Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Bota

“Nuk kërkojmë leje nga askush”, Erdogan i përgjigjet SHBA-së

7 vjet ago
in Bota, Rajoni, Të Gjitha, W-Instant
“Nuk kërkojmë leje nga askush”, Erdogan i përgjigjet SHBA-së

Presidenti i Turqisë Recep Tayyip Erdoğan deklaroi se vendi i tij nuk do të kërkojë lejen e askujt për të luftuar terrorizmin, transmeton Anadolu Agency (AA).

Erdoğan shkroi një artikull me titull “Bashkëpunimi Turqi-Rusi, me rëndësi kritike për zgjidhjen e krizës së Sirisë” për gazetën ruse Kommersant.

Duke theksuar se lufta civile në Siri e cila vazhdon që nga viti 2011 dhe ka shkaktuar vdekjen e qindra mijëra personave me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) kalon nga një fazë e re, rikujtoi se në bisedimet e tij me presidentin amerikan Donald Trump në muajin dhjetor, ka theksuar se Turqia është e vendosur të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të rivendosur paqen dhe stabilitetin në Lindjen e Mesme.

“Tërheqja e SHBA-ve nga Siria është një hap i drejtë. Sepse kriza në Siri mund të zgjidhet vetëm nga ato vende të cila do të shohin dobi nga shërimi i plagëve të Sirisë, ndërsa do të dëmtohen nga thellimi i tyre”, theksoi Erdoğan, duke shtuar se vendi i tij dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin e afërm me Federatën Ruse me të cilën e kanë filluar së bashku procesin e Astanas.

Erdoğan në këtë drejtim vuri në dukje se si Turqi janë në favor të një zgjidhjeje politike e cila do të mbrojë integritetin territorial të Sirisë, do të sigurojë përfaqësimin politik të të gjithë komunitetit sirian dhe do të mundësojë kthimin e njerëzve të zhvendosur nga vendet e tyre për shkak të dhunës.

Ai nënvizoi se për të arritur deri tek këto qëllime, duhet vazhduar bashkëpunimi dhe koordinimi mes Turqisë dhe Rusisë.

“Marrëveshja e Idlibit, të cilin e negociuam vitin e kaluar, është treguesi më i qartë se bashkëpunimi ynë është i rëndësishëm edhe për interesat e vendeve tona, por edhe mbrojtjen e interesave të popullit sirian”, potencoi presidenti turk.

“Pikë referimi është bazamenti i marrëveshjes”

Ai më tej ka thënë se kohëve të fundit janë dëshmitarë se disa struktura që veprojnë në SHBA, janë në përpjekje për të bllokuar vendimin e tërheqjes, e cila do të kontribuojë në përfundimin e krizës në Siri.

“Pikë referimi e këtij procesi për Turqinë është bazamenti i marrëveshjes së nxjerrë në pah në bisedimet të cilat i kam realizuar me Trump. Nga ana tjetër, vërrejmë se fjalët si ‘Turqia do të masakrojë kurdët’ ose ‘Mos të zhgënjejmë aleatët tanë kurdë’, janë lejuar të qarkullojnë për të krijuar një presion ndaj administratës së Trump. Së pari, dua të theksoj se Turqia nuk ka problem me kurdët e Sirisë dhe me asnjë shtresë që jeton brenda kufijve të fqinjit tonë”, ka shkruar presidenti turk.

“Pretendimet nuk kanë lidhje me të vërtetën”

Erdoğan ka theksuar se kjo çështje, e cila shpërfillet nga shumë qarqe në SHBA, nuk ka të bëjë me pretendimin se organizata terroriste YPG/PKK përfaqëson kurdët sirianë, por, përkundrazi, ajo i ka shkaktuar të këqija vetë shtetasve sirianë të komunitetit kurd. Presidenti turk ka thënë se mijëra kurdë sirianë që kanë ikur nga shtypjet e organizatës terroriste jetojnë prej vitesh në Turqi dhe kjo gjendje është treguesi më i qartë i realitetit. Prandaj, është shprehur Erdoğan, pretendimet e fundit nuk kanë aspak lidhje me të vërtetat.

“Ne nuk kemi ndërmend të mësojmë nga askush se çfarë duhet bërë me një organizatë terroriste e cila prej më shumë se 30 vitesh vë në shënjestër qytetarët tanë dhe të kërkojmë lejen e askujt për të luftuar terrorizmin. Ne e e ruajmë të drejtën tonë që kur të piqen kushtet, t’i shënjestrojmë terroristët të cilët kërcënojnë vendin tonë nga territori sirian”, ka shkruar Erdoğan.

