Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Notat e Skënderbeut/ Jashanica “muri” i korçarëve, Muzaka si asnjëherë më parë

8 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Notat e Skënderbeut/ Jashanica “muri” i korçarëve, Muzaka si asnjëherë më parë

SHEHI 7 – Fluturon në minutën e fundit si në kohët e arta, por para asaj akrobacie kishte evituar një tjetër gol thuajse të sigurt. Pyetja është: Çfarë mund të bëjë Skënderbeu pa kapitenin?

VANGJELI 6,5 – Dylufton si të mundet, por mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse. I pakalueshëm në krahun e tij edhe pse nuk e tradhton asnjëherë pozicionin taktik, por jo mjaftueshëm bashkëpunues me Takun në fazën ofensive.

RADAS – (PA NOTË) 33 minuta si luan në fushë dhe dirigjon mirë prapavijën. (Nga min 33, ALITI 6,5 – Nuk e tradhton Skënderbeun, edhe pse hyn si pa dashje në lojë. Agresiv, i vëmendshëm dhe mbi të gjitha sakrifikues. Premton shumë pa dyshim).

Mici

JASHANICA 7 – Gjigant në prapavijë dhe gabon vetëm njëherë kur e humb topin rrezikshëm para zonës së tij, por për fat e mbylli Mici. Më tej asnjë gabim dhe mjaftueshëm i ashpër për sulmuesin Taumba

MICI 7 – Shumë i rrezikshëm në ndërhyrjet në zonë, por sa shumë vrapime në krahun e tij. Tentoi me të gjitha mënyrat të shërbente, por “kolonat” serbe ishin shumë të gjata dhe të forta. Nëse Xhejms do të kishte qenë më cinik, diçka mund të ndryshonte.

Skenderbeu 2

MUZAKA 7,5 – Monumental mesfushori tiranas. Punë e pistë në mesfushë, por sa shumë klas kur merrte topin. I vetmi që krijonte frymëmarrje dhe çante në rrjetën e dendur të kundërshtarëve.

LILAJ 7 – Një ndeshje e vuajtur për korçarin, sidomos pas dëmtimit të Radasit. Serbët e markuan pa mëshirë, sepse ia kishin frikën dhe ai është mësuar të ketë një “truprojë” si Osmani ose Nimaga në ndeshjet e mëdha. Nuk bëri dot ligjin siç dëshironte, por as nuk u dorëzua ndonjëherë.

Skenderbeu-Partizani Beograd

DITA 7 – Muskuj, zgjuarsi dhe mbi të gjitha rezistencë. Vrapon në çdo cep dhe përplaset pa frikë me rivalët. Ka një moment dobësie pas daljes së Radasit, sepse serbët shtojnë forcat në mesfushë, por vazhdoi të ishte këmbëngulës. Në përmirësim të vazhdueshëm.

TAKU 6,5 – Disa veprime interesante në minutat e para, por kur ndeshja merr “flakë” mjaftohet vetëm me fazën mbrojtëse. Asnjë pasim i saktë për Souenë dhe ndoshta i duhet pak më shumë kohë që të sinkronizohet mirë me Vangjelin.

XHEJMS 6,5 – I sakrifikuar në krahun e majtë, sepse i kërkojnë vazhdimisht të bëjë Latifin. Humbet dy raste të pastra për pasimin final ndaj Soues dhe demoralizon disi shokët, por gjithsesi nuk u zhbalancua. Ra fizikisht ndjeshëm në pjesën e dytë, por ishte e pritshme.

Skenderbeu

SOUE 7 – Luan afër portës kundërshtare vetëm në 10 minutat e para, ndërsa më pas detyrohet ta prekë topin thuajse gjithnjë jashtë zonës. “Kafsha” vuan fizikun e rivalëve dhe ashpërsinë e tyre, por më shumë vuan faktin që Skënderbeu e ka të vështirë të ndërtojë aksione për të. Mbajti nën presion të vazhdueshëm rivalët dhe nuk i lejoi të sulmonin me të gjitha forcat.

TRAJNERI DAJA 7 – Në Europë i duhet gjithnjë të përballet me skuadra më të forta, më cilësore dhe më eksperte. Por ekipi i tij nuk tradhton, madje konfirmohet gjithnjë e më shumë si i barabartë. Por mos harroni se nuk e ka më Latifin… as Gavazajn, as Nimagën, as Osmanin. Iu dëmtua edhe Radas… Nuk ishte edhe aq i lehtë barazimi, apo jo…? (p.sport)

Tags: asnjëherëJashanicakorçarëvemurimuzakaNotatparëSkenderbeut

TË LIDHURA

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të
Sport

Çfarë po ndodh te Juventusi? Tifozët ‘pushtojnë’ fushën, ndërpresin miqësoren në minutën e 52-të

21:49 | 13/08/2025
Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…
Sport

Bordi miraton për Barçën garancinë prej shtatë milionë euro…

18:15 | 13/08/2025
E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë
Sport

E veçanta e këtij sezoni në Serinë A, një futbollist i Kombëtares do të luajë me numrin 10 në fanellë

17:13 | 13/08/2025
Next Post
Higuain me shumë gjasa nuk do të jetë në botëror

Higuain me shumë gjasa nuk do të jetë në botëror

PD: Një ambasador kërcënon me SMS Ramën: Mos pengo drejtësinë, ndryshe do kesh të papritura

PD: Një ambasador kërcënon me SMS Ramën: Mos pengo drejtësinë, ndryshe do kesh të papritura

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 21 tetor

Kalendari historik/Çfarë ka ndodhur më 21 tetor

JU REKOMANDOJMË

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

Shpat Kasapi sulmohet brutalisht në mes të dasmës nga dhëndri dhe dasmorët

21:32 | 09/08/2025
Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

Flakët shkrumbojnë banesa e stane, shpërthejnë dy bomba të Luftës II Botërore në Lekël, Tepelenë

20:18 | 12/08/2025
Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

Klajdi Mustaj polici hero që u fut mes flakëve dhe shpëtoi 4 të rinj

10:36 | 09/08/2025




TË FUNDIT

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?
Kuriozitete

Çfarë ndodh në trupin tone nëse hamë farat e shalqirit?

by mirseda
23:11 | 13/08/2025
0

Miti i vjetër se një shalqi mund të rritet në bark pas gëlltitjes së farave të tij...

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

Zjarrfikësit heronj që luftojnë me flakët/ Në krye të detyrës për komunitetin: Përpiqemi si të ishin shtëpitë tona

23:04 | 13/08/2025
Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

Rama ndan pamje nga kantieri i Muzeut Kombëtar të Arteve të Bukura: Kushte të avancuara për ruajtjen e veprave

22:31 | 13/08/2025
Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

Grabitja e shtëpisë së Brad Pitt, 4 adoleshentë përfundojnë në pranga

22:29 | 13/08/2025
BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

BIRN: Shqipëria në emergjencë lufton e keqpajisur me flakët

22:27 | 13/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : redaksia@tiranatoday.com

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com