Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Editorial - Opinione

Opozita kërkon protesta me qira

8 vjet ago
in Editorial - Opinione, Të Gjitha
Pse Prokuroria nuk po bllokon librat e llogarisë së PD?

Nga Mero Baze/ Një grup punëtorësh që kanë punuar në guroret e malit të Tomorrit, mbyllur disa muaj më parë nga qeveria për shkak të dëmit mjedisor, kanë protestuar në Berat para vendit ku ishte mbledhur qeveria. Të papunët ankohen se qeveria është shkaku që ata kanë ngelur pa punë, se mbylli guroret.

Të njëjtën ankesë mund ta përsërisin dhe punonjësit e hidrocentraleve që kishin nisur punën në Kanionet e Osumit, apo dhe ata që presin të marrin leje aty.

Të protestosh ndaj qeverisë është gjëja më e lehtë dhe sporti më i përhapur në një vend të lirë.

Por protesta të tilla si kjo e punonjësve të guroreve të Tomorrit, tregon një anë të errët të kapitalizmit shqiptar, sidomos të këtyre zhvatësve të natyrës, dhe një lehtësi të padureshme të opozitës, për të marrë me qira çdo protestë në vend.

Këta jo vetëm natyrën shqiptare, por dhe vetë shqiptarët i trajtojnë si kavje eksperimentale, të cilët ose do t’u shërbejnë bizneseve të tyre, ose do të kthehen në kamikazë.

Që mbyllja e guroreve është prishja e një biznesi dhe mbyllje e disa vendeve e të punës, është e qartë, dhe këtë biznesmenët mund të ankohen në rrugë ligjore për dëmin që u është bërë, pasi të ballafaqohen me oponencën e qeverisë për dëmin që kanë bërë në natyrë. Pra beteja mes tyre dhe qeverisë tani e tutje është ligjore.

Por ideja e tyre për të përdorur ish- punonjësit si kamikazë, për të treguar gjoja se nuk kanë hallin e tyre, por hallin e disa punëtorëve të mbetur pa punë, është ide mizore.

Dhe nuk janë të vetmit. Kështu janë përdorur dhe punëtorët e rafinerisë së Ballshit për të marshuar drejt Tiranës, kështu përdoren jo rrallë herë si shantazh dhe punonjës të kompanive të mëdha, që herë pas here kanë konflikte me shtetin.

Përdorimi i punëtorëve të varfër dhe të pashpresë si kamikazë të pronarëve problematikë, është një sinjal se sa i egër është kapitalizmi shqiptar dhe si arrin t’i shfrytëzojë punëtorët e varfër jo vetëm kur janë në punë, por dhe kur janë pa punë.

Vendimi i qeverisë, që më në fund të heqë disa vija të kuqe në malin e Tomorrit dhe Kanionet e Osumit, për të mos ndërtuar hidrocentrale dhe për të mbyllur guroret, është një vendim që jo vetëm duhet mbështetur, por duhet bërë i sigurtë, me qëllim që të nxitet industria e turizmit, të përparojë dhe të jetë e sigurtë, se ajo nuk do të ndeshë me zhvillimin industrial në zonë. Ajo zonë ka nevojë të garantojë turizmin dhe jo guroret apo HEC-et. Turizmi është një industri që atje mund të fusë lekë në çdo shtëpi, ndoshta edhe tek këta punëtorë të varfër që i keqpërdorin për protesta, por mbi të gjitha, bën të qartë perspektivën e zonës dhe e orienton atë drejt investimeve.

Tani opozita që bëhet entuziaste nga protesta të tilla, duhet të bëjë kujdes të mos identifikohte me guroret dhe HEC-et, edhe pse e dimë që ajo i ka dhënë ato leje. Në mungesë të ideve të saj për të bërë opozitë, ajo është bërë si ata biznesmenët që marrin biznese me qira ngaqë nuk kanë idetë e tyre. Dhe opozita jonë del në mëngjes në punë, shikon kush ka ndonjë ide për protestë dhe ua marr protestën me qiraa, duke dalë në mbështetje të saj. Por shpesh herë mund të fitojë më shumë po nuk foli për marrëzi të tilla. E vetmja gjë që duhet të thotë në këto raste, është që  biznesmenët që keqpërdorin varfërinë dhe makthin e punonjësve të mbetur pa punë, nga biznesi kriminal i tyre./Tema/

TË LIDHURA

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!
Editorial - Opinione

Ursula von der Leyen: Koha për të ndërtuar një Evropë të pavarur!

13:20 | 20/01/2026
QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!
Editorial - Opinione

QSUT pa energji elektrike, psikiatri Neli Demi: Krim institucional!

09:19 | 20/01/2026
Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…
Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë ndan deklaratën e Marco Rubios: Liria e shprehjes, vlera themelore e…

10:07 | 16/01/2026
Next Post
Më i miri në fitoren me Lariusën, Kaçe vjedh zemrat e tifozëve

Më i miri në fitoren me Lariusën, Kaçe vjedh zemrat e tifozëve

Jetonin në kushtet e njerëzve primitivë, ndihmohen nga “Fundjavë Ndryshe”

Jetonin në kushtet e njerëzve primitivë, ndihmohen nga “Fundjavë Ndryshe”

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Shkurt?

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Shkurt?







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

Aksident pranë Dibrës, çift bashkëshortësh dërgohet me helikopter në Tiranë

16:57 | 16/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe
Aktualitet

Policia zbardh dinamikën e ngjarjes: Dy kushërinjtë tentuan të vrisnin një shtetas, u ndihmuan edhe

by mirseda
14:40 | 23/01/2026
0

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me të shtënat me armë zjarri të raportuara në Kukës....

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

Ambadadori i OSBE-së takohet me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese

14:32 | 23/01/2026
Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

Shqipëria dhe ShBA zgjerojnë bashkëpunimin në kapacitetet kibernetike ushtarake

14:28 | 23/01/2026
Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

Gjykata bullgare miraton dorëheqjen e presidentit Radev

14:15 | 23/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com