Modelja më e paguar për vitin 2018 është Kendall Jenner, e cila numëron 22 milion dollarë në vit. Bukuroshja ka një karrierë të gjatë në fushën e modelimit.
Ajo ka hedhur hapat e saj të parë si modele që në moshën 14 vjeçare, e cila me ndihmën e familjes së saj është shfaqur në kopertinën e “Teen Vogue”. Që nga ajo kohë, Kendall është edhe e preferuara e stilistëve.
Ajo ka bërë fushata me markat më të njohura, përfshirë Fendi, Calvin Clein etj. Ajo këtë vit do të rikthehet edhe tek sfilata e Victoria Secret që do të mbahet në dhjetor.