Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“NYT”: Trump ka bërë mashtrime tatimore

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha
“Trump donte vrasjen e Assadit, por të gjithë e injoruan”

Departamenti i Taksave të shtetit Nju Jork nisi një hetim pas një shkrimi të gazetës New York Times ku thuhet se Presidenti Donald Trump ka përdorur metoda të dyshimta për t’iu shmangur taksave, madje duke bërë edhe mashtrime tatimore, për të rritur ndjeshëm pasurinë e tij që e filloi me para të dhuruara nga prindërit.

Zotit Trump i pëlqen ta përshkruajë veten si njeri që e ka krijuar vetë suksesin financiar, duke thënë se e filloi gjithçka me një kredi relativisht modeste prej 1 milion dollarësh nga i ati dhe pastaj e ngriti pasurinë me anë të investimeve dhe marrëveshjeve fitimprurëse.

Por në shkrimin mjaft të detajuar të gazetës New York Times, thuhet se zoti Trump përfitoi rreth 413 milionë dollarë nga babai i tij, Fred Trump, manjat i pasurive të patundshme në Nju Jork.

Fred Trump filloi t’u kalonte para zotit Trump dhe fëmijëve të tjerë që kur ata ishin të vegjël, shkruan gazeta, madje ata edhe sot vazhdojnë të marrin të ardhura nga pasuritë e paluajtshme të të atit.

Gazeta njofton se zoti Trump e ndihmoi të atin të shtonte pasurinë duke iu shmangur tatimeve apo duke bërë zbritje taksash që gazeta i quan të parregullta.

Sipas gazetës, zoti Trump krijoi një skemë për të ulur vlerën në letër të pronave të patundshme që zotëronte, në mënyrë që të bënte zbritje të ndjeshme në faturën tatimore.

Gazeta New York Times njofton gjithashtu se zoti Trump dhe vëllezërit e motrat e tij krijuan një korporatë të rreme për të fshehur dhuratat e mëdha në para që u bënte i ati.

Sipas gazetës, të dhënat tatimore tregojnë se familja Trump pagoi vetëm një pjesë të taksave që duhet t’i paguanin qeverisë federale sipas kodit tatimor.

Shtëpia e Bardhë lëshoi të martën vonë, një deklaratë lidhur me akuzat:

“Fred Trump ka 20 vjet që nuk është më dhe është për të ardhur keq që shohim këtë sulm ndaj familjes Trump nga gazeta e dështuar New York Times. Shumë dekada më parë Agjencia e Taksave i shqyrtoi dhe i miratoi këto transaksione. Besueshmëria e New York Timesit dhe e mediave të tjera për popullin amerikan është më e ulta e të gjitha kohërave, sepse ato e kanë fiksim sulmin ndaj presidentit dhe familjes së tij 24/7 në vend që të raportojnë lajme,” tha sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders në një deklaratë.

Gazeta thotë se e bazon shkrimin e saj në intervista me ish-punonjësit e zotit Fred Trump dhe në më shumë se 100,000 faqe dokumente, përfshirë taksat personale të zotit Trump.

Tags: ka bërëmashtrimeNYTtatimoreTrump

TË LIDHURA

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste
Bota

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

21:39 | 07/07/2025
Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra
Rajoni

Tërmeti me magnitudë 5 ballë “shkund” këtë vend, ja ku ishte epiqendra

21:35 | 07/07/2025
“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”
Bota

“Panik në Francë: Sulm bletësh, 24 të lënduar”

20:24 | 07/07/2025
Next Post
Manhester United “i mbyll” gojën Paul Pogba: Nuk më lejohet të…

Manhester United “i mbyll” gojën Paul Pogba: Nuk më lejohet të...

Emrat/Burg për avokaten dhe dy qytetarë, kamerat e sigurisë u bënë gropën

Prokuroria reagon për letrën e Emiljano Nuhut: Ja çfarë ka ndodhur me hetimet

Fantastik Asani, Partizani ‘nënshtron’ Teutën në pjesën e parë (Video)

Fantastik Asani, Partizani ‘nënshtron’ Teutën në pjesën e parë (Video)

JU REKOMANDOJMË

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

Rinumërimi në Fier nxjerr skandal: Klosi manipulim votash, Jahja veproi me urdhër të Ballukut

10:25 | 02/07/2025
Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

Pasuria milionëshe që la pas Diogo Jota pas tragjedisë fatale

18:31 | 05/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019




TË FUNDIT

Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër: Taksia përplaset me kamion
Aktualitet

Aksident i rëndë në Lezhë–Shkodër: Taksia përplaset me kamion

by mirseda
08:22 | 08/07/2025
0

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur pak pas mesnate në aksin Lezhë–Shkodër, pranë degëzimit të parë...

Horoskopi 19 Mars 2024

“Horoskopi i ditës”

08:14 | 08/07/2025
“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

“Sekretet e kremit të diellit: SPF 30 apo 50?”

22:25 | 07/07/2025
Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

Sa duhet mbajtur temperatura e kondicionerit gjatë verës

22:22 | 07/07/2025
Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

Zbuloni fuqinë e limonit për rritjen e flokëve

21:49 | 07/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com