Tirana Today
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing
No Result
View All Result
Tirana Today
No Result
View All Result
Home Shqipëria Politikë

Njihuni me kryeministrat shqiptarë që kanë mbajtur edhe detyrën e ministrit

6 vjet ago
in Politikë, Shqipëria, Të Gjitha
Njihuni me kryeministrat shqiptarë që kanë mbajtur edhe detyrën e ministrit

Nga Kastriot Dervishi/ Nga historitë e qeverive të Shqipërisë, pjesë e studimeve të mia prej vitesh, kam nxjerrë disa të dhëna në lidhje me rastet kur kryetari i Këshillit të Ministrave ka ushtruar plotësisht ose zëvendësisht edhe detyrën e një ministri.

Në Këshillin e Ministrave të shtetit shqiptar deri në vitin 1944 nuk nënshkruanin kurrë persona që nuk ishin ministra. Në fundin e vitit 1920, në vendimet e Këshillit të Ministrave, vërehet futja e konceptit të ushtrimit të detyrës së një ministri apo kryeministrit, zëvendësisht në një ministri tjetër.

Kjo bazohej në rregullat e përgjithshme të administratës, në hierarkinë e pozicioneve drejtuese. Për herë të parë koncepti mbi zëvendësinë, pra të ushtrimit të përkohshëm të një funksioni tjetër nga një funksionar, (komandimi apo autorizimi për kohën e sotme), u vendos në nenin 43 të Zgjerimit të Statutit të Lushnjës, që u votua më 8.12.1922.

Në vitet 1925-1944 asnjë ministër apo kryeministër nuk ishte në një pozicion të dytë veçse zëvendësisht, masë e cila konsiderohej e përkohshme. Ministri apo kryeministri votohej në parlament kur paraqitej Këshilli i Ministrave për votëbesim, por kur zëvendësia fillonte gjatë mandatit, nuk merrte miratimin e parlamentit.

Çdo ministër, duke njoftuar kryeministrin delegonte funksionin e tij te një koleg në rastet kur ishte i pamundur të nënshkruante aktet apo merrte pjesë në Këshillin e Ministrave (këto raste nuk përfshihen te të dhënat e mëposhtme sepse kanë pasur karakter shumë të shkurtër).

Gjatë kohës së qeverisjeve komuniste, ushtrimi i detyrave të tjera vihet re në dy raste: të Enver Hoxha në vitet 1944-1953, si dhe te Mehmet Shehu në vitet 1974-1980.

Mehmet Shehu mori drejtimin edhe të ministrisë në fjalë, pas goditjes së një grushti imagjinar shteti dhe pas fshesës së hekurt ndaj kastës së ushtarakëve. Asnjëherë tjetër, përshirë periudhën e tranzicionit, nuk është kërkuar që kryeministri që ushtrojë edhe detyra të tjera.

Me kushtetutën e vitit 1998, ministrit i ndalohej të jetë në funksione të tjera, ndërsa nuk është parashikuar zëvendësia, e cila nuk do linte kurrë boshllëqe në çdo lloj qeverisjeje.

Rastet kur kryeministrat kanë ushtruar detyra të ministrit

4 dhjetor 1912 – 22 janar 1914: Ismail Qemal Vlora – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

14 mars – 20 maj 1914: Turhan Përmeti – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

15 nëntor 1920 – 1 korrik 1921: Iljaz Vrioni – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

16 tetor – 6 dhjetor 1921: Pandeli Evangjeli – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

6-12 dhjetor 1921: Hasan Prishtina– kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

24 dhjetor 1921 – 2 dhjetor 1922: XhaferrYpi – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

2 dhjetor 1922 – 25 shkurt 1924: Ahmet Zogu – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

3 mars – 27 maj 1924: Shefqet Vërlaci – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

30 maj – 10 qershor 1924: Iljaz Vrioni – kryeministër dhe ministër i Punëve të Jashtme

6 – 31 janar 1925: Ahmet Zogu – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

5 shtator 1928 – 5 mars 1930: Kostaq Kotta – kryeministër dhe ministër i Punëve të Brendshme

6 mars 1930 – 11 prill 1931: PandeliEvangjeli – kryeministër dhe (pas 3 nëntorit 1930) zëvendësisht  ministër i Punëve të Jashtme

20 prill 1931 – 7 dhjetor 1932: PandeliEvangjeli – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare

11 janar 1933 – 16 tetor 1935: PandeliEvangjeli – kryeministër, zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare deri më 15 qershor 1934 dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore pas 18 qershorit 1935

21 tetor 1935 – 7 nëntor 1936: Mehdi Frashëri – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Drejtësisë

