Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

Opozita bllokon trafikun në disa qytete. Basha: Nuk do t’ia falim Shqipërinë krimit

9 vjet ago
in Kryesore, Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Opozita bllokon trafikun në disa qytete. Basha: Nuk do t’ia falim Shqipërinë krimit

Opozita shqiptare nisi sot atë që e quan mosbindje civile.

Qytetarët e rretheve të ndryshme të vendit bllokuan pikat kryesore të qarkullimit rrugor.

Partia Demokratike caktoi nga një përgjegjës të saj për secilin pikë që do të bllokohej.

Në rrethrrotullimin e Plugut të Lushnjës u caktua Arben Ristani; në rrethrrotullimin e Rrugës së Kombit në Milot, Aldo Bumçi; në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan, Edmond Spaho; në kryqëzimin e Teknologjikut në Tiranë, Flamur Noka dhe në rrethrrotullimin “Shqiponja”, po në Tiranë, Edi Paloka.

Në orën 11:00 të paradites së sotme, në rrethrrotullimin “Shqiponja”, u mblodhën protestues nga rrethe të ndryshme të vendit. Atyre iu bashkua edhe kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Në shenjë proteste, Basha së bashku me mbështetësit e tij u ulën këmbëkryq duke bllokuar të gjithë trafikun. Për rreth 30 minuta, lideri i Partisë Demokratike dëgjoi thirrjet e protestuesve për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe shqetësimin e tyre mbi kriminalizimin e vendit nga kultivimi dhe trafikimi i drogës.

Pak minuta nga përmbyllja e protestës, kreu i Partisë Demokratike iu drejtua protestuesve, duke theksuar se opozita nuk do t’ia dorëzojë Shqipërinë, krimit dhe drogës. Sipas Bashës, vetëm qeveria teknike është alternativa për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

“Jemi të bashkuar në këtë lëvizje kombëtare dhe evropiane, të bashkuar në vendosmërinë tonë për të mos ia dorëzuar Shqipërinë, krimit dhe drogës, për të mos ia dorëzuar lirinë tonë, tiranisë së korrupsionit dhe të krimit në pushtet, por të përbashkuar, siç jemi bashkuar, qindra mijëra shqiptarë, miliona shqiptarë nga jugu në veri nga lindja në perëndim; për zgjedhje të lira dhe të ndershme, me një qeveri teknike, e cila do të largojë kriminelët nga institucionet, sipas ligjit të dekriminalizimit, që do të luftojë me të vërtetë drogën dhe paratë e drogës, që do të krijojë kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, përfshirë votimin biometrik dhe numërimin elektronik të votës së çdo shqiptari e çdo shqiptareje dhe, menjëherë pas kësaj, votimin dhe zbatimin e vetingut dhe reformës në drejtësi, sipas përcaktimeve kushtetuese dhe marrëveshjes politike të 22 korrikut. Zoti i bekoftë shqiptarët për këtë sakrificë dhe këtë qëndresë. Ky është një paralajmërim se vendosmëria e kësaj lëvizje popullore, e këtij bashkimi qytetar është e pathyeshme për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Ju ftoj ta përmbyllim këtë protestë duke u larguar me qetësi dhe paqe, pa asnjë provokim, dhe pa iu përgjigjur asnjë provokimi”, u shpreh Basha.

Protesta u përmbyll me këndimin e himnit kombëtar dhe me zhbllokimin  e trafikut. Protestuesit marshuan qetësisht drejt qendrës së Tiranës për t’u ndalur në çadrën e ngritur nga opozita përpara Kryeministrisë.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”59″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″] 

TË LIDHURA

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para
Aktualitet

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen
Aktualitet

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën
Aktualitet

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Next Post
Rama pas dollisë në Vlorë: U bënë tapë ata të çadrës duke përmendur hashashin

Rama pas dollisë në Vlorë: U bënë tapë ata të çadrës duke përmendur hashashin

E majta e Messit, kthen kampionatin spanjoll me 5 “finale” / VIDEO

E majta e Messit, kthen kampionatin spanjoll me 5 “finale” / VIDEO

Nishani firmos për t’i dhënë nënshtetësinë shqiptare Ramush Haradinajt dhe bashkëshortes së tij

Nishani firmos për t'i dhënë nënshtetësinë shqiptare Ramush Haradinajt dhe bashkëshortes së tij







JU REKOMANDOJMË

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

E rëndë në Mat/ Nipi i Nehat Kullës ndalon makinën pranë parmakut të urës dhe … policia në kërkim

08:25 | 09/12/2025
Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

Tiranë, IKMT i vendos shiritin pallatit me 14 kate. 3 katet e objektit ishin pa leje ndërtimi

17:42 | 04/12/2025
Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

Elbasan: Identifikohet autori i dyshuar që qëlloi ndaj Mond Mëhallës pasi doli nga makina

21:31 | 03/12/2025
Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

Historia e Çun Mulës, Bajraktarit të Hotit dhe Malësisë së madhe

10:35 | 14/11/2019




TË FUNDIT

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club
Showbizz

Joz Marku ngre pikëpyetje me reagimin e tij për rolin si opinionist në BBVA Fan Club

by mirseda
22:45 | 09/12/2025
0

Emri i Joz Markut është përfolur së fundmi si një nga opinionistët e mundshëm të Big Brother...

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

Tritol në një biznes në Shkodër, detajet e para

22:41 | 09/12/2025
Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

Atentati në Rinas: Shoqërohet një person nga Fushë-Kruja si i dyshuar me dijeni për ngjarjen

22:39 | 09/12/2025
Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

Korçë: 85-vjeçarja rrëzohet nga ballkoni, bie mbi kondicioner; është jashtë rrezikut për jetën

22:10 | 09/12/2025
Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

Publikohen emrat e zyrtarëve nën masa pas prishjes së pallatit

21:40 | 09/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com