Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Kryesore

“Nuk më pëlqen sjellja”: Si refuzoi Bugatti ti shiste Zogut makinën më të shtrenjtë në botë

7 vjet ago
in Kryesore, Të Gjitha, TT
“Nuk më pëlqen sjellja”: Si refuzoi Bugatti ti shiste Zogut makinën më të shtrenjtë në botë

Njerëzit e biznesit bëjnë të pamundurën që të mbajnë pranë klientët, sidomos ata që e kanë xhepin plot. Dhe ky është një rregull, apo qoftë edhe definicion global. Por ka edhe përjashtime. Këtë përjashtim e ka bërë në vitet ’30 të shekullit të shkuar Ettore Bugatti, dizenjuesi francez me origjinë italiane, i makinave të famshme “Bugatti”, kur është njohur nga afër me Ahmet Zogun, Mbretin e vetëshpallur të shqiptarëve.

Në atë kohë kompania e tij kishte prodhuar makinën e stërmadhe “Bugatti Type 41” e njohur si “Bugatti Royale” (Bugatti Mbretëror) e gjatë 6.4 metër, me peshë 3175 kg., me tri marshe, me motorr 12.7 litërsh, me benzinë, që prodhonte 300 kuaj/fuqi dhe që në atë kohë kushtonte 30 mijë dollarë.

E konsideruar si një nga autoveturat më të mëdha dhe më luksoze të të gjitha kohërave, Ettore Bugatti kishte në plan të prodhonte 25 copë me qëllim që t’ua shiste mbretërive. Por për fat të keq, në këtë periudhë kohe, për shkak të Depresionit të Madh, mbretëritë Europiane nuk ishin duke porositur makina kaq të shtrenjta. Kështu që Ettore Bugatti prodhoi vetëm 7 copë nga të cilëat mundi të shiste vetëm 3.

Një nga porositësit ishte Mbreti Alfonso i Spanjës, por ai u rërzua nga froni pak para se të merrte makinën. Një tjetër makinë ju shit Mbretit Mihal të Rumanisë, por nuk u dorëzua asnjëherë, pasi ai e abdikoi fronin në vitin 1947, pas marrjes së pushteit nga komunistët.

Për çudi një nga blerësit e ofruar për të poseduar një “Bugatti Mbretëror” ishte edhe Ahmet Zogu, Mbreti i vetëshpallur i shqiptarëve.

Fakti është publikuar nga Beverly Rae Kimes, një autore amerikane e vlerësuar si “Zonja e Parë e Historisë së Automobilizmit” në librin e saj “Makina klasike ‘Bugatti”, viti 1990, faqe 627-640.

“The man’s table manners are beyond belief!” “Mënyrat e tij të sjelljes në tavolinë nuk janë të besueshme”. Kjo është fjalia e vetme e nxjerrë nga goja e mjeshtrit francez Ettore Bugatti si refuzim i prerë për ti shitur Mbretit Zog njërën nga shtatë autoveturat “Bugatti Royale”.

Askush nga kërkuesit e kësaj historie nuk e di motivin e vërtetë të refuzimit të ardhr në një kohë kur makinat “Bugatti Royale” ishin duke mbetur pa blerës. Deri tani dihet vetëm se refuzimi i mjeshtrit të madh ka ardhur menjëherë pasi kishte ngrënë një darkë me Mbretin e shqiptarëve. Më tej supozohet se refuzimi mund të ketë pasur lidhje me faktin që Mbretit Zog i ishin bërë disa atentate, si ai në Operën Shtetërore të Vienës, ku kishte shkuar për të parë pjesën italiane “Palaçua”.

Pra kërkuesit janë të mendimit se Ettore Bugatti i kishte aq shumë merak makinat e tij “Bugatti Type 41”, saqë nuk dëshironte që në një ditë të afërme, apo të largët, ajo të dëmtohej, kur Zogun ta qëllonin me plumba në atentatin e radhës.

Gjithsesi monarku shqiptar dikur do të kishte një makinë luksi të denjë për një mbret. Do të ishte një “Mercedes-Benz W 07” ose “Großer Mercedes“ (Mercedes i madh), i dhuruar nga diktatori gjerman Adolf Hitler me rastin e martesës së Zogut, në vitin 1938, me konteshën Geraldinë të Hungarisë.

