Futbollisti Wayne Rooney vijon të ketë probleme për shkak të konsumimit të alkoolit. Së fundmi, mësohet se anglezi është arrestuar nga policia më 16 dhjetor në aeroportin e Washingtonit, në SHBA.
Lajmi është publikuar vetëm sot, ndërsa ish-sulmuesi i Manchester United u arrestua për prishje të qetësisë publike, teksa ka qenë në gjendje të dehur.
Mësohet se sulmuesi i D.C. United po kthehej nga Arabia Saudite, ku kishte shkruar për një event. Një zëdhënës i policisë ka konfirmuar ngjarjen, teksa deklaroi se Rooney u arrestua nga policia në aeroportin e Uashingtonit. Më vonë, ai është lënë i lirë pasi ka paguar një gjobë prej 116 dollarësh. Tashmë, seanca gjyqësore për yllin e futbollit anglez do të mbahet më 24 janar.
Kujtojmë se Rooney është arrestuar edhe në shtator të 2017-ës, në Cheshire të Anglisë teksa ishte duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Në qershor të 2018, ai u bë pjesë e DC United, me të cilët nënshkroi një kontratë 3 vjeçare.