Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

“Nuk keni parë gjë akoma!” Cubat e FSHF-së i heqin lirinë Lorenc Jeminit

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
“Nuk keni parë gjë akoma!” Cubat e FSHF-së i heqin lirinë Lorenc Jeminit

Kur gjithë pompozitet Presidenti i FSHF-së z. Duka deklaroi atë që më pas publikisht e mohoi, se jo të gjitha gabimet e arbitrave kanë qenë të natyrës njerëzore dhe se komisionet përkatëse kanë dënuar mëkatarët, ish arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini si një prej të përjashtuarve, pati deklaruar publikisht:

“Unë tani jam i lirë, Ju nuk keni parë gjë akoma.” Kopjoi shprehjen më fshatareske të disa prej politikanëve tanë, që me pushtetin që ju ka besuar populli, thonë se akoma nuk e keni parë se çfarë jemi të aftë të bëjmë…

Por në fakt çfarë të veçante pamë nga qenia e z. Jemini në “liri ?”

Moviolistët, që z. Duka i injoroi duke deklaruar në RTSH, se ata nuk janë produkt i FSHF-së por i studiove televizive që i aktivizojnë, duke mos shprehur fare mirënjohje për sakrificën e madhe që ata bëjnë nga java në javë, duke cenuar kështu rëndë personalitetin dhe profesionalizmin e tyre, vetëm e vetëm, për të krijuar imazhin e rremë tek sportdashësit se arbitrat tanë japin vendime të drejta.

Z.Duka dhe kushdo tjetër duhet ta kuptojë se moviolistët ekzistues, në konflikti interesi me FSHF-në, i kanë sjellë një dëm shumë të madh jo vetëm fushës së arbitrimit, specialistëve në studio, por edhe vetë sportistëve dhe sportdashësve. Standardet e gjykimit për shkeljet brenda 16 metërshit janë dëmtuar shumë rëndë.

Kërkesën e vazhdueshme të bërë nga mjeshtri i madh dhe i guximshëm i gazetarisë sportive, nga i nderuari Besnik Dizdari, ka ardhur koha që studiot sportive duhet ta marrin në konsideratë.  Moviolistët në konflikt të pastër interesi me FSHF-në, duhet të merren vetëm me përgatitjen e arbitrave cilësorë dhe jo më me justifikimin e shëmtuar të gabimeve të tyre.

Po Jemini në rolin e ri të moviolistit?

Duke qenë se Jemini në këtë pozicion të ri, nuk erdhi me bekimin e shefave, por si i ftuar i Top Channel, u mendua se do të paraqiste një moviolist ndryshe, që për fat të keq nuk e pame.  Ai nuk u shkëput dot as nga e kaluara si arbitër dhe as nga hija e ish shefave të tij.  Shumë shpejt u duk se po luante me dy porta.

Justifikimi i rasteve të mos dhënies së 11 metërshave të pastër, apo dhënies së tyre në mënyrë të gabuar, pa argumentet ligjor te lojës së futbollit, e zbehu shpejtë besimin se do të shikonim një moviolist profesional.  Moviola nuk duhet trajtuar si një gjyq që i bëhet arbitrave, madje nuk duhet përmendur kurrë emri i tyre.  Movilisti duhet të jetë shumë racional dhe fjalë pak. Ai duhet të thotë se rasti që diskutojmë është penallti për këtë arsye dhe jep argumentin ose e kundërta. Por përdorimi i shprehjeve si “ky arbitër tregoi një guxim të madh qe anuloi këtë gol në sekondat e fundit “, si “penallti nuk u dha me të drejtë” e më pas si “unë do ta jepja këtë penallti”, si “edhe ishte edhe nuk ishte penallti”, ose ka një kontakt të vogël, pa argumentuar se cili ishte efekti i kontaktit ndaj lojtarit sulmues dhe a ia hoqi atij mundësinë për të shënuar etj. Janë shpjegime jo profesionale. Por gabimi më i rëndë është kur publikisht moviolisti thotë: “Sipas rregullores, penalltia jepet vetëm kur kemi prekje të topit me dore me qëllim.”  Kur ne fakt rregullorja thotë “…me qëllim dhe nga pa kujdesia.”

Por si u dënua dhe u rehabilitua Jemini. Në mënyrë institucionale apo nga cubat e FSHF-së?