Zogu në makinën e Hitlerit

Nga: Ferdinand Dervishi

Me 26 prill 1938, ditën kur u mbajt ceremonia e martesës së mbretit Zog të Shqipërisë me konteshën Geraldinë të Hungarisë, një automobil i lartë e anormalisht i gjatë, me një ngjyrë të kuqe të ndezur, që vezullonte në diell si një xhevahir, u rreshtua pranë një karroce me katër kuaj të bardhë. Ishte një Mercedes–Benz “Grosser” (i madh) i porsadalë nga fabrika, njëra nga dhuratat me të shtrenjta të dasmës, e firmosur pikërisht nga Adolf Hitler, diktatori gjerman që më pas do të kujtohej për keq për gjithë pjesën e mbetur të historisë së njerëzimit. Ai kishte postuar për mbretin e vendit të vogël ballkanik, një makinë që më pas do të kishte një histori krejt aventurore.

Që herë do i rrezikonte e herë do i shpëtonte kokën monarkut të vetëshpallur të shqiptarëve, teksa arratisej nga njëri shtet në tjetrin, i ndjekur nga pas prej hijes së fashistëve italianë, që e përzunë me dhunë nga froni më 7 prill 1939, pothuaj një vit pas martesës. Kjo sepse, pikërisht makina e madhe 8 cilindërshe, e dhuruar nga Hitleri, aleati më i fortë i italianëve në atë kohë, do t’i shërbente çiftit mbretëror për dy vjet me radhë si një shtëpizë e përhershme përgjatë zhvendosjes së tyre nëpër rrugët e Evropës.

Ditën e pushtimit italian të Shqipërisë, Mbreti Zog me gjithë oborrtarët e vet, të sistemuar në një autokolonë makinash që mbartnin edhe një pjesë të grabitur të thesarit të shtetit, kaloi kufirin me Greqinë në zonën e Korçës. Benz-i gjigant i dhuruar nga Hitleri ishte i pari që shkeli me kakarimë rrugët e pluhurosura të Follorinës, një ditë më pas, më 8 prill, duke frenuar gjithë zhurmë në portën e një hoteli. Por brenda pak orësh një oficer grek u shfaq dhe urdhëroi Zogun të linte vendin. Pa shijuar qoftë një orë të vetme gjumin e trazuar, Mbreti “shaloi” sërish Benzi-n e dhuruar nga Hitleri për t’u nisur drejt Selanikut. Gjeneralit Metaksa, që ishte Kryeministër i Greqisë në atë kohë, nuk ia kishte qejfi t’i linte shkas diktatorit italian Benito Musolini për t’i bërë ultimatumin e radhës vendit të tij.

Pak javë më pas, më 2 maj 1939, e njëjta makinë do të dërgonte çiftin mbretëror në Stamboll, ku guvernatori i qytetit e priti Zogun si i kishte hije një mbreti, e qarkoi me të gjitha nderet përkatëse e mbi të gjitha i foli me një ton antiitalian. Madje presidenti turk Inonu e priti Zogun në një audiencë private. Por edhe në Turqi Mbreti Zog nuk ndihej i sigurt. Mendja i thoshte se të sigurta ishin vetëm superfuqitë evropiane të vendosura dukshëm kundër fashizmit, si Franca e Anglia.

Më 1 korrik 1939 familja mbretërore bashkë me Mercedez-in dinjitoz u ngarkuan në një avullore që i çoi në Kostancë të Rumanisë. Duke qenë së Zogu ndërkohë kishte marrë garancinë anglo-franceze, mbreti Karol i lejoi ata të qëndronin në Kështjellën e Peleshit. Paradoksalisht, rrëzimi nga froni e kishte bërë Zogun një mik më se të pëlqyeshëm për disa krerë të huaj shtetesh, tashmë ai shihej si një viktimë simbolike e Boshtit Berlin – Romë – Tokio. Zogu u mundua t’ia mbushte mendjen Karolit se rrezikun më të madh për Rumaninë e përbënin Hitleri dhe Musolini dhe jo Stalini. Në Evropë, sipas tij, asokohe ekzistonin dy njerëz të çmendur ose dy budallenj që flinin gjumë: Kryemisnitri britanik Çambërlein dhe ai francez Daladje’, përpara ekspansionit fashist, kuptohet.

