Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Sport

Notat e kuqezinjve përballë Norvegjisë, Strakosha e vetmja gjë pozitive

7 vjet ago
in Sport, Të Gjitha
Notat e kuqezinjve përballë Norvegjisë, Strakosha e vetmja gjë pozitive

Shqipëria u mposht me rezultatin e ngushtë 1-0 në “Elbasan Arena” nga Norvegjia, por që mund të kishte shkuar edhe më keq. Një ndeshje dobët nga kuqezinjtë ku në fushë kishte shumë elementë të rinj, por ajo që bie më shumë në sy ishte organizimi i dobët i aksioneve. Skema e Panuccit këtë herë nuk funksionoi.

Nga Igli Çelmeta-Shqipëria humbi miqësoren ndaj Norvegjisë, duke u mundur me rezultatin 0-1 në “Elbasan Arena”. Në një ndeshje të “zezë” të kombëtares është e vështirë të japësh vlerësimet për lojtarët. Një ekip pa dëshirë dhe i shthurur. Skuadra nuk luajti me impenjimin e duhur, në mënyrë që edhe trajneri të shohë dhe të nxjerrë mësimet nga një ndeshje miqësore. Madje edhe trajneri po tregon që nuk po di si t’i marrë maksimumin ekipit. E vetmja gjë pozitive e kësaj ndeshje për ne ishte forma e shkëlqyer e Strakoshës. Tashmë jemi të qetë për shumë vite e kemi siguruar portën. Atë do ta mbrojë një talent i madh!

Strakosha– 7,5- Çfarë portieri kemi! Është vetëm 23 vjeç por ka sigurinë e një portieri veteran. Shpëton portën në 3 raste të pastra për norvegjezët. 3 pritje deçizive. Në një ndeshje të dobët të kombëtares është ai që shkëlqen, më i miri në fushë për ne. Sa i pafat që ka para vetes një mbrojtje që vetëm emrin e kishte të tillë. Por sa me fat ne që kemi një portier si ai.

Mavraj 5,5- Vjen nga një formë e dobët me Hamburgun ku ka humbur edhe vendin e titullarit në disa ndeshje. Kuptohet lehtësisht që nuk gëzon formën e duhur fizike por edhe atë mentale. Mavraj është i lodhur. Nuk ka sigurinë e dikurshme. Shkakton shumë faulle, i ngadaltë në veprime dhe nuk kuptohet mirë me Ajetin në disa raste.

Ajeti 5,5- E fillon shumë mirë ndeshjen. Aktiv në mbrotje dhe mbyll disa herë sulmet e norvegjezëve. Mban ai peshën e mbrojtjes me një Mavraj në hije. Por deri në minutën e 71 kur norvegjezët shënojnë golin shuan gjithçka. I paaftë të markojë një për një autorin e golit për norvegjezët.

Aliji 6- Një ndeshje jo e keqe për të. Por nuk arrin aspak nivelin e një lojtari si Agolli, të cilin pritet të zëvendësojë në të ardhmen. Në krahun e majtë krijon inkursione të shpejta edhe në sulm dukë dhënë disa krosime por pa rrezikshmëri.

Hysaj 5- Nuk është më ai Hysaj që shkëlqente kur kishim në krye De Biasin. Forma e tij në kombëtare po vjen në rënie. Ende e pashpjegueshme pse… Sot zhvilloi një ndeshje që nuk mund të kujtosh asgjë nga ai. (Bujar Lika-5)-Prurja e re e Panuccit. Pa modesti, një lojtar të një niveli të tillë mund të gjesh fare lehtë edhe në kampionatin shqiptar. Norvegjezët sulmonin pa vështirësi në krahun e tij për aq minuta sa luajti Lika.

Xhaka 4,5- Vazhdon seria e ndeshjeve të tij të dobëta me kombëtare. Agresiv në fushë por shumë i lodhur. Nuk është në gjendje të japë edhe një krosim nga goditja e këndit.

Qaka 5- Një lojtar që të jep përshtypjen që ka teknikë dhe vizion, por akoma pa rezultat. Niveli fizik lë për të dëshiruar.

( 46′ Bare 4,5- Copy-paste i Xhakës. Pritet shumë nga një lojtarë si ai me premisa për të ardhmen. Gabon shumë në pasime. Me Xhakën ngatërrohen shpesh, ndoshta nuk mund të luajnë bashkë

Ramadani 6- I vetmi që luftonte për topin e parë në mesfushë. Rikuperoi disa topa por nuk kishte mbështetjen e duhur si nga mesfushorët e tjerë por edhe nga mbrojtja. Kishte rolin e “Stopperit”, detyrën e tij e realizoi pjesërisht.

