Pas deklaratës së trajnerit Gianni de Biasi, i cili konfirmoi largimin nga skuadra e kuqezinjve, ka reaguar edhe kreu i FSHF-së, Armando Duka.
De Biasi la të nënkuptohej se ishe i pakënaqur, pasi tha se ka munguar besimi ndaj tij.
Lidhur me këtë deklaratë, Duka ka thënë në një prononcim për Panorama.al, se i ka besuar trajnerit italian atë që ai e quajti “dashurinë e jetës”, duke kundërshtuar pretendimin e De Biasit.
“Nëse unë s’do kisha besim te De Biasi, nuk do t’i jepja dashurinë e jetës, Kombëtaren”, ka thënë shkurtimisht Duka për trajnerin që drejton Shqipërinë prej vitit 2011.