Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

Operacioni “Barbarossa”: Dita kur Hitleri e humbi Luftën e Dytë Botërore

4 vjet ago
in Bota, Të Gjitha
Operacioni “Barbarossa”: Dita kur Hitleri e humbi Luftën e Dytë Botërore

Ditën që Adolf Hitleri urdhëroi trupat gjermane të pushtonin Bashkimin Sovjetik në orët e para të mëngjesit të 22 qershorit 1941, pra 80 vjet më parë, ai e humbi praktikisht Luftën e Dytë Botërore. Operacioni “Barbarossa”, i pagëzuar për nder të Perandorit Frederiku I, e bëri të pashmangshme disfatën e nazizmit.

Njëherazi ai e çoi luftën në një nivel egërsie të panjohur deri atëherë. Synimi i Rajhut të Tretë nuk ishte të mposhtte armiqtë e tij, por përkundrazi t’i shfaroste ato. Katër vitet e mbetura të konfliktit do të ishin ndër më të përgjakshmit në historinë e njerëzimit, jo vetëm në vijën e frontit, por edhe në pjesën e pasme, pasi në atë kohë nisi edhe vrasja sistematike e hebrenjve evropianë.

Diktatori nazist mendoi se një vend të cilin ai e konsideronte të populluar nga njerëz të dorës së dytë, do të nënshtrohej për disa javë, siç kishte ndodhur me Poloninë, Francën apo Holandën. Nga ana tjetër diktatori sovjetik Josif Stalin, një përbindësh i pamëshirshëm, besonte verbërisht – përkundër informacioneve të vëna në dispozicion të tij – se Gjermania nuk do të thyente Paktin e Mos-sulmimit që kishte nënshkruar para dy vjetësh.

Ushtria e tij, e shkatërruar gjatë spastrimeve të mëdha, ishte tërësisht e papërgatitur. Kostoja në jetë njerëzore e atij gabimi është e pamundur të llogaritet me saktësi. Por as Hitleri nuk i bëri mirë llogaritë me pafundësinë e hapësirës së territorit sovjetik, dhe as kapacitetin industrial të kësaj të fundit, dhe as me qindra mijëra ushtarët që u dërguan si përforcime nga pjesa lindore e vendit.

Historiani ushtarak britanik Entoni Bivor, një nga ekspertët më të mëdhenj të Luftës së Dytë Botërore, u përgjigj thuajse me siguri kur u pyet nëse ishte ky pushtim, ai që vulosi fatin e Gjermanisë. “Po dhe kjo ndodhi për shkak se Hitleri nuk nxori mësime jo vetëm nga disfata e Napoleonit në vitin 1812, por veçanërisht nga lufta Kinë-Japoni e vitit 1937, dhe kjo pavarësisht nga fakti që nacionalisti kinez Çang Kai Shek kishte këshilltarë gjermanë”- shprehet Bivor.

Sipas tij, nëse një ushtri sado e keq-armatosur dhe e stërvitur dobët, ka një hapësirë të madhe toke për t’u tërhequr, atëherë sulmuesi, sado i mirë-trajnuar apo mirë-armatosur, do të humbasë të gjitha avantazhet e tij.

“E vetmja shpresë e Hitlerit për fitore, ishte ta shndërronte pushtimin e Bashkimit Sovjetik në një tjetër luftë civile, duke ndërtuar një ushtri prej 1 milionë ukrainasish dhe njerëzish të tjerë anti-sovjetikë, siç tentoi të bënte. Por Fyhreri nuk pranoi që t’i vendoste sllavët nën uniformat gjermane”- thekson më tej historiani britanik.

Këtë e pranon edhe historiani tjetër britanik Xhonathan Dimblebi në librin e tij të fundit  botuar në prill me titull “Barbarossa:Si e humbi Hitleri luftën”.“Pushtimi që Hitleri bëri ndaj Bashkimin Sovjetik ishte operacioni ushtarak më i madh, më i përgjakshëm dhe më barbar në histori. Kur ushtritë e tij arritën në periferi të Moskës, brenda 6 muajsh u zhduk çdo shpresë e Hitlerit për fitore”-thotë ai.

Të gjitha shifrat përreth Operacionit “Barbarossa” janë tronditëse:Në orën 3.15 të mëngjesit me orën e Berlinit, ushtria gjermane nisi një sulm në një front 2.600 kilometra të gjatë, me bashkëpunimin e aleatëve të saj italianë dhe rumunë. Tre milionë ushtarë (148 divizione, 80 për qind e ushtrisë gjermane) morën pjesë në një ofensivë të mbështetur nga 600.000 kuaj dhe 600.000 automjete.

