Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Të Gjitha

Kalendar historik/Çfarë ka ndodhur më 25 Shkurt?

8 vjet ago
in Të Gjitha

25 Shkurt 1873 – Lind Enrico Caruso, tenori më i madh i të gjitha kohërave

Ka patur një periudhë në SHBA, në fillim të shekullit XX, kur këngët më të dëgjuara dhe disqet më të shitura i përkisnin tenorit të famshëm italian Enrico Caruso, sidomos aria “Vesti la giubba” nga Pagliaçi. Ishte disku i parë që u shit mbi 1 milionë kopje në historinë amerikane, dhe me një çmim që e tejkalonte koston e disa biletave për një shfaqje të Carusos.

Ka ndodhur herë pas here edhe vitet e fundit që yjet e botës së operës, të kenë arritur një shkallë popullariteti të jashtëzakonshëm – Placido Domingo, Jose Carrera dhe Luciano Pavarotti, që kanë interpretuar së bashku si “Tre Tenorët”.

Megjithatë, mund të duhen 300 tenorë të stilit të tyre, për të barazuar ndikimin kulturor të Enrico Caruso. Tenori më i famshëm operistik në histori, dhe artisti më i famshëm në shitjen e albumeve në fillim të shekullit të XX-të, lindi në Napoli të Italisë më 1873.

Enrico Caruso jetoi në kulmin e një epoke e artë të artit operistik italian, me kompozitorë të mëdhenj si Pietro Mascagni, Giacomo Puçini dhe Ruggero Leoncavallo, që po shkruanin një pjesë të rëndësishme të repertorit bazë të shekullit të ardhshëm:Cavalleria rusticana, Tosca dhe Pagliaçi, sa për të përmendur disa pjesë.

Caruso kishte interpretuar në opera të ndryshme të botës, nga Shën Petersburgu në Rusi, në Buenos Aires në Argjentinë, para se të zhvillonte vizitën e tij të parë në Shtetet e Bashkuara në vitin 1903. Ai do të rrikthehej në SHBA vitin e ardhshëm, dhe do të bëhej pjesë e  përhershme e Operas Metropolitane të Nju Jorkut për pjesën e mbetur të karrierës së tij profesionale.

Gjatë 15 viteve që pasuan, Caruso regjistroi një numër të madh ariesh me gjatësi prej 3-4 minutash Pasi një një sëmundjeje të gjatë, Enrico Caruso vdiq më 2 gusht 1921, në vendlindjen e tij në Napoli, jo shumë larg vendit ku kishte lindur 48 vjet më parë.

25 shkurt 1932 – Adolf Hitlerit i jepet shtetësia gjermane për të garuar në zgjedhjet presidenciale

Më 1932, Hitleri synonte të garonte në zgjedhje kundër presidentit të moshuar Paul von Hindenburg. Në fjalimin e tij i 27 janarit 1932 në Klubin e Industrisë në Dyseldorf, morrën për herë të parë pjesë një numër i madh industrialistësh nga më të fuqishmit në Gjermani.

Edhe pse Hitleri ishte larguar nga Austria që në vitin 1913, ai nuk e kishte fituar ende shtetësinë gjermane, dhe për pasojë nuk mund të garonte për një post publik.

Megjithatë në muajin shkurt, qeveria e landit të Brunvikut, në të cilën garonte Partia Naziste, i caktoi Hitlerit një post të vogël administrativ, dhe e bëri atë një qytetar të Brunsvikut më 25 shkurt 1932. Kjo i dha mundësinë të garonte në zgjedhjet presidenciale.

Qytetari i ri gjerman garoi kundër Hindenburgut, i cili u mbështet nga një gamë e gjerë partish nacionaliste, monarkiste, katolike, republikane e madje socialiste. Një tjetër kandidat ishte komunist, dhe një tjetër anëtar i një partie të krahut të djathtë. Fushata e Hitlerit quhej “Hitler über Deutschland” (Hitleri mbi Gjermaninë).

Emri kishte një kuptim të dyfishtë:përveç një referimi ndaj ambicieve të tij diktatoriale, ai i referohej faktit se kishte bërë fushatë duke udhëtuar me avion nga njëri qytet në tjetrin. Hitleri u rendit i dyti në të dyja raundet, duke arritur të marrë më shumë se 35 përqind në  raundin e dytë të zgjedhjeve në prill të atij vitit. Megjithëse humbi ndaj Hindenburgut, ato zgjedhjet e vendosën Hitlerin si një alternativë realiste në politikën gjermane.

25 shkurt 1948 – Komunistët marrin pushtetin në Çekosllovaki

Nën presionin e Partisë Komuniste Çekosllovake, presidenti Eduard Benesh lejon krijimin e një qeverie e dominuar nga komunistët. Ndonëse Bashkimi Sovjetik nuk ndërhyri fizikisht (siç do të ndodhte më 1968), vëzhguesit perëndimorë e cilësuan ngjarjen si një grusht shteti komunist thuajse të papërgjakshëm, dhe si një shembull të ekspansionit sovjetik në Europën Lindore.

Skena politike në Çekosllovaki pas Luftës së Dytë Botërore ishte komplekse. Eduard Benesh, ishte kreu i qeverisë çeke në mërgim në Londër gjatë luftës, dhe u rrikthye në vendlindje më 1945-ën, për të marrë kontrollin e një qeverie të re kombëtare pas tërheqjes së ushtrisë sovjetike në korrik të atij viti.