Duka pat deklaruar se e dënuan komisionet përkatëse. Z. Kastrati deklaroi se komisionet nuk kanë dhënë asnjë masë dënimi?! Sidoqoftë z. Jemini jo vetëm që ju hoq titulli i Arbitrit të FIFA-s por u përjashtua edhe nga arbitrimi si një person që vendos rezultatet e ndeshjes në mënyrë të paragjykuar. Është norma më elementare morale që një i përjashtuar i tillë, nuk duhet të jetë më pjesë e FSHF-së e jo më të rikthehet si vëzhgues i arbitrave. Është plotësisht e qartë se atë nuk e dënuan komisionet përkatëse, por cubat e FSHF-së. Pikërisht ata cuba që kanë rikthyer, më shpejtë se sa i kanë dënuar edhe disa arbitra të tjerë të kapur me fakte të pa diskutueshme korruptimi me drejtuesit e klubeve. Nga cubat u dënua edhe Dhori Prifti, modeli i një njeriu dhe arbitri dinjitoz.

Por delegatët korçarë në Asamblenë Zgjedhore, nuk duhet të heshtin si deri më sot, por t’u kërkojnë cubave shpjegimin se kush e ka dënuar Dhori Priftin, motivin dhe pse nuk u ndoq rruga institucionale, pse nuk u zbatuan rregullat për largimin e tij.  Nëse janë korçarë të vërtetë e kanë për detyrë të mbrojnë nderin dhe dinjitetin e figurave të nderuara sportive të qytetit të tyre.

Po emërimi i tij si vëzhgues i FSHF-së,  është i bazuar në ligj, apo edhe ky është një vendim cubash?

Sipas rregullores lista e arbitrave dhe vëzhguesve të FSHF-së hartohet nga komisionet përkatëse dhe në fillim të çdo kampionati i dorëzohet për miratim Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së i cili ka të drejtën ligjore dhe përfundimtare të caktimit të arbitrave dhe vëzhguesve, për një sezon futbollistik të caktuar. Pra ky emërim është jo ligjor.

Duke kaluar përsëri nën vartësinë e ish shefave të tij, Jemini e humbi përsëri atë liri që e publikoi me aq bujë, por ndërkohë na hoqi mundësinë dhe ne të tjerëve për të parë atë që ai the se “Ju nuk keni parë gjë akoma.”

Sidoqoftë unë i uroj z. Jemini, që në ketë detyrë të re të vendosur me shumë dritëhije të bëhet një vëzhgues i mirë. Uroj gjithashtu, që të mos u mësojë arbitrave sesi të manovrojnë, por çfarë ata duhet të bëjnë që të arbitrojnë mirë. Nga Arsen Hoxha

Tags: akomaCubatFSHF-sëheqinJeminitkenilirinëLorencnukparë

TË LIDHURA

Luka Modric largohet me lot në sy në ndeshjen e tij të fundit nga Santiago Bernabeu
Sport

Luka Modric largohet me lot në sy në ndeshjen e tij të fundit nga Santiago Bernabeu

19:24 | 24/05/2025
Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën
Sport

Supergol nga distanca për Qazim Laçin, mesfushori kuqezi mban skuadrën në garën për Europën

18:31 | 24/05/2025
(VIDEO)Kaos në Holandë pas ndeshjes Telstar–Den Bosh, tifozët përplasen në fushë
Sport

(VIDEO)Kaos në Holandë pas ndeshjes Telstar–Den Bosh, tifozët përplasen në fushë

13:40 | 24/05/2025
Next Post
“Supermeni” Veliaj: Tirana më e sigurt se kryeqytetet e BE-së

“Supermeni” Veliaj: Tirana më e sigurt se kryeqytetet e BE-së

Itali/Qëllohet me thikë talenti shqiptar, në rrezik për jetën

Itali/Qëllohet me thikë talenti shqiptar, në rrezik për jetën

Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

Ardi Veliu me dorë të hekurt, shkarkime në të gjitha nivelet

JU REKOMANDOJMË

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

“Rrëmbim tronditës në Tiranë: Djali i biznesmenit torturohet për 5 orë – i përfshirë edhe një këngëtar i njohur!”

20:17 | 24/05/2025
Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

Tmerr nga ajri/ Aeroplani bie mbi lagje, banesa në flakë

16:04 | 22/05/2025
”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

”‘Më dërgo foto nu*o…’ – Flirti online kthehet në makth për 26-vjeçaren e martuar”

22:15 | 23/05/2025
‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

‘Kili’ i kokainës bënte namin në Durrës/ Si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij

18:58 | 21/05/2025




TË FUNDIT

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?
Aktualitet

Po Partia Demokratike çfarë do të bëjë?

by mirseda
22:54 | 24/05/2025
0

Spartak Ngjela: Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Saliu paska vendosur të mos bëjë...

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

Homazhe dhe përcjellje për Artan Lamen, familja njofton datat e ceremonive mortore

22:06 | 24/05/2025
E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë regjisori i njohur (Emri+Foto)

21:58 | 24/05/2025
“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

“Vajza me flamur”, Rama ndan foton e fitueses së “Wanderlust” in Albania 2

20:39 | 24/05/2025
“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

“E vrau në faqe – Avokati i Selimajt zbulon arsyen tronditëse”

20:26 | 24/05/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com