“Mos harroni se pushtimi gjerman ishte në thelb një operacion i varur nga kuajt”- shpjegon historiani amerikan Peter Frishe, profesor në Universitetin e Ilinoisit dhe autor i veprave të njohura si “Jeta dhe vdekja në Rajhun e Tretë”. “Kur dimri i egër rus goditi ushtrinë pushtuese, mbaroi edhe mbështetja tek kuajt”- shprehet ai.

Gjithsesi gjatë javëve të para ishte i shpejtë dhe i pamëshirshëm. Bivor tregon në librin e tij “Lufta e Dytë Botërore”, se një njësi kalorësie ishte krenare që kishte vrarë 200 ushtarë armiq në luftime dhe 13.788 civilë në pjesën e pasme të frontit.

Por me kalimin e kohës rezistenca u bë gjithnjë e më e ashpër, dhe u shtuan sulmet guerile në prapavijë. Brutaliteti i nazistëve shkaktoi ​​një reagim patriotik, por edhe një luftë të dëshpëruar për mbijetesë. Tre milionë të burgosur sovjetikë të luftës vdiqën në duart e nazistëve, nga të cilët 2 milionë vdiqën vetëm në vitin 1941, shumica e tyre nga uria.

Duke pasur parasysh këto tmerre, luftimet ishin thuajse mënyra e vetme për të pasur një shans sado të vogël për të mbijetuar. Në vjeshtë, linjat e furnizimit gjerman filluan që të prishen, pasi dhjetëra mijëra ushtarë, kuaj dhe automjetet e tyre u bllokuan në baltë.

Dimri erdhi teksa ushtarët nuk kishin veshje të përshtatshme për temperaturat siberiane. Kjo pasi Hitleri mendonte se pushtimi do të ishte çështje javësh. Me Operacionin “Barbarossa” shfarosja e hebrenjve evropianë hyri në një fazë të re. Më 31 korrik të vitit 1941, u përhap urdhri i qartë për të zhdukur komunitetet hebreje në Bashkimin Sovjetik, përfshirë gratë dhe fëmijët. Katër njësi të Einsatzgruppen – skuadrat e vdekjes – u vendosën në prapavijë për t’i kryer këto masakra. Deri në Krishtlindjen e vitit 1941, 1 milionë hebrenj ishin vrarë, shumica në Bashkimin Sovjetik.

Burimi i lajmit: https://marketresearchtelecast.com/operation-barbarossa-the-day-hitler-lost-world-war-ii/79331

Përshtatur nga TIRANA TODAY

Tags: hitleriLufta e Dytë Botëroreoperacioni barbarosa

TË LIDHURA

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë
Bota

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë

10:20 | 17/05/2025
Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!
Bota

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

10:18 | 17/05/2025
Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Liderë e BE zbarkuan sot në Tiranë, mungonte Mitsotakis, zbulohet arsyeja

22:24 | 16/05/2025
Next Post
Mashtrime financiare/ SHBA kërkon ekstradimin e biznesmenit turk

Mashtrime financiare/ SHBA kërkon ekstradimin e biznesmenit turk

‘Çmendet’ Laporta, kërkon të transferojë Ronaldon në Barcelonë

'Çmendet' Laporta, kërkon të transferojë Ronaldon në Barcelonë

Kamberi ia thotë Vuçiçit në sy: Keni vrarë popullsinë shqiptare në Kosovë

Kamberi ia thotë Vuçiçit në sy: Keni vrarë popullsinë shqiptare në Kosovë

JU REKOMANDOJMË

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

Deklarate b*mbe e Fatos Nanos: Nese nuk do te ishte Berisha ne krye…

13:09 | 13/05/2025
Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

Kandidatja e PD shpërthen pas humbjes: Më vjen turp që jam nga jugu

20:00 | 13/05/2025
Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

Mediat italiane i japin tituj takimit në gjunjë të Ramës me Melonin

14:49 | 16/05/2025
Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

Hati thyen heshtjen më në fund: Ja pse u ndava nga Jashari

22:34 | 14/05/2025




TË FUNDIT

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë
Bota

Ukrainë, humbin jetën 9 persona, plagosen 7 të tjerë

by mirseda
10:20 | 17/05/2025
0

Nëntë persona kanë humbur jetën në një sulm me dron rus ndaj një autobusi civilësh në Ukrainën...

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

Dialogu Kosovë- Serbi, Macron: Udhërrëfyesi është i qartë!

10:18 | 17/05/2025
Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

Negociatat për paqe në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont!

09:50 | 17/05/2025
Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

Rajoni ka fituar një mbështetës besnik”, Rama

09:47 | 17/05/2025
Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

Samiti, zgjedhjet dhe “Giro d’Italia”, Proda falenderon efektivët e Policisë së Shtetit dhe qytetarët

09:43 | 17/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com