur mes BE-së dhe Turqisë

Presidenti Erdogan, ishte në Bruksel për të mbyllur vargun e takimeve kritike të muajit maj. Takimet e Erdogan-it të kryera me liderët e BE-së kaluan në një atmosferë “pozitive dhe konstruktive”. Njësoj sikurse palët i përcollën njëra-tjetrës problemet e tyre, po ashtu arritën të merreshin vesh në çështjen “të përshpejtohen marrëdhëniet Turqi-BE.”

Ky pajtim do të thotë t’i jepet “një shans” normalizimit të marrëdhënieve që u prishën në procesin e referendumit të 16 Prillit dhe pas përpjekjes për grusht shteti të 15 korrikut. Pra, sikurse administrata Trump veproi, edhe liderët e BE-së parapëlqyen alternativën “të punojmë së bashku” me Turqinë. Pa diskutim për të mos pësuar ndonjë të papritur me çështjen e emigrantëve dhe për të lehtësuar dhimbjet e transformimit që BE është duke përjetuar pas Brexit dhe NATO-s në periudhën Trump.

Para së gjithash është një përfitim i veçantë i pranueshëm në emër të palëve si një kornizë “e vazhdimit të negociatave.” Është shpresëdhënëse dalja nga spiralja “Cila do të lëshojë pe?”.  Veçse rrëzimi i shprehjeve standarde të BE-se “të ndalojmë negociatat” dhe ato të Turqisë “nuk është fundi ynë nëse BE nuk ndodh”, nuk i fshehë çështjet e nxehta aktuale.

Ankaraja duke e sjellë si rend dite nuk do të lërë pa përmendur braktisjen që kryeqytetet Evropiane i kanë bërë asaj në luftën kundër organizatave PKK dhe FETO. Por, edhe institucionet në Bruksel nuk do të heqin dorë duke kritikuar problemet “demokracia dhe të drejtat e njeriut” që sipas tyre kanë parë në Turqi.

Si pasojë e këtyre, të dyja palët e kanë të pamundur të bien dakord në lidhje me origjinën e problemeve. Sipas Ankarasë, problem bazë në marrëdhëniet mes tyre është mosrealizimi i përgjegjësive të BE-së përballë Turqisë, mënyrën se si vë në zbatim negociatat e anëtarësimit dhe neglizhenca e krizës së Sirisë. Ndërsa Brukseli vlerëson si shkakun kryesor qëndrimin negativ të Turqisë “të qenit këmbëngulëse duke u larguar nga vlerat Evropiane”. Dhe në të dy krahët nuk duhet pritur të ndryshojnë këto qasje. Atëherë, çfarë mund të bëhet për të forcuar dhe mbrojtur këtë ngutjen e re në marrëdhëniet Turqi-BE?

Duhet hequr dorë nga pritshmëritë romantike si dhënies fund të kritikave të Brukselit “demokratizimi dhe të drejtat e njeriut” dhe të Ankarasë “lufta me terrorizmin”. Për t’i futur përsëri në binar marrëdhëniet Turqi-BE, marrëdhëniet me bazë ose “përfitim” ose “vlerë” nuk duhet të bien në rrugë pa krye.

Lufta e Turqisë me terrorizmin është edhe një përfitim i përbashkët, edhe një angazhim për vazhdimin e rregullit demokratik.

Hapat në modernizimin e Bashkimit Doganor, lëvizja e lirë dhe përshpejtimi i pagesës së 3 miliard eurove të premtuara, do ta ndihmonin procesin e ri. Dhe për rrafshin “perceptim dhe ndjenjë” që është konsumuar mjaft në periudhën e fundit të marrëdhënieve mund të gjenden zgjidhjet e nevojshme. Ndalja e fushatës kundër Erdoganit që zhvillohet nëpër media dhe institucionet e Brukselit, si dhe ulja e tonit të kritikave të ashpra të Ankarasë drejtuar Perëndimit, mund të duken të dobishme nga pikëpamja e pastrimit të sfondit të marrëdhënieve dypalëshe.

Gazeta “Sabah”/ Burhanettin Duran Këtu mund të lexoni shkrimin në origjinal

 

Tags: beFETOoptimizmi i maturpkkTurqia

TË LIDHURA

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi
Të Gjitha

Administrata pushon, gjobat vijojnë/ Bizneset penalizohen edhe në ditë pushimi

11:33 | 24/03/2026
Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.
Aktualitet

Rama: Gati ligji për referendumet, synohet ulja e deputetëve dhe “shtëpi e re” për Kuvendin.

12:56 | 21/03/2026
Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.
Të Gjitha

Nafta mbi 215 lekë/litër, Rama: Pensionistët të parët që do ndihmohen, s’lejojmë spekulime.

12:49 | 21/03/2026
Next Post
Shtypi i ditës, 30 maj 2017

Shtypi i ditës, 30 maj 2017

Shtypi nga bota, 30 maj 2017

Shtypi nga bota, 30 maj 2017

Çfarë ka ndodhur më 30 maj?

Çfarë ka ndodhur më 30 maj?







JU REKOMANDOJMË

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

Përfundon faza e parë e bisedimeve SHBA-Iran në Pakistan/ Washingtoni pranon të zhbllokojë asetet

19:54 | 11/04/2026
Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

Fier/ Hyri për të grabitur banesën, por ndërroi jetë, policia: 47-vjeçari vdiq nga…

12:21 | 13/04/2026
SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

SHBA kalon dy anije luftarake në Ngushticën e Hormuzit pas kërcënimit nga Irani

19:40 | 11/04/2026
Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

Pamje dramatike nga zjarri në Tiranë, nëna largohet nga flakët me foshnjen në duar

17:32 | 14/04/2026




TË FUNDIT

U shkrumbuan dhjetëra apartamente, zjarri  pranë QSUT-së mund të jetë ndezur nga disa të mitur
Aktualitet

Zjarri nxjerr në pah mungesën e sigurimit të pronave dhe banesave në Shqipëri

by mirseda
22:21 | 16/04/2026
0

Sigurimi i banesave në Shqipëri mbetet ende një praktikë pak e përhapur, duke reflektuar një kulturë të...

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

Sherr i madh në studio/ Grida Duma nxjerr nga studio Alfred Lelën: Gishtin fute ku të duash

22:18 | 16/04/2026
Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

Britania propozon tarifim të muzeve për turistët

21:53 | 16/04/2026
Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

Gjendet i pajetë një person në Maliq, dyshohet se…

21:50 | 16/04/2026
Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

Sherr mes disa të rinjve në Lezhë, policia në vendngjarje

21:20 | 16/04/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com