Roshi 5- Do të ishte një ndeshje e veçantë për të dhe me një motivim më shumë pasi Panucci i kishte dhënë shiritin e kapitenit. Por asgjë më shumë se kaq, Roshi zëre se nuk luajti fare edhe pse për 45 minuta qëndroi në fushë. (46′ Balaj 5,5- Futet në lojë me dëshirën për të shënuar, por vetëm kaq. Topi ishte shumë larg tij, asnjë top për të.

Grezda 7- I vetmi lojtar në formë në kombëtare. Kërkon të driblojë dhe të kërcënojë portën norvegjezeve. Rrezik i përhershëm për norvegjezët të cilët vetëm me anë të faullave mund ta ndalin. Vlerësimin më të saktë për Grezdën mund ta japësh fare shkurt: Nuk kishte me çfarë të luante, ishte i vetëm.

Sadiku 5- Ai na ka nderuar gjithmonë. Sa keq Sadiku ka kohë që ka humbur formën e tij më të mirë. Asgjë për tu mbajtur mend nga ai nga kjo ndeshje përveç një gjuajtje me kokë që shkoi fare pranë shtyllës. Sadiku rikthehu! (65′ Lila 6- Futet i freskët në fushë dhe i jep freski mefushës. Rrezikon në dy raste portën e norvegjezëve edhe pse nuk është aset i tij te shënojë. Me kaq mbyllet edhe ndeshja për të.

Panucci 4- Këtë ndeshje miqësore e nisi bujshëm akoma pa filluar me afrimet reja në kombëtare por vetëm kaq prej tij. Asgjë e re nga ai në aspektin teknik të lojes. Kombëtarja zhvillon një lojë të vakët, madje as lojë nuk është në gjendje të krijojë, një ekip i lodhur, pa ide dhe dëshirë për të fituar. Edhe pse ishte një ndeshje miqësore, kjo lojë tejet e dobët është e papranueshme. Panucci akoma nuk po krijon identitentin e tij në kombëtare, akoma nuk ka në kokë formacionin e tij bazë, atë që duhet të quhet formacioni “Panucci”. Ndoshta Panucci po kërkon të largojë hijen e De Biasit, por me sa duket ajo po e përndjek..

Tags: kuqezinjveNorvegjisëNotatpërballëpozitiveStrakoshavetmja

TË LIDHURA

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit
Sport

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
“Mjaft më!”- Tifozët bardheblu akuzojnë klubin kryeqytetas për trukime
Sport

“Mjaft më!”- Tifozët bardheblu akuzojnë klubin kryeqytetas për trukime

21:08 | 31/07/2025
Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën
Sport

Rikthimi në Zvicër, Sadiku: Jam gati, mezi pres të luaj për Bellinzonën

16:55 | 31/07/2025
Next Post
Shpallja “non grata” e rusëve/Milo: U dëbuan, mund të jenë agjentë

Shpallja “non grata” e rusëve/Milo: U dëbuan, mund të jenë agjentë

Ortek dëbimesh të diplomatëve rusë nga Evropa

Ortek dëbimesh të diplomatëve rusë nga Evropa

Dëbimi i diplomatëve/Rusia “merr peng” Shqipërinë: Do ta paguani!

Dëbimi i diplomatëve/Rusia “merr peng” Shqipërinë: Do ta paguani!

JU REKOMANDOJMË

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

Bashkëpunëtori i vrasjes në Fier, banorët: E mësuam nga mediat, e njohim si të qetë

22:34 | 26/07/2025
Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

Kodi i ri Penal: Burg edhe për kolaudimin e makinës

21:51 | 29/07/2025
Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

Valeri i Big Brother vjen plot surpriza, firmos kontratë me spektaklin e njohur

15:27 | 21/06/2019
U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

U arratis nga dhomat e paraburgimit në dhjetor/ Arrestohet Nazmi Liçi, në kërkim për grabitje në Elbasan

21:36 | 26/07/2025




TË FUNDIT

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim
Bota

“Ne jemi të gatshëm të presim”, Putin fajëson Ukrainën për mungesën e përparimit në bisedimet për armëpushim

by mirseda
22:31 | 01/08/2025
0

Presidenti rus Vladimir Putin, të premten, e zhvendosi përgjegjësinë tek Ukraina për mungesën e përparimit në negociatat...

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

Erdogan në Stamboll: Komuniteti ndërkombëtar duhet të vendosë armëpushim të menjëhershëm në Gaza

22:02 | 01/08/2025
Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

Luftë pa fund, dëshira e Voltemejd për Bajernin përplaset me murin e Shtutgartit

22:00 | 01/08/2025
Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

Palestinezët thonë se Izraeli qëlloi te pika e ndihmave që u vizitua nga zyrtari amerikan

20:09 | 01/08/2025
Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

Vrasje në Itali: Nëna dhe partnerja akuzohen për copëtimin e 35-vjeçarit pas një grindjeje për darkën

20:00 | 01/08/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com