Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
Tirana Today
Home Shqipëria Aktualitet

Njihuni me prokurorin që do të hetojë Adriatik Llallën, dikur ishte vartësi i tij

8 vjet ago
in Aktualitet, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me prokurorin që do të hetojë Adriatik Llallën, dikur ishte vartësi i tij

Klodian Braho, është caktuar prokurori që do të hetojë dosjen e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, e cila është regjistruar pranë Krimeve të Rënda, pasi u hetua fillimisht nga Prokuroria e Durrësit.

Dosja ndaj Adriatik Llallës mban Nr. 447 dhe në të janë grumbulluar prova e fakte që deri tani e implikojnë ish Kryeprokurorin e Republikës për 4 akuza të cilat mbetet që të vërtetohen zyrtarisht: “Mosdeklarim të të hollave në kufij”, “Pastrim parash”, “Shpërdorim detyre” dhe fshehje të pasurisë.

Po kush është Klodian Braho?

Prokurori i njërës prej çështjeve më të bujshme që po hetohet aktualisht, ka qenë më parë fillimisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës.

Me dekretin nr. 9431 të 18 shkurtit 2016, Klodian Braho është dekretuar nga Presidenti i Republikës i asaj kohe, Bujar Nishani si Prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Që nga ajo kohë e deri më sot z. Braho ka vijuar të ushtrojë detyrën e prokurorit në këtë institucion i cili deri dy ditë më parë drejtohej nga Kryeprokurori për Krimet e Rënda Besim Hajdarmataj. Aktualisht ky institucion drejohet nga Donika Prela që u emërua nga Kryeprokurorja e Përgjithshme, Arta Marku.

Dekreti Nishanit

Në dekretin e emërimit të Klodian Brahos në detyrën aktuale thuhet:

Në mbështetje të nenit 93 të Kushtetutës, si dhe të neneve 8, pika 2, gëma “c”, dhe 21, pika 2 dhe 3, të ligjit nr.8737, datë 12.02.2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm,

Dekretoj

Neni 1

Zoti Klodian Braho, aktualisht prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, emërohet prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

Nr. Dekretit 9431

Tiranë, më  18 Shkurt 2016

Presidenti

Bujar Nishani

Si u përzgjodh Klodian Braho nga Adriatik Llalla

Në listën e te dekretuarve nga Nishani, përveç Klodian Brahos ishte edhe prokurori i rrethit Lushnje, Arenc Çela, dhe dy prokuroret Pranvera Hoxha dhe Sonila Muhametaj.

Të katër prokurorët në listë ishin propozuar për emërim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda me propozim të Këshillit të Prokurorisë i cili i kaloi Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Më pas ishte Llalla ai që kishte të drejtën ti dërgonte ose jo pë dekretim në Presidencë propozimet e Këshillit të Prokurorisë së Përgjithshme.

Ky është organizmi i vetëm që sipas ligjit të shkuar, përpara se të bëhej reforma në drejtësi që ka pasur të drejtën e përzgjedhjes së kandidaturave të prokurorëve që lëvizin apo ngrihen në detyrë. Vendin e këtij Këshilli tani do ta zerë Këshilli i Lartë i Prokurorisë (KLP) që nuk është ngritur ende.

Këshilli i Prokurorisë së Përgjithshme e ka shqyrtuar atëherë emrin e Klodina Brahos mes 23 kandidaturave të prokurorëve që kanë kërkuar transferim dhe ai u përzgjodh mes katër emrave që iu dërguan Prokurorit të Përgjithshëm.

Llalla përveç Krimeve të Rënda hetim edhe nga vettingu

Me 16 maj Llalla de para Kolegjit të Posaçëm të Apelimit në seancë dëgjimore për hetimin administrativ që po i bëhet gjithë prokurorëve dhe gjyqtarëve të sistemit të vjetër të drejtësisë.

Në dispozicion të Kolegjit janë vënë deklaratat e pasurisë së Llallës dorëzuar në ILDKPKI. Gjithashtu, janë marrë nga hipotekat të gjitha dokumentacionet për pasuri të paluajtshme. Alpenews.al

Tags: Adriatik LlallënDikurhetojëProkurorinvartësi

TË LIDHURA

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas
Politikë

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

15:40 | 07/03/2026
Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin
Politikë

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin
Politikë

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Next Post
Jeni në rrezik deportimi? Avokati amerikan: Ja si mund të qëndroni në SHBA

Jeni në rrezik deportimi? Avokati amerikan: Ja si mund të qëndroni në SHBA

EMRI/ Plagoset me armë biznesmeni në Shkodër, autori i hyri në dyqan…

EMRI/ Plagoset me armë biznesmeni në Shkodër, autori i hyri në dyqan...

Sondazhi i Gallup për shqiptarët/ Kush e përdor më shumë celularin, burrat apo gratë?!

Sondazhi i Gallup për shqiptarët/ Kush e përdor më shumë celularin, burrat apo gratë?!







JU REKOMANDOJMË

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

Irani: Goditëm me raketa zyrën e Netanyahut! Fati i Kryeministrit izraelit…

12:00 | 02/03/2026
Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

Alarmi nga mediat azere: Irani kërcënon Shqipërinë, synon të godasë MEK

20:13 | 02/03/2026
“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

“Do të shesim gazin tonë tjetërkund”, Putin: Rusia mund të tërhiqet tërësisht nga tregu evropian

19:05 | 04/03/2026
Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

Rogerti bën deklaratën e papritur për Argjira Spancën, reagon kjo e fundit

13:02 | 03/03/2026




TË FUNDIT

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas
Politikë

Kryeministri Rama inspekton devijimin provizor në aksin Librazhd – Prrenjas

by mirseda
15:40 | 07/03/2026
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Enea Karakaçi, kanë inspektuar ë ditën e sotme...

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

Mediu: Proces politik, nuk gjykohem për Gërdecin

15:38 | 07/03/2026
Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

Irani vendeve të Gjirit: S’do të kryejmë më sulme, s’kemi synim pushtimin

15:29 | 07/03/2026
FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

FOTO/ Ferit Hoxha merr detyrën si ministër i Jashtëm, falënderon Elisa Spiropalin

14:58 | 07/03/2026
Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

Email Ramës: Anuloni tenderin për Porto Romanon

14:48 | 07/03/2026
Tirana Today


© 2026 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2026 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2026 TiranaToday Dev by : Techzero1.com