Presidenti turk tha se nuk e dëshirojnë dështimin e avancimit të arritur për zgjidhjen politike dhe përfitimet e arritura në kuadër të bisedimeve të Astanas me Federatën e Rusisë, dhe theksoi nevojën e bashkëpunimit për kthimin e sigurisë dhe stabilitetit në Siri dhe rindërtimin e vendit.

Ai ka potencuar se rruga e vetme për t’i dhënë fund terrorizmit është të pengohet rimëkëmbja e organizatave terroriste, përfshirë DEASH-in, dhe, rrjedhimisht, mbyllja e rrugëve për intervenime të jashtme në Siri.

Erdoğan tha se pozicioni i Turqisë në lidhje me Sirinë është shumë i qartë, duke thënë se eliminimi i destabilitetit në kufirin jugor është i mundur përmes bashkëpunimit dhe koordinimit.

“Në këtë drejtim, jemi të detyruar të luftojmë me vendosmëri edhe kundër DEASH-it, edhe kundër zgjatimit të organizatës terroriste PKK në Siri. Problemet në rajonin tonë mund të zgjidhen në mënyrë të përhershme vetëm nga kombet fati i të cilave varet nga fati i rajonit. Tashmë ka përfunduar koha e përcaktimit të politikave sipas ballinave të gazetave dhe fushatave të medias sociale”, ka thënë presidenti i Turqisë.

Që nga fillimi i luftës civile në Siri, Turqia ka qenë vendi i vetëm që ka shpalosur planet e saj për të menaxhuar krizën humanitare dhe destabilitetin në rajon dhe vendi i vetëm që ka mbajtur premtimet, ka shkruar Erdoğan.

“Teksa nga njëra anë i kemi vazhduar ndihmat humanitare që nga fillimi i krizës, nga ana tjetër kemi potencuar se për çështjen nevojitet vetëm zgjidhje politike. Në këtë drejtim, ne jemi të gatshëm për bashkëpunime me miqtë dhe aleatët tanë për ta mbështetur luftën kundër terrorizmit, për ta ndërtuar stabilitetin dhe për ta siguruar paqen”, ka theksuar presidenti turk Erdoğan./AA

TË LIDHURA

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën
Bota

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?
Bota

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan
Bota

Austria planifikon më shumë deportime në Siri dhe Afganistan

21:05 | 23/01/2026
Next Post
Klement Balili tregon përse u dorëzua pikërisht tani dhe si arriti të fshihej nga policia

Klement Balili tregon përse u dorëzua pikërisht tani dhe si arriti të fshihej nga policia

Në fshatin ku fshihej “Eskobari i Ballkanit”, nuk punonin pajisjet elektronike

Në fshatin ku fshihej “Eskobari i Ballkanit”, nuk punonin pajisjet elektronike

Prapaskenat/Avokati i Klement Balilit flet më në fund për videot intime të politikanëve

Prapaskenat/Avokati i Klement Balilit flet më në fund për videot intime të politikanëve







JU REKOMANDOJMË

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

Pas Zvërnecit, Ivanka Trump ndalon në ‘fshatin më të braktisur’ pas viteve ‘90

14:43 | 21/01/2026
E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

E rëndë në Tiranë! 30-vjeçarja hidhet nga kati i tretë i një pallati, humb jetën

11:41 | 22/01/2026
LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

LAJMI I FUNDIT/ Kërcasin armët në Kukës, raportohet për të plagosur

14:05 | 23/01/2026
E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

E rëndë në spitalin e Shkodrës! Humb jetën 16-vjeçarja, dyshohet se…

10:14 | 19/01/2026




TË FUNDIT

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti
Kosovo

“Nuk ka amnisti për ta!” – Arrestohen komisionerët për manipulimet e votave, reagon Kurti

by mirseda
11:54 | 24/01/2026
0

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me aksionin e prokurorirsë për manipulimet e votave...

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

Aksident në Elbasan: vdes 21-vjeçari, shoferi i dehur plagoset

11:46 | 24/01/2026
Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

Akuza për korrupsion, arrestohen 3 policë, mes tyre shefi i stacionit të Orikumit

09:26 | 24/01/2026
Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

Trump sulmon Kanadanë: Refuzon “Kupolën e Artë”, zgjedh Kinën

22:40 | 23/01/2026
Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

Analiza e REL: Cilat janë dy kushtet e panjohura të SHBA-së për dialogun strategjik me Serbinë?

21:59 | 23/01/2026
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com