Të paktën 10 punonjës policie, përfshirë edhe Shefin e Stacionit policor të Portit Durrës, kanë përfunduar në pranga, pas një operacioni të kryer në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Të arrestuarit kanë krijuar mundësinë për kalimin e një kamioni me 8 tonë drogë në Itali, i cili u kap disa javë më parë në Ankona.
Kamioni me drogë, i cili drejtohej nga një maqedonas, kishte kaluar në Qafë-Thanë dhe nëpërmjet Portit të Durrësit kaloi në Ankona, ku u kap nga policia.
Mesa duket, kjo ka qenë edhe arsyeja e vizitës urgjente, që zhvilloi të premten Adriatik Llalla, në Prokurorinë e Durrësit.
Mes të arrestuarve mësohet se janë zyrtarë të lartë të Kufirit dhe Portit, ndërsa arrestimet po mbahen sekrete, sikurse edhe emrat e zyrtarëve të vënë në pranga.