9 nëntor 1936 – 7 prill 1939: Kostaq Kotta – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore dhe (deri më 23 mars 1937) zëvendësisht i Ekonomisë Kombëtare

12 prill 1939 – 3 dhjetor 1941: Shefqet Vërlaci – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti për Punët Botore (pas 17 nëntorit 1940 edhe zëvendësisht i Drejtësisë)

3 dhjetor 1941 – 4 janar 1943: Mustafa Kruja – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme (më 7 maj 1942 edhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Drejtësisë)

18 janar – 11 shkurt 1943: Ekrem Libohova – kryeministër dhe zëvendësisht ministër sekretar shteti i Punëve të Brendshme

12 shkurt – 28 prill 1943: Maliq Bushati – kryeministër e zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste

11 maj – 10 shtator 1943: Ekrem Libohova – kryeministër, zëvendësisht sekretar i Partisë Fashiste

5 nëntor 1943 – 16 qershor 1944: Rexhep Mitrovica – kryeministër, zëvendësisht ministër i Kulturës Popullore e zëvendësisht i Punëve të Jashtme

18 korrik – 28 gusht 1944: Fiqri Dine – kryeministër dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Brendshme

6 shtator – 25 tetor 1944: Ibrahim Biçakçiu – kryeministër, zëvendësisht ministër i Punëve të Brendshme dhe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme

23 tetor 1944 – 31korrik 1953: Enver Hoxha – kryeministër, ministër për Luftën e Komandën e Mbrojtjes Kombëtare dhe (pas 9 shkurtit 1946) ministër i Punëve të Jashtme

28 tetor 1974 – 26 prill 1980: Mehmet Shehu – kryeministër dhe ministër i Mbrojtjes Popullore. /55news/

TË LIDHURA

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës
Aktualitet

Ekstradohet nga Dubai në Itali kreu shqiptar i bandës së trafikut ndërkombëtar të kokainës

21:45 | 05/07/2025
Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi
Aktualitet

Shkeli perimetrin e sigurisë ujore në Borsh, gjobitet pronari dhe i bllokohet skafi

21:09 | 05/07/2025
“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”
Aktualitet

“I humbur prej 1 jave, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e të moshuarit nga Devolli”

21:06 | 05/07/2025
Next Post
Protesta e opozitës? Dështim nëse nuk shkon në vetësakrifikim

Protesta e opozitës? Dështim nëse nuk shkon në vetësakrifikim

Prokurori Kostaq Beluri sot para Vettingut, si ka ndryshuar pasuria e tij në 13 vite

VKM, Qeveria shpërbleu me para komisionerët e vettingut

Foto të rënda/Gjendet trupi i murosur prej 5 vitesh, dyshohet të jetë shqiptar

Foto të rënda/Gjendet trupi i murosur prej 5 vitesh, dyshohet të jetë shqiptar

JU REKOMANDOJMË

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

Ndodh e pabesueshmja! Paratë bien nga qielli, ndalet trafiku

22:00 | 28/06/2025
Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

Dy të mbytur në Shqipëri/ Ish-banorja e ‘BBVA’ paralajmëron: Mos u laheni në det më 29 qershor, ja pse

12:18 | 30/06/2025
Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

Paralajmërim për të nxehtë ekstrem: Vjen një valë tjetër më e fortë

17:15 | 03/07/2025
Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

Shqiptari dënohet me vdekje në Kinë për 1 ton drogë, diplomacia e shpëton

15:48 | 30/06/2025




TË FUNDIT

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij
Sport

Ronaldo mungon në funeralin e Diogo Jotës dhe vëllait të tij

by mirseda
22:56 | 05/07/2025
0

Në funeralin e Diogo Jotës dhe Andre Silvës, ishin qindra personalitete të futbollit. Mungesa që ra më...

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

A do ta çojë SPAK deri në fund luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri?

22:35 | 05/07/2025
Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

Dëmtim tronditës për Musialën, u përplas me Donnarummën: “Lutjet e mia për ty!”…

22:33 | 05/07/2025
Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

Fiton ndaj Bayern, PSG gjysmëfinalistja e parë Kupës së Botës

22:19 | 05/07/2025
Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

Vala e të nxehtit merr 18 jetë, ndalohet puna pas mesditës

22:17 | 05/07/2025

Tirana Today


© 2024 TiranaToday Dev By: Techzero1.com


© TIrana Today. All rights reserved.

Kontakt

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

Follow Us

Tirana Today

© TIrana Today. All rights reserved.

EMAIL : [email protected]

Cel: +355694040005

© 2022 TiranaToday Dev By: wearedope.com

Follow Us

No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Bota
  • Showbizz
  • Sport
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Teknologji
  • Vox Pop
  • Media Marketing

© 2024TiranaToday Dev by : Techzero1.com