Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Kryesore

Nuk ngopet Armand Duka, kërkon një tjetër mandat në krye të FSHF-së

8 vjet ago
in Kryesore, Sport, Të Gjitha
Nuk ngopet Armand Duka, kërkon një tjetër mandat në krye të FSHF-së

Armand Duka ka zyrtarizuar kandidaturën e tij për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Kështu, ai kërkon të marrë një mandat të pestë të federatës në zgjedhjet që do të mbahen më 7 shkurt.

“Rikandidoj pas konsultimeve me grupe interesi. Jam i bindur për të vazhduar rrugën me të gjithë ju, rruga e pashmangshme na ka çuar te progresi. Jam në dispozicion të anëtarëve të Asamblesë Zgjedhore”, tha Duka ndër të tjera.

Ai mund të ketë përballë deputetin socialist Bashkim Fino, i cili pritet të zyrtarizojë sot kandidaturën e tij. 

Ndërkohë, zgjedhjet brenda FSHF-së janë kundërshtuar haptazi nga administratori i ekipit të Flamurtarit, Sinan Idrizi, i cili thotë se kreu i FSHF-së, Armand Duka po lejon manipulimin e tyre.

Në një intervistë për Tirana Today, Idrizi shprehet se problemi është mjaft i rëndë, teksa po cenohet demokracia dhe sipas tij, këto zgjedhje nuk kanë asnjë vlerë, teksa në votime do të marrin pjesë shoqata të palicencuara.

I pyetur lidhur me situatën në pritje të zgjedhjeve për kreun e FSHF-së, Idrizi shprehet:

Nëse bëhet fjalë për të hyrë në një sistem të ndershëm votimesh dhe shikojmë se një pjesë më e madhe e këtyre që do të votojnë nuk kanë lidhje me votimin, atëherë për çfarë të flasim?

Por këtu nuk flasim për një gabim njerëzor, flasim për një sistem që ka një problem shumë thelbësor. Këtu është problemi dhe këtë duhet të shpjegojnë këta.

Dhe unë nuk e kuptoj, vini re, faqja e parë e gazetës sportive nuk merret me këtë punë, por merret me batutën e Facebook-ut të dikujt.

Ku konsiston manipulimi i procesit zgjedhor, duke qenë se Fino nesër zyrtarizohet si kandidat për kreun e FSHF-së?

Mos u merrni me emrat e përveçëm. Këtu ka një asamble që organizon zgjedhjet, ka një kryetar të federatës shqiptare që është përgjegjës për këtë. Për ta thënë më thjesht, është si një qeveri që bëhet gati për përgatitjen e zgjedhjeve politike në një zonë. Dhe nëse ajo qeveri detyron dhe shpërndan certifikata të falsifikuara, atëherë që në nisje ka një start të gabuar. Ka një asamble dhe ka një president, pra që në nisje ka një start të gabuar, pasi është vërtetuar që këto shoqata nuk janë të regjistruara, nuk kanë asnjë lloj platforme, nuk kanë asnjë lloj gjëje.

A ka gisht Armando Duka në këtë proces?

Ai është përgjegjësi kryesor, ai dhe asambleja sepse nuk mund të fshihesh dot dhe të thuash po jo gjykata na ka licencuar ne! Gjithçka është e thjeshtë, këto janë shoqata të palicencuara! E kujt është përgjegjësia pastaj, është e jona?

“Ai që e organizon këtë, ai të mbajë përgjegjësinë! Është e rëndë kjo! Këtu po luhet me demokracinë, nuk ka më demokraci”, përfundoi Idrizi për Tirana Today.


Asambleja e FSHF-së ka në përbërje 66 anëtarë të cilët kanë të drejte vote, ku 8 prej tyre rezultojnë të jenë shoqata rajonale të futbollit amator. Problemi është se këto shoqata nuk figurojnë të regjistruara në gjykatë, pra janë shoqata fantazmë, të cilat njihen vetëm nga FSHF-ja por jo nga organet e shtetit shqiptar. TIRANA TODAY

Tags: Armand Dukakandidaturënngopetnukpresidenttë FSHF-sëzyrtarizon

TË LIDHURA

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026
Sport

Nations League – Silvinjo: Grup i vështirë, fokus te play-off-i i Botërorit 2026

21:33 | 12/02/2026
U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit
Aktualitet

U arrestuan gjatë protestës së 10 shkurtit, jepet nesër masa e sigurisë për 7 protestuesit

20:41 | 12/02/2026
Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total
Aktualitet

Hapën zjarr ndaj policisë në Morinë, 7 të huaj dënohen me 168 vite burg në total

18:37 | 12/02/2026
Next Post
Çelësi sol i miqësisë, gjatë udhëtimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë

Çelësi sol i miqësisë, gjatë udhëtimit midis Shqipërisë dhe Maqedonisë

Balla: Opozita i prish punë Shqipërisë! Të hënën nis puna për KLGJ dhe KLP

Balla: Opozita i prish punë Shqipërisë! Të hënën nis puna për KLGJ dhe KLP

Rritja stratosferike e çmimit të ujit, si po përplaset Veliaj me Ramën

Rritja stratosferike e çmimit të ujit, si po përplaset Veliaj me Ramën







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com