Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Të Gjitha

Njihuni me robotët fantastik të industrisë së ndërtimit

7 vjet ago
in Të Gjitha, Teknologji
Njihuni me robotët fantastik të industrisë së ndërtimit

Të kesh robotë për të bërë pjesët e vështira dhe të lodhshme të punës, është një ëndërr që po bëhetrealitet në biznesin e ndërtimit. Zhvilluesit e teknologjisë së automatizimit thonë se robotika po e transformon industrinë, duke e bërë atë më të sigurtë dhe duke i ndihmuar kompanitë të marrin më shumë projekte dhe t’i përfundojnë ato më shpejt.

Ndërtimi është një nga industritë ku kërkohen gjithnjë punëtorë të kualifikuar. Këtu, një anëtar i ri po i bashkohet ekipit të punës për shtrimin e tullave në ndërtimin e një shkolle të re.

Është SAM, shkurt për “Semi-Automated Mason”, një robot i krijuar nga kompania me qendër në Nju Jork, “Construction Robotics”.

SAM mund të vendosë rreth 3.000 tulla në ditë – disa herë më shumë se sa një murator i zakonshëm.

“Shtysa për krijimin e këtij roboti ishte dëshira për të zbuluar teknologji që do të më lejonin të bëja më shumë vëllim pune dhe të plotësoja kërkesat e klientëve të mi, duke bërë më shumë punë për përballimin e tyre”, thotë Todd Berich, president i kompanisë Berich Masonry.

Ish inxhinieri i kompanisë Google, Noah Ready-Campbell, është themelues i kompanisë së re “Built Robotics”, e cila po krijon teknologji për makinat e rënda të ndërtimit, pa shofer.

“Ka projekte me vlerë 1 trilion dollarë për rrugët, urat, shkollat dhe çdo gjë tjetër që duhet të ndërtohet, apo mirëmbahet dhe rinovohet. Por frenuesi më i madh për t’i bërë të gjitha këto është kostoja. Pra, në se shkurtojmë koston e gërmimeve, nivelimit dhe përgatitjes, atëherë mund të realizojmë më shumë punë për projekte që ka nevojë vendi ynë”, thotë Noah Ready-Campbell, drejtor ekzekutiv i kompanisë “Built Robotics”.

Dronet janë gjithashtu pjesë e kësaj vale të automatizimit. Ky avion mund të inspektojë një zonë prej 36 hektarësh në 25 minuta – një punë, që merr një ditë të tërë, po të bëhet me një sistem lazer të montuar në kamion, transmeton voa.

Ai është krijuar nga “Kespry”, një kompani në Silicon Valley, që konverton të dhënat e vëzhgimit në harta të hollësishme 3 dimensionale.

“Pra, përparësia është tek piketimi që është jo vetëm më i sigurt dhe më i shpejtë, por të jep më shumë të dhëna, dhjetë deri në 100 herë më shumë të dhëna, së bashku me faktin që ke një dron që fluturon vetë për të mbledhur gjithë të dhënat”, thotë George Mathew, drejtor ekzekutiv i kompanisë Kespry.

Por automatizimi nuk do t’i lerë njerëzit me domosdo pa punë.

“Ne kemi nevojë për të gjithë robotët që mund të marrim, plus të gjithë punëtorët që punojnë për të patur rritje ekonomike. Por, ajo që do të ndodhë, është se ndërsa makinat fillojnë të bëjnë një pjesë të punës që kanë bërë njerëzit, këta duhet të bëjnë punë të tjera, që do të thotë, se do të jetë i nevojshëm ritrajnimi”, thotë Michael Chui, i Institutit “McKinsey Global”.

Automatizimi po riorganizon industrinë e ndërtimit, duke përcaktuar një peizazh të ri, ku njerëzit dhe robotët punojnë së bashku.

Tags: fantastikndërtimitNjihunirobotettë industrisë

TË LIDHURA

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese
Rajoni

Ndizet” protesta e fermerëve në Greqi, policia përdor spraj lotsjellës dhe granata zhurmuese

15:07 | 08/12/2025
Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit
Bota

Aeroporti i Edinburgut në Skoci pezullon fluturimet, shkak defektet në teknologjinë e informacionit

11:36 | 05/12/2025
Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para
Ekonomi

Lamtumirë bankomatëve? Zbulohet mënyra më e re për të tërhequr para

09:15 | 02/12/2025
Next Post
Video/Gjesti i tij i përloti të gjithë, ja si reagon tenisti pasi i dëmtohen rivali

Video/Gjesti i tij i përloti të gjithë, ja si reagon tenisti pasi i dëmtohen rivali

Mbaron mbledhja, Manchester United merr vendimin për Jose Mourinho

Mbaron mbledhja, Manchester United merr vendimin për Jose Mourinho

Turqia do të blejë sistemin raketor rus, tërbohen SHBA-të

Turqia do të blejë sistemin raketor rus, tërbohen SHBA-të







JU REKOMANDOJMË

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

Studentja përplaset nga kamioni në vijat e bardha, merret zvarrë disa metra

18:09 | 16/12/2025
Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

Zbulohet kush e shoqëron nesër në Këshill prokurorin Prençi për mandatin e Ballukut

18:50 | 18/12/2025
SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

SPAK urdhërarrest për Ergys Agasin, arrest shtëpie për Mirlinda Karçanajn

09:06 | 16/12/2025
Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

Aeroport: E moshuara vdes para fluturimit, familjarët përpiqen ta “maskojnë” si të gjallë

20:04 | 19/12/2025




TË FUNDIT

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën
Bota

Zyrtarët amerikanë dhe rusë do të takohen në Florida për bisedime të mëtejshme për Ukrainën

by mirseda
08:26 | 20/12/2025
0

Negociatorët amerikanë do të takohen sot me zyrtarë rusë në Florida për bisedimet e fundit që synojnë...

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

Balliu nga Astiri: Thirrje për revoltë qytetare kundër korrupsionit më 22 dhjetor

22:46 | 19/12/2025
Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

Skandal në Vlorë, tifozët futen në fushë dhe dhunojnë futbollistët e Teutës, ndërpritet sfida

22:23 | 19/12/2025
Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

Tre shqiptarë dënohen me 6 vite burg në Belgjikë; sekuestrohen mbi 2.5 mln euro

21:44 | 19/12/2025
Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

Stamboll: Operacion antidrogë, arrestohet aktorja e njohur turke dhe 7 të tjerë

21:11 | 19/12/2025
Tirana Today


© 2025 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.
Kontakt
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.
EMAIL : [email protected]
Cel: +355694040005
© 2025 TiranaToday Dev By: techzero1.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2025 TiranaToday Dev by : Techzero1.com