Katër ditë më pas, rrugëtimi i madh filloi përsëri me destinacion të radhës Poloninë. Por me të mbërritur në Varshavë, Zogu u përfshi në një aksident automobilistik, ku gati humbi jetën duke u përpjekur të shmangte një turmë polakësh kuriozë. Benz-i madh i shpëtoi kokën, por vetë makina e rrallë përfundoi në një autoservis, e dëmtuar pjesërisht. Duke parë se nuk ndodhi asgjë serioze, Zogu vendos të endej nëpër qytet dhe të vizitonte muzeumet. Më pas mori me qira disa makina, me të cilat udhëtoi për në Lituani, Letoni dhe Estoni për të shuar kuriozitetin.

Në 17 korrik, shpura mbretërore sërish e hipur në Benz-in e stërmadh, tashmë të riparuar, u largua nga Riga për të shkuar në Suedi. Në Stokholm Zogu dha edhe konferencën e tij të parë për shtyp, që pas dëbimit nga Shqipëria. I ulur pas një tavoline ku shquhej qartë flamuri shqiptar, i veshur mirë si rrallë ndonjëherë, Zogu deklaroi se çdo shqiptar e kishte për detyrë të përpiqej për lirinë e vendit të vet. Nga Suedia familja mbretërore udhëtoi për në Kopenhagen e mandej në Anvers të Belgjikës. Në Francë familja mblodh përfundimisht në Versajë, me 8 gusht 1939.

Në Francë Ahmet Zogu u mundua të dominonte faktorin shqiptar si dhe të influenconte te fuqitë e mëdha për të organizuar një front antiitalian në Shqipëri. Madje pati tratativa për aleancë me grekët, por askush nuk e kishte mendjen te Shqipëria e vogël dhe mbreti i saj i arratisur, historitë e të cilit në media silleshin më shumë rreth sasisë së të hollave, florinjve dhe xhevahirëve që kishte marrë me vete.

Para se të pranonte azilin për Mbretin Zog, “Ministria e Jashtme e Anglisë zbuloi se ai kishte të paktën 50.000 paund në monedha ari dhe 2 milion dollarë në një bankë në Manhatan (USA), me të cilat ai mund t’i lejonte vetes të shpenzonte deri në 12.000 paund në vit”. Gjithsesi shpenzimet e shumta gjatë dëbimit të tij, tregonin se pasuria e Zogut shkonte shumë më tepër se kaq. Ai udhëtonte gjithnjë me nëntë a dhjetë kasaforta jashtëzakonisht të rënda e të mëdha, të cilat mbaheshin nën survejim të vazhdueshëm. Ato përmbanin shufra ari të cilat “u bënë legjendë” në shtypin e kohës aq sa asnjëherë Zogu nuk përmendej i pa veçuar nga valixhet misterioze, për të cilat thuhej se mbanin thesare të mëdhenj duke përfshirë edhe gurët e çmuar të kurorës mbretërore, që vlenin më tepër se 1 milion paund. Raportet e llogarive bankare në bankat franceze dhe zvicerane përforcuan dyshimet e përhapura se ai ishte një milioner i “krimbur” në stërlina. Disa madje e llogarisnin pasurinë e tij nga 4 deri në 6 milion paund… Por me e habitshmja për të gjithë gazetarët hamendesues vjen me pas, kur Zogu i strehuar në Angli tenton të blejë për 10 milionë paund gazetën me të madhe britanike, “The Times”. Një tentativë që rrëfeu se pasuria e tij ishte ku e ku me tepër se sa hamendësonin gazetarët.

Me 10 maj 1940 Gjermania Naziste sulmoi Francën. Dyert e Parisit u kapën aq shpejt, sa që një pjesë e mirë e anglezeve të kategorisë VIP nuk munden të imbarkoheshin për në ishull. Kështu, një autokolonë gjigante u drejtua për në jug të Francës, në disa qytete nga portet e të cilëve po vazhdohej evakuimi. Mes këtij karvani të përberë kryesisht nga makina luksoze të markave “Bentley” e “Rolls Roice” etj., ecte kokëpërpjetë edhe Mercedez-i kuqalash i Zogut. Porse prioritet për t’u imbarkuar në anijet kishin britaniket si dhe polakët, që në atë kohë konsideroheshin si martirë të luftës.

Kur u bombardua Bordoja, sipas këshillës së Marinës Britanike, Zogu zbriti më në jug, në Bajon. Megjithëse nuk ia kishte shumë qejfi të braktiste shtetet aleate, ai mendonte se Spanja do të mund t’u siguronte viza motrave të tij. Por administrata e Gjeneralit Franko refuzoi.

