Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Bota

Nuk ka kohë për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike

3 vjet ago
in Bota, Të Gjitha, W-Instant
Nuk ka kohë për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike

Konferenca botërore për klimën në Egjipt, nis me paralajmërimin se nuk ka vend për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Në fillim të konferencës botërore për klimën COP27 në Egjipt, ku do të diskutohet se si mund të ndalet ngrohja globale, ministri i Jashtëm i Egjiptit, Samih Shukri, që është edhe kryesuesi i Konferencës së 27-të Botërore për Klimën në Sharm el-Sheikh tha në një deklaratë për shtyp, se nuk ka vend për vonesa në luftimin e ndryshimeve klimatike.

Paralajmërimi i tij drejtuar komunitetit botëror që më në fund të veprojë më me vendosmëri për të “shpëtuar jetë dhe bazat e jetës” në krizën klimatike duhet të përfshijë edhe vendin e tij.

Sipas “Emissions Gap Report” të Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) bota aktualisht po shkon drejt një ngrohjeje globale prej 2.8 gradësh deri në fund të shekullit.

Gjermania: Frenimi i ngrohjes globale prioritet kryesor

Prandaj Gjermania e quajti frenimin e ngrohjes globale prioritetin e saj kryesor. “Njerëzimi po shkon drejt një humnere, drejt ngrohjes mbi 2.5 gradë, me efekte shkatërruese mbi jetën tonënë të vetmin planet që kemi”, tha ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock. Bota i ka të gjitha mjetet që i nevojiten për të kufizuar krizën klimatike. “Ne e dimë se çfarë duhet bërë – të heqim dorë nga energjia fosile dhe të bazohemi tek burimet e energjetike të rinovueshme sa më shpejt të jetë e mundur.”

Në konferencën e 27-të Botërore për Klimën, e cila zhvillohet në Afrikë për herë të parë që nga viti 2016, priten 40,000 pjesëmarrës. Në COP27 përfaqësuesit e rreth 200 vendeve do të diskutojnë në Sharm el Sheikh për dy javë se si mund të rritet lufta kundër ngrohjes globale. Koha nuk pret, pasi shtatë vitet e fundit kanë qenë më të ngrohtat që nga fillimi i regjistrimeve të motit. Ngjarjet ekstreme të motit në Pakistan, Nigeri dhe Somali, kanë treguar ndër të tjera kohët e fundit dëmin e madh dhe fuqinë shkatërruese vdekjeprurëse të ndryshimeve klimatike.

Solidaritet me vendet më të varfra

Svenja Schulze, ministre për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, tha: “Në këtë konferencë klimatike, Gjermania do të jetë një ndërtues i rëndësishëm urash midis vendeve të industrializuara dhe atyre në zhvillim. Për ta bërë këtë ne duhet të pranojmë se tashmë ka dëme të konsiderueshme klimatike, veçanërisht në vendet më të varfra. Këto vende me të drejtë kërkojnë solidaritet”. /DW

Tags: ministri i Jashtëm i Egjiptitndryshimet klimatikeSamih Shukri

TË LIDHURA

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur
Bota

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar
Bota

Magyar akuzon aleatët e Orbán: Po sajohet skandal për të më shantazhuar

17:46 | 12/02/2026
Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij
Bota

Kim Jong Un zgjedh trashëgimtaren e fronit të tij

17:20 | 12/02/2026
Next Post
Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Lista Serbe dorëzon mandatet e deputetëve në Kuvendin e Kosovës

Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë…

Opozitës po i ikin në emigracion votues potencialë…

Grida Duma lë mandatin e deputetes, nis emision në “Top Channel”

Grida Duma lë mandatin e deputetes, nis emision në "Top Channel"







JU REKOMANDOJMË

No Content Available




TË FUNDIT

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja
Aktualitet

Aksident tragjik në Tiranë, vdes 23-vjeçarja

by mirseda
09:55 | 13/02/2026
0

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur mesnatën e kaluar në aksin rrugor Vorë-Fushë Prezë. 23-vjeçarja E.E,...

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

Operacion antidrogë në Korçë, arrestohen 3 persona, sekuestrohet mbi 1 kg kanabis dhe kokainë

09:48 | 13/02/2026
Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

Të shtëna me armë zjarri në një universitet në SHBA, 2 të vdekur

09:31 | 13/02/2026
Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

Drejtonte makinën nën efektin e narkotikëve, arrestohet në flagrancë 25-vjeçari në Shkodër

09:12 | 13/02/2026
Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

Humbje për mjekësinë/ Ndahet nga jeta profesor doktor Titi Tamburi

09:06 | 13/02/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com