Zgjedhjet kombëtare të vitit 1946, prodhuan një përfaqësim të rëndësishëm për partitë majtiste dhe komuniste. Benesh formoi një koalicion me këto parti në kabinetin e tij. Por kur elementë të moderuar në qeverinë çeke, ngritën mundësinë e pjesëmarrjes së vendit në Planin Marshall të SHBA-së (një program masiv i rimëkëmbjes ekonomike, i projektuar për të ndihmuar në rindërtimin e vendeve të shkatërruara nga lufta), komunistët organizuan sulme dhe protesta dhe filluan të shtypnin partitë opozitare.

Benes u përpoq me dëshpërim të mbante kombin të bashkuar, por në shkurtin e vitit 1948, komunistët ia dolën të dëbojnë partitë e tjera nga koalicioni qeverisës. Në majin e po atij viti u mbajtën zgjedhjet e manipuluara ,për të vërtetuar triumfin komunist. Benesh dha dorëheqjen, ndërsa ish ministri i jashtëm Jan Masarik vdiq në rrethana shumë të dyshimta. Çekosllovakia u bë një shtet mono-partiak.

25 shkurt 1848 – Qeveria e përkohshme në Francën revolucionare , me propozimin e Louis Blanc, garanton të drejtat e punëtorëve.

25 shkurt 1956 – Në fjalimin e tij mbi kulturën e personalitetit dhe pasojat e tij, kreu i Bashkimit Sovjetik, Nikita Hrushovi, denoncon kultin e personalitetit të Josif Stalinit .

25 shkurt 1964 – Kryeministri i Koresë së Veriut Kim Il-Sung, bën thirrje për heqjen e pronësisë feudaliste të tokave, me qëllim kthimin e të gjitha fermave në kooperativa shtetërore.

25 shkurt 1986 – Presidenti i Filipineve Ferdinand Marcos largohet nga vendit pas 20 vjetësh të sundimi autoritar.

25 shkurt 1991 – Pakti i Varshavës, që mblidhte vendet komuniste, shpallet i shpërbërë.

1992 – Masakra e Khojaly:Rreth 613 civilë, vriten nga forcat armene gjatë konfliktit me Azerbajxhanin në rajonin e Nagorni-Karabakut.

25 shkurt 1994 – Masakra e Xhamisë së Abrahamit:Në Shpellën e Patriarkëve në qytetin Hebron të Bregut Perëndimor, izraeliti Baruk Goldstein hap zjarr me me automatik, duke vrarë 29 besimtarë myslimanë palestinezë, dhe plagosur më shumë se 125 të tjerë. Të mbijetuarit nga masakra, e kapën dhe e rrahën për vdekje vrasësin.

Përshtati për Tirana Today, Alket Goce

Tags: Çfarë ka ndodhur më 25 Shkurt?Kalendar historikretrospektive

TË LIDHURA

Të Gjitha

Credins Bank dhe FSHF prezantojnë kartën GOOL, një hap i ri në mbështetje të futbollit shqiptar

11:33 | 08/06/2026
Të Gjitha

Prefekti Shkëlqim Hajdari takim me Njësitë Administrative 1 dhe 2 në Tiranë

14:24 | 25/05/2026
Të Gjitha

Përpjekjet e fundit për zgjedhjen e presidentit, rinis seanca në Kuvendin e Kosovës, mungon opozita

19:47 | 28/04/2026
Next Post

Shtypi i ditës, 25 shkurt 2018

Shtypi nga bota, 25 shkurt 2018

Bes Kallaku pa fjalë dhe i përlotur, surprizat që emocionuan aktorin







JU REKOMANDOJMË

“Çmendet pas meje! Do të jemi shokë, unë s’dua!”, Noizy sqaron zanafillën e konfliktit me Cllevion

14:18 | 03/06/2026

Ekzekutimi në Kamëz/ 27-vjeçari u qëllua 10 herë, autori tentoi të vriste edhe shokun e tij

15:42 | 08/06/2026

Tragjedia në Shëngjin/ Ndërrojnë jetë dy të rinj pasi u morën nga dallgët, dy në gjendje të rëndë

17:37 | 03/06/2026

Djali i Biden: Kushner e Ivanka po ndërtojnë parajsë në Shqipëri, ju merreni me pikturat e mia

21:08 | 03/06/2026




TË FUNDIT

Aktualitet

POPULLI VENDOS/ “Rama të japë dorëheqjen?”, protestuesit aprovojnë me kartonë jeshilë

by mirseda
22:53 | 09/06/2026
0

Vijon qendra e protestuesve para Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”. Me thirrjen ‘populli vendos!’ dhe thirrjet për dorëheqje...

Interesi i mediave të huaja për protestën në Shqipëri, flet eksperti i ekonomisë

22:23 | 09/06/2026

Tubim 4 orë/ Protestuesit vazhdojnë marshimin: Edi Rama dorëhiqu, gënjeshtrave iu erdhi fundi!

22:17 | 09/06/2026

Tensione në Hormuz,Irani paralajmëron forcat e huaja të largohen pas kërcënimeve të SHBAsë për sulme

21:46 | 09/06/2026

Sheshi ‘vlon’ nga ovacionet: Arresto Belindën, pa dhënë dorëheqje nuk ndalojmë

21:26 | 09/06/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com