Francezët i’u dorëzuan gjermanëve me 22 qershor dhe italianeve dy ditë më pas. Atë ditë, ikanakët shqiptare mësuan se disa anije tregtare ishin duke evakuar trupat polake dhe qytetarët anglezë në St. Jean de Luz. Nisen me urgjencë. Por rrugës për aty, avionë bombardues gjermanë sulmuan disa herë karvanin me makina. Në një rast kur ata u afruan shumë, Zogu nuk lëvizi nga makina duke u përpjekur të qetësonte Geraldinën sipas një mentaliteti që tek shqiptarët duket se qenka i vjetër: “Mos u frikëso, asnjë ushtar gjerman nuk do të qëllonte njerëz mbi një makinë si të Hitlerit”.

Ishte ngrysur dhe anija e fundit ishte pothuajse e mbushur plot, kur oficerët e Marinës Britanike dëgjuan zhurmën e një makine të afrohej. Ishte një Mercedez gjigant që mbartte familjen mbretërore shqiptare. Por nuk ishte e lehtë të gjeje vend në anijen e fundit. Të gjitha tratativat dështojnë me sukses dhe vetëm në fund të tyre oficeret britanikë hapin zemrën dhe bëjnë pak vend në këmbë për familjen mbretërore. Ishte nga ato kohë kur më e shtrenjtë se gjithçka bëhet koka. Kështu Benz-i i dhuruar nga Hitleri mbeti në rërën e plazhit bashkë me thesarin e vjedhur të shtetit shqiptar. Fatmirësisht anija nuk lundroi deri në agim për shkak të frikës pas një sinjalizimi për një sulm të mundshëm nga ajri. Kjo e lejoi shoferin hungarez të Zogut të bashkonte thesarin me mbretin. Në mëngjes anija ndezi motorët dhe u nis. Benzi i kuq filloi të zvogëlohej në breg, si një krijesë me shpirt që shqiptonte “lamtumirën” pas një misioni të përmbushur.

Shënim: Ky shkrim është publikuar për herë të parë nga autori në revistën KLAN, në vitin 2006

Tags: BugattimakinatZogu

TË LIDHURA

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës
Aktualitet

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

16:24 | 13/09/2025
Operacion antidrogë, asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi
Aktualitet

Operacion antidrogë, asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

16:10 | 13/09/2025
Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë
Kryesore

Banorët në lot teksa IKMT shemb bujtinat në Valbonë

14:34 | 13/09/2025
Next Post
“Çorapet e reja jepjani familjes!”, amaneti para pushkatimit në vitin 1991

“Çorapet e reja jepjani familjes!”, amaneti para pushkatimit në vitin 1991

Djali i vuan nga kanceri, rrëfimi rrëqethës i këngëtarit të njohur do iu përlotë

Djali i vuan nga kanceri, rrëfimi rrëqethës i këngëtarit të njohur do iu përlotë

I dashuri në kërkim, Elvana Gjata në hall të madh me miqtë dhe armiqtë

I dashuri në kërkim, Elvana Gjata në hall të madh me miqtë dhe armiqtë

JU REKOMANDOJMË

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

“Nuk ka zgjidhje tjetër, gjyq i shpejtë”, Trump: Kafsha që vrau me kaq dhunë vajzën e bukur ukrainase të dënohet me vdekje!

17:50 | 10/09/2025
Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

Ajlin Petrela flet për fundin e martesës me Erion Isain: S’doja që vajzat të rriteshin me trauma

18:17 | 09/09/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

Vjen reagimi i bujshëm i Elvana Gjatës pas përgjimeve të Flor Mumajesit

21:18 | 09/09/2025




TË FUNDIT

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore
Kosovo

BE kritikon Kosovën për mbylljen e zyrave të fondeve serbe për sigurime shëndetësore

by mirseda
16:45 | 13/09/2025
0

Bashkimi Evropian ka dënuar mbylljen e zyrave në Mitrovicë të Fondit për Sigurime Shëndetësore dhe Fondit për...

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

Konfiskohen makinat e braktisura/ Afat 30 ditë për t’i larguar, njoftimet kanë nisur, aksioni nis nga rrugët e Tiranës

16:24 | 13/09/2025
Operacion antidrogë, asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

Operacion antidrogë, asgjësohen në Shkodër mbi 9 mijë bimë kanabisi

16:10 | 13/09/2025
Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

Kallas: Kina, Rusia dhe aleatët po ndryshojnë rendin botëror

14:49 | 13/09/2025
Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

Njihuni me 16-vjeçarin që po udhëheq protestat e Gen Z kundër korrupsionit në Nepal

14:45 | 13/09/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com