Ndryshe nga reagimi automatik ku zakonisht njerëzit flasin për veten, ekspertët e komunikimit e lëvizin për bisedën me vetëdije, qëllimisht, duke dëgjuar gjërat e rëndësishme dhe duke folur në momentin e duhur, kur fjalët marrin vlerë. Ata e dinë pse po bisedojnë dhe kanë një qëllim të qartë në lidhje me bisedën.
Kjo është pika ku duhet t’i çoni aftësitë tuaja të komunikimit. Në thelb ka dy aftësi për të arritur stadin e një eksperti në komunikim. Pjesa më e rëndësishme është të filloni të punoni në mënyrë aktive në të dyja këto aftësi menjëherë, pa asnjë formim paraprak. Do të duhet kohë për t’i zhvilluar, megjithatë zhvillimi i tyre do t’ju shërbejë në mënyrë të vlefshme për pjesën tjetër të jetës.
- Mësoni të dëgjoni
Së pari, punoni për të përmirësuar aftësinë tuaj për të dëgjuar. Dëgjimi është si një muskul, ju duhet ta vendosni në punë që ajo aftësi të rritet. Por mos e vendosni si qëllim për çdo bisedë, sepse me shumë mundësi nuk do të funksionojë. Në vend të kësaj, vendoseni si qëllim që një herë në ditë të angazhoheni në një bisedë të caktuar vetëm për aftësimin e dëgjimit. Nëse hyni në një bisedë me këtë ide, do ta mbani mend dhe do të keni më shumë gjasa që ta praktikoni.
- Mësoni të flisni kur duhet
Së dyti, punoni për t’u përgjigjur në momentin e duhur. Për ta thënë thjesht, kjo është vetëm praktika e të menduarit para se të flisni. Të dëgjuarit dhe të folurit në kohën e duhur janë dy anët e monedhës. Për të aftësuar shqisën e të folurit në momentin e duhur, vendosni si qëllim që të hyni në bisedë me disa nga përgjigjet tuaja të gatshme.
Duke punuar me këto dy aftësi, loja juaj e komunikimit do të rritet dhjetë herë. Dhe këto aftësi nuk janë të vlefshme vetëm në jetën tuaj profesionale, ata do t’ju shërbejnë në çdo fushë të jetës. Sepse çfarëdo që të ndodhë, një ditë do t’ju duhet të dilni atje jashtë dhe të komunikoni. (TIRANA TODAY)