Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

“Obamacare jo kushtetuese”, e ardhmja e kujdesit shëndetësor në ‘fije të perit’

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Obamacare jo kushtetuese”, e ardhmja e kujdesit shëndetësor në ‘fije të perit’

E ardhmja e kujdesit shëndetësor në Amerikë është më e paqartë se kurrë ndonjëherë më parë, pasi një gjykatës federal arriti në përfundimin se ligji i administratës së Presidentit Obama për kujdesin shëndetësor, është jokushtetues.Ligji për Kujdes Shëndetësor të Përballueshëm, osesiç quhet në përgjithësi, Obamacare, është ende në fuqi, në pritje të apeleve që mund të arrijnë në Gjykatën e Lartë Amerikane.

Në më pak se dy vjet, Presidenti Donald Trump ka zhbërë disa pjesë të rëndësishme të trashëgimisë së Barack Obamës, duke i nxjerrë Shtetet e Bashkuara nga marrëveshja bërthamore me Iranin dhe ajo e Parisit për Klimën, si edhe duke shfuqizuar një sërër urdhrash ekzekutivë për çështje që nga imigracioni deri tek standardet e ekonomisë së karburantit. Tani, një përpjekje republikane për të shfuqizuar ligjin për kujdesin shëndetësor që ka marrë emrin e zotit Obama, ka shënuar fitore në gjykatën federale.

“Ishte një vendim i madh dhe shumë i mirë”, tha Presidenti Trump.

Një gjykatës federal në Teksas ra dakord me prokurorin e përgjithshëm të shtetit republikan se Obamacare, që përdor subvencione dhe gjoba për t’i bindur amerikanët të blejnë sigurime private shëndetësore, është jokushtetues. Mbi 10 milionë vetë janë të mbuluar nga sigurimet sipas ligjit, që i ndalon kompanitë e sigurimeve të kërkojnë pagesa më të larta nga ata që kanë sëmundje kur aplikojnë.

Demokratët janë të indinjuar nga vendimi i gjykatësit.

“Patjetër që duhet të apelohet por ndërkohë republikanëve do t’u duhet të përballen edhe një herë me pyetjen: a besoni që duhet të kemi sigurime shëndetësore të përballueshme dhe që të mbulojë ata që kanë sëmundje në kohën e aplikimit. Mendoj se kjo ishte çështja kryesore që përcaktoi rezultatin e zgjedhjeve të fundit”, tha senatori demokrat, Dick Durbin.

Shumë amerikanë nuk e pëlqyen Obamacare kur hyri në fuqi, por ligji ka fituar popullaritet dhe anketat kanë treguar se shumë votues në zgjedhjet për Kongresin në nëntor, donin t’i ruanin dispozitat e tij mbrojtëse. Udhëheqësit republikanë të Kongresit nuk janë shprehur shumë për vendimin e gjykatës, ndërsa disa të moderuar brenda partisë kanë shprehur pakënaqësinë.

“Vendimi i gjykatësit ishte shumë i gjerë. Ai mund të kishte mbajtur një qëndrim më të fokusuar dhe të godiste vetëm mandatin individual dhe të mos ta prekte pjesën tjetër të ligjit. Ligji ka klauzola shumë të mira,q që duhet të mbahen”.

Por Presidenti Trump sheh një mundësi për të hartuar një ligj të ri.

“Nëse republikanët dhe demokratët punojnë së bashku, do të kemi një kujdes shëndetësor shumë të mirë, dhe ashtu duhet të ishte bërë që në fillim dhe do të ndodhë, tani ka një shans të ndodhë”, tha presidenti Trump.

Republikanët kanë argumentuar për një kohë të gjatë se askush nuk duhet të detyrohet që të blejë sigurime shëndetësore, por kanë kërkuar lehtësime në taksa për t’i bërë më të përballueshme politikat, transmeton voa. Ndërkohë demokratët më liberalë shohin një shans për diçka shumë më ambicioze, sesa Obamacare në të ardhmen: mbulim shëndetësor universal të paguar nga qeveria federale.

Tags: e ardhmjae kujdesitfijejo kushtetueseObamacareshëndetësortë perit’

TË LIDHURA

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan
Bota

Mes rrënojave të Gazës, familjet në Deir al-Balah zbukurojnë vendin për Ramazan

15:09 | 13/02/2026
Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme
Bota

Sinisha Karan zgjidhet president i Republikës Sërpska pas zgjedhjeve të parakohshme

15:07 | 13/02/2026
Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re
Bota

Konferenca e Mynihut, Sekretari i Shtetit i SHBA-së paralajmëron Evropën për një epokë të re

14:32 | 13/02/2026
Next Post
Pankina e Palermos? De Biasi: Jam i pastër, gjithmonë them të vërtetën

De Biasi në stolin e skuadrës së Serie A, me misionin ‘mbijetesa’

Mos pranoni dialog me kryeministrin/Rama shokohet me situatën tek Ekonomiku (video)

Rama i impresionuar pas takimit me pedagogë e studentë: Mësova gjëra të reja

Karikatura pikante/Klopp ‘shtyp butonin’ dhe Shaqiri shkatërron autobusin e Mourinhos

Karikatura pikante/Klopp ‘shtyp butonin’ dhe Shaqiri shkatërron autobusin e Mourinhos







JU REKOMANDOJMË

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

Gjyqtarët që votuan kundër kërkesës së Ramës

22:33 | 06/02/2026
Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

Prej pesë orësh në seancë/ Klodiana Lala: GJK merr sot vendimin për Ballukun! Detaje nga mbledhja

16:27 | 06/02/2026
Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

Plantacion kanabisi në Gjermani, arrestohen dy shqiptarë, sekuestrim 2 mln €

18:40 | 07/02/2026
“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

“Leje gruan se s’të bëri djalë…”/ Baby G trondit me rrëfimin, banorja tregon historinë e dhimbshme

16:47 | 07/02/2026




TË FUNDIT

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal
Politikë

7 të mitur arrestohen në protestë, Noka dhe Grimci: Dhunë dhe presion për akuzë si grup kriminal

by mirseda
17:12 | 13/02/2026
0

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për shtatë të miturit e arrestuar gjatë protestës së...

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

Arrestohen 3 persona në Kukës për prodhim dhe shitje të drogës, sekuestrohen 459 gram kokainë

17:04 | 13/02/2026
Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

Defekt në tubacion, probleme me ujin e pijshëm në Durrës

17:02 | 13/02/2026
Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

Shkëlqim Hajdari zhvillon vizitë në Kavajë, thekson rëndësinë e bashkëpunimit institucional

16:49 | 13/02/2026
Ekstradohet Mario Çela, gjykata lë në fuqi arrestin

Ekstradohet Mario Çela, gjykata lë në fuqi arrestin

16:23 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com