Nga Flamur Vezaj/Ore e kuptoni pse njerëzit nuk ngrihen dhe nuk e besojnë opozitën! Ja përveç të tjerash edhe për këto marrëzi që bëjnë!
Po si mund të bashkohesh apo të pretendosh t’i marrësh pushtetin “Rilindjes” me “opozitar” si Shpëtim Idrizi!?!!!?
Ore keni harruar shpejt, po është i njëjti Shpëtim që e drodhi disa herë! Po si mund t’i besohet këtij njeriu përsëri! Ai ishte mashtrues, u bë doganier, më pas kaloi me socialistët, pastaj demokratët dhe në fund u bë çam!
Çam në koalicion me PD-n e kur iku PD-ja kaloi në koalicion me PS-n përsëri! Por meqënsëe ngeli pa asgjë dhe nuk e mori timonieri në tepsinë e tij, ai ktheu kokën nga PD-ja përsëri, me pretendimin të vijë në pushtet, por jo për të mirën e qytetarëve apo çamëve por të tijën personale!
Pastaj harruat, si mund të jetë ky opozitar që lufton krimin në pushtet, ku nën firmën e tij dhe siglën e partisë që uzurpoi, ai promovoi dhe kandidoi në listën e deputetëve, kriminelë!
Po, po, kriminel si A. Rakipi i njohur si Qifja, vajzën e një krimineli tjetër nga Dibra dhe po kandidatin tjetër nga Elbasani me probleme me ligjin, e mos të flasim për të tjerët që nuk fituan!
Po të njëjtët njerëz që zotëria i promovoi nën siglën e partisë së uzurpuar, sapo erdhën në Kuvend, ia dhanë dorën duke braktisur siglën e partise dhe vetë “kryetarin” për pak llokmë të tepsisë së Rilindësve! E çfarë mund të premtojë ky njeri pas gjithë këtyre!????! E si do fitohet besimi i qytetarëve, me njerëz të tillë!!!!??? Po opozita si mendon të luftojë krimin në pushtet, me njerëz që sollën po kriminelë, në pushtet!!
Epo mirë, vazhdoni e mblidhni rreth vetes njerëz të tillë se keni për t’ia dhënë “kryerilindasit” edhe një mandat tjetër siç po duket!
Edhe kjo një arsye më shume që qytetaret mos të besojnë më te kjo klasë politike se nuk ka alternative por vetëm riciklim e ndërrim kostumesh!
#hajt_suksese_në_daljen_e_radhës#